• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mirepritet ne Belgjike “True Stories from Red Albania”

March 30, 2017 by dgreca

Libri “True Stories from Red Albania” i autorit Jorgji Kote (Botimet Toena, 2016) ka ngjallur kureshtje dhe interes jashtë vendit, sidomos në Belgjikë, Luksemburg dhe në vende të tjera të huaja.

Siç është bërë e ditur edhe më parë, e përditshmja belge “Brussels Times” botoi një përmbledhje të gjatë të këtij libri në fund të muajit janar.Pas librarisë shqiptare “ALBEL”, ditët e fundit, ky Libër është vënë në shitje në Bruksel nga “Libraria Europiane”, pranë institucioneve të BE-së, në librarinë tjetër të njohur “Cook&book” etj.

Më 3-5 mars, “True Stories from Red Albania” u ekspozua në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Luksemburg, ku autori ishte ftuar bashkë me dy autorë të tjerë shqiptarë.Stendën tonë e vizitoi edhe zv. Sekretarja e Përgjithshme e MPJ-së së Luksemburgut dhe Ambasadorja, jorezidente, për Shqipërinë, zonja Nadia Ernzer e cila u shpreh:“Këtë libër e lexova me kënaqësi dhe më pëlqen shumë mënyra elegante dhe interesante e të shkruarit; është kënaqësi me vete të udhëtosh prapa në kohë, sepse kështu mund të mësosh më mirë për të kaluarën e afërt të popullit tënd”. 

Konsulli i Përgjithshëm i Nderit, i Luksemburgut, Vito Cassone tha:

“Jam tronditur nga të gjitha hollësitë mbi jetën e përditshme, të asaj kohe, të popullit guximtar shqiptar. Kam mbetur pa fjalë pas leximit të librit, duke jetuar me popullin tuaj, me obsesionet e pabesueshme dhe të çmendura të një Byroje Politike regresive”.

Më 8 mars autori Jorgji Kote ishte i ftuar nga Katedra e Slavistikës dhe Europës Lindore, në universitetin me emër të Gentit, ku zhvilloi një takim interesant mbi përmbajtjen e këtij libri dhe iu përgjigj shumë pyetjeve të të pranishmëve.Shefja e Katedrës, prof. dr. Rozita Dimova u shpreh me këtë rast:2 Tru stories1“Deri tani nuk kemi parë një libër të këtij lloji dhe formati që të tregojë për jetën e përditshme gjatë regjimit komunist, për të cilën kemi kaq shumë nevojë”.

 Bashkatdhetaria Era Hajdari, menaxhere në një kompani në Antverpen e pranishme në atë takim nënvizoi:“Është kënaqësi ta lexosh këtë libër, të përçon nostalgji për një kohë të shkuar, sikur ta kesh jetuar vetë. Bën shpeshherë një subtle contrast me jetën e sotme, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht… Një botë ndryshim, ku ura është rrëfimi i autorit”. Më 21 mars 2017, “True Stories from Red Albania” u promovua në një takim me studentë të huaj dhe shqiptarë, si dhe ekspertë të tjerë në Université Libre de Bruxelles.Me këtë rast, shtetasi francez Sebastien Vilmot, dashamirës i vendit tonë, i cili po shkruan një libër mbi historinë e tij të afërt, menaxher në kompaninë e njohur “OMEGA” në Paris, ndër të tjera tha:“Autori i përshkruan ato vite të tmerrshme me një sens pozitiv dhe me një realizëm të mahnitshëm”.Ndërsa Serge Derycke, zyrtar në Parlamentin Federal belg, u shpreh:“Leximi i këtij libri më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Sidomos pjesa që i kushtohet rinisë dhe ajo mbi “shfaqjet e huaja”. Sepse kam vizituar disa vende të tjera komuniste dhe me gjithë ngjashmëritë, Shqipëria duket qartë se ka qenë krejt e ndryshme”. 

Edhe bashkatdhetarë të tjerë nga Gjermania, Danimarka dhe SHBA-ja, pas leximit të librit kanë dhënë opinion shumë pozitiv.

Inxhinieri Selo Mollaj, me banim në Nju-Jork, shkroi:“Tani që po e lexojmë librin kuptojmë se kopertina e tij ka lidhje organike me gjithë lëndën e shkruar, aq sa në shumë raste forma shpreh shumë bukur përmbajtjen e asaj! Edhe nga pikëpamja letrare libri është si i qëndisur”.Eshref Ymeri, profesor i mirënjohur i gjuhëve të huaja dhe ish-shef katedre në UT, i cili jeton në SHBA, tha:

“Jam i bindur që ‘True Stories from Red Albania’ do kërkojë ribotim për të mbërritur te shumë lexues të tjerë!”.Pritet që në javët e ardhshme ky libër të promovohet në institucione të tjera europiane, si në Bruksel dhe në vende të tjera të huaja.

Filed Under: Kulture Tagged With: “True Stories, from Red Albania”, Mirepritet

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT