TRIO VLONJATE –KRIJESA E PAPËRSËRITSHME POPULLORE/
NGA GEZIM LLOJDIA/
Konstandini i trio vlonjate u largua nga kjo jete ne moshen 84 vjecare.Quhej Konstandin Thana dhe ishte i treti i trios vlonjate.Grupin e famshem popullor vlonjat te perbere nga Reshat Osmani, Meliha Doda dhe Konstandin Thana.
Identifikuar në këtë qytet,në muzikën e tij qytetare. A se keni dëgjuar trion e famshme vlonjate,trion e Konstadinit,Melihas dhe Reshatit?Ishte një formë e të kënduarit prej tre vetësh, lebërit kur bëheshin tre këndonin,ndryshe s’kishin ç’të bënin.Dukati nxori një mënyrë të kënduari me trio polifonike.Kjo traditë që është gjurmuar nga Themistokliu, ndoshta i ka rënë në vesh në fshatrat e Labërisë burimi mbetet i paindetifikuar,mënyrën më të mirë ,të thjeshtë ,të shkurter,pra konçize të këngës qytetare prej tre vetësh që do të sillte në skenë suksesin dhe ndoshta kjo ka qenë edhe një mënyrë për të provuar ,mënyrë që do të rezultonte për kohën ngjitja në lartësi të paarritshme dhe të padiskutueshme muzikore. Rrëfimi për gjetjen e kësaj mënyre Meliha Doda e ka bërë kështu:
“Th. Mone me dimensionet e një artisti, me sytë, me mendjen në skenë, nxori “Dasmën vlonjate”. Ishte kënga e të gjitha zonave si Kanina, Lumi i Vlorës, “Birbili”. Mbas “Dasmës vlonjate” u pikëzua grupi. Treshja ishte Reshat Osmani, Kostandin Thana dhe unë. Trioja vlonjate u ndërtua e atillë, 2 burra ishin marrësi dhe një lloj hedhësi të këngës, unë isha zëri i gruas. Pra, ishte një formë e këngës popullore me konture të grupit lab. Trioja vlonjate ishte forma e parë në atë kohë. Pas nesh nxori Gjirokastra dhe Lushnja. Trioja vlonjate në ditën e saj të formimit përbëhej nga mosha më e re e këngës. Reshati ishte 25 vjeç, Kostandini 26, unë 22 vjeçe
Janë provuar trio të tjera, që nuk u ngjitën dot tek trio vlonjate
Istref Dobi:.Në cdo festival qyteti dhe të rretheve,ne kemi nxjerr trio vlonjate,kështu emertohen kjo mënyrë e të kënduarit nga tre vetë, shprehen drejtuesit e këtij pallati kemi dërguar trio vlonjate ,por ato nuk kanë rezultuar kaq të suksesshme sa trio e pavdekshme e Melihas,Konstandinit dhe Reshatit. Janë bërë madje përpjekje për të ringritur këtë degë të folkut ,por realiteti ka rezultuar se ka qenë i pamëshirshëm,trio janë haruar menjëherë,ose këto trio kanë kopjuar këngët e trios së famshme dhe dihet, që kopja nuk mbahet mend,përpara origjinalitetit,finesës,bukurisë,dhe ëmbëlsisë së këngëve qytetare vlonjate që krijoi trion e parë në vend. Ndoshta thonë specialistë, kjo trio kishte vendin e saj dhe kohën e saj,kur kapi lartësit e saj. Përmallshëm është pritur si retë e shiut,apo vrapi i erës në pranverë,trio por ato asnjëherë nuk shpresojnë në ato përmasa të trio së parë vlonjate.Në çdo festfolku është tentuar ,kemi dërguar trio,më shpjegoi drejtuesi,publiku e priste atë si deti publëbardhë,brigjet valët dëshmitare,por trio e kësaj kohe nuk u ngjitet më. Koha e saj ishte një brazdë vitesh,që pati si kurbaturë,lindjen,pikën e suksesit, trio filloi me vitet ’80, moshën dhe ndjeu shpërbërjen. Në hapësirat e folkut ajo ishte pjesa më e kthjelluar,shenjë e veçantisë së këtij folku qytetar. Në gjelbërimin e këngëve, le të cilësohet tërfili me katër fletë më i veçanti. Në bukurin e saj me yjet,meteor kënge.
Casti i përhumbjes hyjnore –ose magjia shpirtërore
Pas lindjes së idesë erdhi krijesa e parë e ngjizur në pentagrame muzikore. Shfaqjen e këngës së parë të trios,Meliha e sjell në kujtesë se: “Kënga e parë e trios vlonjate është:“Ku këndojnë zogat o”.Është një këngë me një vijë melodike të mrekullueshme. Burimi i saj ishte marrë nga fshati mbi qytet me traditë dhe histori, Kaninë.
Gjurmuesi e kërkuesi Reshati
Por promotori i trios ishte Reshati. Reshat Osmani në pjesën më të madhe ishte gjurmues,kërkues melodish e motivesh nëpër fshatra ku gjendej tabani i këngës që ishte ngjizur kaq hershën në mëndje e njerëzve që e kishin ruajtur brenda shpirtit. Melihaja e përshkruan në këtë mënyrë:” Ai bridhte fshatrave me ditë, gërmonte me pasion. Këngët që ai gjente i merrte, i përpunonte në orkestrën popullore, karakteristikë për trion vlonjate. Dhe pak nuk janë këto këngë të trios vlonjate. Ai ka zbuluar këtë thesar. Pritja e mrekullueshme e trios, na i shtoi dëshirën për këtë gjetje. Filluam të bëjmë turne, madje për herë të parë si do të pritej. Njerëzit kurioz pyesnin tek autobusi:” Ka ardhur trioja vlonjate?
Këngët e trios në stepat ruse
Në stepa,muzgu përthithte shiun që rigonte. Meliha mbanë mend koncertet në ish republikat ruse të BS.
“Në 1957 na dërguan në Moskë në një koncert në festivalin e Moskës. Aty morëm çmimin e tretë. Këngët e trios nën atë qetësi të stepave ruse, ishin nje magjepsje. Ne bëmë turne nëpër BS, ishin tepër melodioze këngët tona,s’kishin ftohtësinë e perëndimit të largët të stepave .Këngët ishin “Hajde moj kumbull vlonjate”, “Vajza myzeqare”. Kur u hap për herë të parë festivali i këngës në fundvitin 1961, këndova dy këngë. “Këndoj” ishte një kompozim i Avni Mulës dhe kënga “Vashëzo” e N. Uçit. Shtypi bëri vlerësime të rëndësishme. Më quajtën fillimisht si Milva e Italisë. Në 1964 u ftuam në festivalin e Mesdheut në Egjipt. Aty na dhanë çmimin e dytë si dhe na bëne turne në Algjeri dhe Marok. Mbas trio mori këtë famë, fillova të mbaj edhe peshën më të madhe të estradës. Kompozitori im ishte Reshat Osmani. Kënga “Arom portokalli” u bë hymni i Vlorës. Nuk ka dasme apo gëzim pa kënduar këtë këngë. Këngët e tjera të trios janë në nivelin e saj. Ja disa nga këto: “As po, as jo”, “Do të vras bribilin”, “Festa e madhe”.
Trio vlonjate u zbeh aty nga vitet ’83. Ishte koha e pensioneve, mosha e la këngën. Por e thënë ndryshe nga kjo trio, kush me shpirt, kush me vullnet e mbanin ndezur.