Nga Isuf Bajrami/
Konferenca e ambasadorëve në Londër (1913) Kosovën historike me kryeqytetin e saj Shkupin ia dha mbreterise serbe me motivacionin (e pa drejtë!) se ajo ishte tokë serbe.
Pavarësisht nga kjo padrejtësi që kryhej në kurriz të kombit shqiptar, shqiptarët e Kosovës, të cilët për nga numri i popullsise ishin gati të barabarte me banorët e Shqipërise, u mblodhën bashkarisht nën një risundim të pushtetit serb pas Luftes se Dyte Boterore.
Duke e bëre shpalljen e gjashte republikave sllave të federatës u caktuan edhe kufijt e tyre politike. Kufijt u caktuan në mënyr arbitrare nga lart, pa asnjë referendum popullor, pa asnjë votë plebishitare. As popullsia shqiptare, as udhëheqësit e saj nuk u pyetën.
Me qëllim, që të thyenin unitetin teritorial të shqiptarëve dhe të dobësonin fuqine e rezistencës së tyre politike, udheheqësit titiste i ndan trojet e Kosovës historike në tri pjese midis republikave të Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.
Republika e Serbise mori krahinën e sotme të Kosovës (Kosovën e ngushte) së bashku me rrethet e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjes; Republika e Maqedonise aneksoi pjesën jugore të Kosovës historike (rrethet e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërqoves, Kumanovës) së bashku me rrethet e Dibres dhe të Struges; Mali i Zi morri, pjesën veriperendimore të Kosovës (Plaven, Gucine, Rozhajin), të cilat, në fakt i kishte aneksuar që në vitin 1913.
Në vështrimin historik ky ishte copëtimi i trete që kryhej në kurriz të trojeve shqiptare-i treti pas coptmit të pare të trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe pas copëtimit të dyte që vendosi Konferenca e Ambasadorëve në Londër(1913).
Coptimi i trete e goditi më tepër unitetin territorial të shqiptarëve. Trojet shqiptare, të cilat para luftës së Dytë Botërore ishin ndare midis tri shteteve (Shqipërise, Jugosllavise dhe Greqise), tani ato u ricoptuan midis pese shteteve (Shqipërise, Serbise, Maqedonise, Malit të Z dhe Greqise).
Për më tepër copëtimi i fundit (copëtimi komunist), bie në kundërshtim moralisht, politikisht dhe juridikisht me të drejtën ndërkombëtare , sepse:
– nuk është e drejt të dënohet vazhdimisht me copëtime një komb i pafajshëm;
– politikisht, sepse nuk është e drejt që në kohët moderne të merren vendime në kurriz të një populli
– juridikisht të merren vendime pa votën e tij plebishitare.
Për të mos përsëritur gabimet që kishte kryer para luftës dinastia e Karagjorgjeviçëve, e cila i kishte ndarë kombet e sunduara prej saj, nga pikëpamja e të drejtave politike, në tri kategori – në serbe (kategorija e parë), në kombet e tjera sllave (kategorija e dytë) edhe në kombe josllave, ku hynin edhe shqiptarët (kategorija e trete)!!! Tito me bashkëpunëtorët e tij shpalosën flamurin e vetëvendosjes së kombeve dhe të barazise së tyre, në fushën e të drejtave politike. Në mbështetje të këtij parimi, të cilin e miratoi AVNOJ-i në vitin 1943, kombet e Jugosllavise fituan të drejtën që në mbarim të luftës të formonin republika të veçanta si pjestare me të drejta të barabarta, në Federatën Socialiste të Jugosllavisë.
Duke u mbështetur në parimin e Kartës se Atlantikut, në Vendimet e AVNOJ-it dhe në kontributin që po jepnin me repartet e tyre partizane në clirimin e Jogusllavise nga okupatori hitlerjan, delegatët komunist dhe nacionalist shqiptar të Kosovës, së bashku me komunistët serbe dhe malazeze vendosën më 1 janar 1944, në Konferencën që u mblodh në Bujan, që në mbarim të luftës në Kosovë të zbatohej parimi i vetëvendosjes. Por shume shpejt doli se premtimet titiste për të drejtat e barabarta të kombeve qenë demagogji.
Në Jajce u vendos që popujt e Jugusllavisë të ndaheshin në kombe dhe në kombësi, nga të cilët vetëm kombet do të kishin të drejt të formonin republikë, kurse kombësit mund të formonin, në raste të veçanta, vetëm krahina autonome në kuadrin e një republike.
Shqiptarët, banor mijëvjeçare të Kosovës historike, me një unitet territorial të pandërprerë, me një varg qytetesh shekollore, me një kultur të lashtë të përbashkët, me një popullsi që vinte në radhën e tret pas serbëve dhe kroatëve, me nje histori të pasur luftreash për pavarësi, i plotësonin të gjitha kushtet për të pasur një republik më vete. Por, nga udheheqësit e rinj jugosllav u konsideruan kombe vetëm gjashtë bashkësi sallave (serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët, maqedonët, malazezët) kurse shqiptarët u konsideruan kombësi! Pra u përjashtuan si nga e drejta e vetëvendosje, ashtu edhe nga e drejta për të pasur një republik më vete. Madje, fill pasi mbaroji lufta edhe pasi u kthyen në Shqipëri dy divizionet partizane shqiptare që kishin luftuar në territorin jugosllav kundër forcave gjermane, autoritetet federative të Beogradit dhe nën nxitjen e tyre, në korrikun e vitit 1945 autoritetet serbe të Kosovës e hodhën poshtë Rezolutën e Bujanit.
Përjashtimi i shqiptarëve nga e drejta për të pasur Republikën e tyre ishte një veprim arbitrat. Diskriminimi i tyre binte veçanërisht në sy po të kemi parasysh se malazezët, të cilët ishin, popullsia, gjasht herë më pak dhe maqedonët dy herë më pak se shqptarët, do të formoni republike me vete, kurse shqiptaret jo! Si rrjedhim, pabarezija që ekzistonte në Jugosllavin e paraluftës, ndryshoi vetëm formën, përmasat dhe konponetntet, por për shqiptarët mbeti në fuqi.
Përfshirjen e shqiptarëve në kategorine e kombësive, pra diskriminimin e tyre në fushën e të drejtave kombëtare, udheheqësit e djeshëm të jugosllavis titiste dhe qeveritarët e sotëm nacionalist serb e argumentojne me tezën e vjetër: se shqiptarët e Kosovës nuk jane autoktone por ardhacake, dhe me një teze të re, se ata nuk mund të formojne një republik më vete në federatën jugosllave, mbasi ekziston një shtet shqiptar jashte saj. Si rrjedhim, sipas tyre nuk mund të ekzistojn dy shtete shqiptare në të njëjten kohë. Por të dy tezat e qeveritarëve serbe nuk kan as bazë historike e as mbështetje juridike.
Në këtë vështrim, udhëheqësit e federatës socialiste të jugosllavis kryen një krim politik në kurriz të kombit shqiptar dhe një dhunim politik në kurriz të shtetit serb, meqenëse Kosova historike i qe dhuruar Serbis nga Konferenca e Londrës në vitin 1913.
Aneksimi nga Maqedonia i pjesës së Kosovës jugore, e banuar edhe sod e kësaj dite në shumicën dërmuese nga shqiptarët etnik, është një akt ilegjitim. Nëse arsyetimin e thellojm më tej, qarqet politike serbe, duke pranuar këtë copetim, kanë pranuar se pjesa jugore e Kosovës historike me kryeqytetin e saj Shkupin nuk është tok serbe, siq cilësohet në Vendimin e Londrës 1913. Në fakt ajo nuk është as toke serbe, as tokë maqedone. Me popullsin etnike që ka pjesa jugore e Kosovës historike ose pjesa veriore e Republikës së Maqedonis, ajo është tokë shqiptare.
Pas Luftes së Dytë Botërore, zgjidha e nacionalizmit agresiv sllav e kombinuar me peshën e diktaturës komuniste mbi shqiptarët nën jogusllavi, erdhi vazhdimisht duke u rritur. Të drejtat e tyre kombetare u mohuan. Arsimimi në gjuhën ametare u ndalua edhe gjat periudhës kur marrdhëniet midis Shqipërisë Socialiste dhe Jugosllavis Socialiste ishin më tepër se miqësor. Pas prishjes në vitin 1948, të mardhënjeve midis Tiranës dhe Beogradit, qeveritarët titist me qëllim që ta fashitnin rezistencën shqiptare, kombinuan demagogjinë me territorin.Për ta fashitur rezistencën shqiptare, qeveritarët e Beogradit krijuan në pjesën e aneksuar nga republika e serbisë Krahinen Autonome të Kosovës me një sipërfaqe prej 10.877 kilometra katror dhe me kryeqytet Prishtinën. Në baz të Kushtetutës së par të saj (1953) Krahina e Kosovës u pajis me një autonomi të thjesht. Veq kësaj, jasht krahinës, u lan tri rrethe që shtrihen në verilindje të Kosoves siç janë Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, të cilat etnikisht, historikisht dhe gjeografikisht u shkëputën artificialisht prej saj.
Me shkeptjen e tyre nga Krahina e Kosovës, Beogradi kreu një copetim të mëtejshëm të trojeve shqiptare në përgjithësi dhe të vetë Kosovës në veçanti.
Nga ana tjeter, qarqet qeveritare të Beogradit e intensifikuan regjimin policor, të cilin përveq torturave, burgimeve, internimeve me dëshmi të rreme, shpesh her edhe pa gjyq, e shtrinë përsëri në dëbimin në masë të shqiptarëve islam në drejtim të Turqis. Vetëm gjat viteve `50 dhe `60 si pasoj e politikës gjenocidiste serbe u vranë më tepër se 50 mij veta dhe u dëbuan jasht Jugosllavis afërsisht 300 mijë veta.
Megjithatë, ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve nuk u shtyp dhe fryma e rezistencës nuk u fashit. Pas një qerek shekulli martirizimesh, shqiptarët qen të parët ndër kombësit e Federatës jugosllave që publikuan kundër shtypjes nacionale.
Në vitin 1968 shpërtheu në Prishtin demonstrata e fuqishme e shqiptarëve të shtypur, të cilët dolën me kërkesën për t`i dhënë Kosovës (për fat të keq vetëm Kosovës së cunguar) Statusin e Republikes në kuadrin e Federatës jugosllave. Demonstrata e vitit 1968, e cila mund të konsiderohet si krisma e plasaritjes së ndërtesës artificiale jugosllave, paralajmëronte afrimin e furtunës. Masat shtypëse që ndërmori Beogradi e acaruan nga viti në vit situatën.
Për të evituar ballafaqimin e egër, autoritetet jugosllave i dhan krahinës së Kosovës në vitin 1974 një Kushtetut të re. Me këtë Kushtetut Kosova u njoh, si dhe Vojvodina, si Krahin Autonome e Republikës së Serbisë dhe në të njëjten koh si element konstituiv i Federates së Jugosllavise.
Si pasoj e këti vendimi Kosova ishte si dhe gjasht republikat e jugosllavis, Kushtetutën e veqant, organet ekzekutive, Kuvendin Krahinor, Gjykatën Kushtetuse. Ajo kishte përfaqësuesin e saj në Kryesin e Federatës së Jugosllavis, në Këshillin Federativ Ekzekutiv të Jugosllavis. Organet republikane të Serbis nuk mund ta ushtronin pushtetin e tyre mbi Kosovën pa miratimin e Kuvendit Krahinor, të Këshillit Ekzekutiv të saj, të Gjykatës së saj Kushtetuese. Ajo merrte pjesë, nëpërmjet delegatëve të saj në nxjerrjen e ligjeve në Dhomen Republikane dhe në atë të karahinave të Kuvendit Federativ. Pra, Krahina e Kosovës, edhe pse vazhdohej të quhej Krahina Autonome, praktikisht kishte shum tipare të një Republike Federative Jugosllave.
Kushtetuta e vitit 1974 ishte, në krahasim me gjendjen e më parshme një fitore e shqiptarëve në fushën e të drejtave kombëtare, sidomos në fushën e arsimit dhe të kulturës. Por shpejt u pa se ishte e pamjaftueshme. Ajo kishte kufizime. Me të u sanksionua edhe njëherë shkëputja e Krahinës së Kosovës nga trojet e tjera etnike shqiptare në Republikën Federative të Jugosllavis.
Vetë krijimi i një Krahine të cunguar dhe jo i një Republike me një popullsi më të madhe se popullsia e disa Repulikave të tjera të Federatës, legalizoi pabarazin midis shqiptarëve dhe kombeve sllave të saj. Legalizoi të njëjtën koh edhe pabarazin midis shqiptarevë të Karhinës dhe shqiptarëve të Republikave të tjera të Jugosllavis. Si pasoj e këtyre kufizimeve, shqiptarët u trajtuan si qytetar të kategoris së dytë dhe si të till ata u diskriminuan nga ana ekonomike,kulturore dhe kombëtare.
Por edhe pse pati kufizime, qarqet nacionaliste serbe, të cilat ngulën këmbë në mohimin e plot të të drejtave kombëtare të shqiptarëve, mbetën të revoltuar. Rastin për ndërhyrjen e dhanë demonstratat e studentëve shqiptar të Universitetit të Prishtinës, që shpërthyen në pranverën e vitit 1981 me kërkesën e vitit 1968 për kthimin e Kosovës në një Republik në kuadër të Jugosllavis. Nën nxitjen e tyre Beogradi i shtypi manifestimet popullore me anën e tankeve, njësoj si Moska e Budapesti më 1956 dhe në Pragë më 1968. Pavarësisht se u shtypën, demonstratat e vitit 1981 shënuan plasaritjen e mëtejshme të Federatës tashmë të brisht jugosllave. Tronditja që pësoi Beogradi nga rritja e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare e treguan masat që morri Qeverija Jugosllave pas shtypjes së tyre.
Me ndërhyrjen brutale të armatave serbe u abroguan dalë nga dalë të gjitha institucionet autonomiste të krahinës, derisa në mars të vitit 1989 ato u likuiduan në mënyr arbitrare dhe me dhunë ushtarake krejt Autonomin e Kosovës.
Që nga ai vit, Krahina e Kosovës u kthye në një njësi administrative e Republikës së Serbis dhe nuk ishte më element konstitutiv i federatës. Kushtetuta e vitit 1974 u abrogua në mënyr të njëanshme nga Kuvendi i Serbisë në kundërshtim me vetë Kushtetutën e saj dhe iu inponua me anën e tankeve Kuvendit të Kosovës. Protestat e shqiptarëve të Kosovës u shtypën me gjak.U vendos okupacioni ushtarak serb, i cili u shoqerua me një regjim terrori ushtarako-policor, me burgime, me internime, me vrasje dhe me presion për largimin e rinis nga vendlindja. Objektet e shkollave shqipe u mbyllën , arsimtarët u pushuan nga puna.
Organet qeveritare të Kosovës qëndruan pasive përballe dhunës ushtarake dhe policore të Beogradit. Por përfaqësuesit e popullsis shqiptare të Kosovës, duke u mbështetur në parimin e njohur të së drejtës për vetëvendosje, u mblodhen në Kuvendin e Kaqanikut me 7 shtator 1990, pra kur Federata Socjaliste e Jugosllavisë ende nuk ishte shpërbër. Aty, ata shpallën Republikën e Kosovës, vendosën shkëputjen e saj. Me shpalljen e Republikës së Kosovës, vendosën shkëputjen e saj nga Serbia.
Me shpalljen e Republikes se Kosovës, realizohej një pjesë nga kërkesa që përmbante Rezoluta e Konferences së Bujanit në fillim të vitit 1944, si dhe kërkesa që u shpreh me protesta popullore në vjeshtën e vititi 1968, e cila u përsërit me demonstratat e fuqishme të pranverës së vitit 1981. Edhe pse Republika e Kosovës nuk kërkoi të përfshinte në gjirin e saj të gjitha trojet etnike shqiptare që vuanin nën zgjedhën e jogusllavis, shpallja e saj në vetëvete shenoi një hap të rëndësishëm drejt realizimit të Programit madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.Për më tepër, ajo shënoi fillimin e shpërbërjes së Jugosllavis Socjaliste.
Fill pas Kuvendit të Kaqanikut, katër nga gjasht republikat e Jugosllavis Socialiste oraganizuan referendume, me të cilat u miratua pavaresia e tyre (Sllovenia në dhjetor 1990, Kroacia në maj 1991, Maqedonia në shtator 1991, Bosnje-Hercegovina në tetor 1991). Në këtë koh edhe Republika e Kosovës e manifestoi aktin e Pavaresis së saj me referendum popullor më 30 shtator 1991. Fill pas Kosovës së cunguar , subjektet politike shqiptare të rajonit të Preshevës, Bujancit dhe Medvegjës dhe asociacionet e tjera më 16 shkurt 1992 ,formuan Kuvendin për shpalljen e Referendumit. Kuvendi i Autonomisë së Kosovës Lindore, dy javë më vonë thërret popullatën në Referendum për t’u deklaruar politikisht se në çfarë bashkësie do të jetojnë në të ardhmen. Organizimi dhe mbajtja me sukses e Referendumit aktualizoi dukshëm çështjen shqiptare të kësaj ane duke ngritur atë në një shkallë më të lartë të internacionalizimit ndërkombëtar.Shprehja e vullnetit politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore përmes Referendumit për “Autonomi politiko-teritoriale me të drejtë bashkimi Kosovës” më 1 dhe 2 mars 1992 paraqet rrugën më të drejtë dhe më të qëndrueshme të zgjidhjes së çështjes qytetare e kombëtare të kësaj pjese të Atdheut të cunguar e të robëruar . Jetësimi i “Autonomisë politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës”, paraqet minimumin e kërkesave të shqiptarëve të rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës e drejtë historike dhe etnike për t`u integruar me Kosovën, pjesë përbërëse e së cilës ka qenë gjatë gjith historisë .
Shpërbërja e Republikës Socjaliste Federative të Jugosllavisë, ishte në logjikën e procesit historik. Këtë radhë ideologjia marksiste nuk e shpëtoi Jugosllavinë nga antagonizmat e brendshme nacionale ashtu siç nuk e shpëtoi edhe vëtë Bashkimin Sovjetik. Edhe pse sinjalin e shpërbërjes e dha shembja e Murit të Berlinit, Lëvizja Kombëtare Shqipetare i dha një kontribut të rëndësishëm në gërryerjen e themeleve të saj gjat dhjetëvjeçarëve që paraprinë në shembjen e Murit të Berlinit. Me kontributin e konsiderueshëm që dhan në shpërbërjen e Jugosllavisë, shqiptarët e Kosovës kishin një të drejt më tepër që t’u njihej Republika e shpallur në Kaçanik.
Por kërkesa legjitime e shqiptarëve as këtë rradh nuk u muar në konsiderat nga faktori ndërkombëtar, më sakt nga Këshilli i Ministrave të Bashkësis Evropiane, i cili shpalli më 16 dhjetor 1991 parimet e rregullimit të problemeve që linden nga shpërberja e Jugosllavis Federative dhe e Bashkimit Sovjetik, në dy dokumente (vijat udhëzuese për njohjen e shteteve të reja në evropën lindore dhe në Bashkimin Sovjetik dhe Deklarata mbi Jugosllavinë, të njohura shkurtimisht me emertimin “Parimet e Badinterit”). Në bazë të këtyre parimeve, me shpërbërjen e Jugosllavise:
a) do te njiheshin si shtete të pavarura vetëm Republikat e saj;
b) nuk do të njihej asnjë ndryshim kufijsh midis Republikave të shkëputura, përveq rasteve kur ndryshimet do të pranoheshin nga të dyja palët, dhe
c) Republikat do ta vazhdonin, edhe pas fitores së pavarësisë, të respektonin të drejtat e minoriteteve ndërkombëtare, fetare dhe linguistike që ndodheshin brenda kufijve të tyre, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe me dispozitat e njohura të organizatave ndërkombëtare.
Në bazë të këtyre kritereve Konferenca për Paqe në Jugosllavi nën kryesin e Lordit Carrington, e krijuar nga Këshilli i Ministrave të Bashkësis Evropiane, njohur më 11 janar 1992 vetëm Pavaresin e Republikave të Sllovenisë, Kroacis, Maqedonis, dhe, me rezerv, atë të Bosnje-Hercegovinës, kurse më vonë Republikën Federale të Jugosllavis, e cila u formua midis Republikave të Serbis dhe Malit të Zi më 27 prill 1992.
Veç kësaj Konferenca e konsideroi Republikën Federale të Jugosllavisë si një Shtet të Ri dhe jo si vazhduesen e Republikës Socjaliste Federative të Jugosllavis, tashmë e shpërbërë përfundimisht.