• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qendra e mediave televizive në Staten Island nominon për çmimin “NOVA 2014 TV Alba Life”, New York

November 11, 2014 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/Në restorantin Li Greci’s Staaten në Staten Island, New York u organizua nga qendra e mediave televizive, një drekë festive e përvitshme për çmimin “Nova 2014”. Bordi i mediave televizive në Staten Island nën drejtimin e z.Harold Wagner drejtor ekzekutiv i Bordit për çdo vit organizon dhe inkurajon të gjithë producentët dhe bashkëpunëtorët e tyre për programet që në kanale të ndryshme televizive shfaqin para publikut.
Disa producentë të TV të ndryshme amerikane fituan çmimet në kategori të ndryshme si emisionet për shëndetin, sportin, kulturën, fenë, fëmijët, të rinjtë, shkollën, etj.
Bashkëpunëtorët e TV Alba Life u ndjenë krenarë si shqiptarë që në kategorinë “Children Aktivities”, “Youth Category” përkthyer në “aktivitetet e fëmijëve dhe të rinjve” bordi i qendrës së mediave e kishte nominuar z.Qemal Zylo si producent për çmimin Nova 2014 midis dy konkurrueseve të tjerë, producentë amerikanë, për shfaqjen e emisioneve të ndryshme me profesionalizëm dhe kulturë.
Vlerësimi nga amerikanët tregon dhe njëherë fuqinë e shtetit demokratik dhe vëmendjen e tyre të posaçme për aktivitetet e fëmijëve si në rastin në fjalë për hapjen e shkollave shqipe dhe programet pas shkolle që organizohet me nxënësit shqiptarë dhe që kulmoi me pjesëmarrjen e tyre në Festivalin e parë të shkollave shqipe, festival që organizohej për herë të parë në Diasporë në Amerikë.
TV Alba Life në historinë e tij më shumë se 6 vjet emisionin e parë e ka hapur me orë mësimi të shkollës shqipe midis nxënësve në Staten Island, në këtë ishull dhe lagje të bukur të Nju Jorkut, çka tregon dhe qëllimin kryesor për mësimin e gjuhës shqipe, por edhe për të pasqyruar si media shqiptare pranë mediave amerikane, kulturën dhe traditën mijëravjecare shqiptare, të një ndër kombeve më të lashta në botë. Aktiviteti i përvitshëm nga qendra e mediave televizive në Staten Island është mbresëlënës dhe frymëzues për të organizuar dhe për të pasqyruar gjithcka të vlefshme që i shërben Diasporës Shqiptare dhe Kombit tonë.

11 Nëntor, 2014
Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: New York, Qendra e mediave televizive në Staten Island nominon për çmimin "NOVA 2014, TV Alba Life"

Artikujt e fundit

  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT