• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

2014 – VITI KUR NUK U NDËRTUA ASGJË

December 28, 2014 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Viti 2014 ‘socialist’ në Shqipëri kaloi në shenjë të stigmatizimeve ndaj vitit 2013 ‘demokratik’, çka na i kujtoi stigmatizimet gjysmëshekullore që iu bënë në këtë vend vitit 1938.
U largua, me ritme të papara, administrata militante pd-iste dhe u zëvendësua nga administrata militante ps-iste.
U bë gjithnjë e më largët ajo kohë kur Shqipëria do të ketë një administratë të qëndrueshme profesioniste, qytetare.
U bënë vetëm çndërtime, duke rrënuar ndërtimet e paligjshme kaotike të periudhës së tranzicionit. Ato janë aq shumë saqë, po të vazhdohet me ritmet – konsiderueshëm të larta – aktuale të prishjeve të tyre, çndërtimi do të kërkonte të paktën një dekadë.
U çthanë disa nga ndërtimet e thëna nga regjimi i mëparshëm. Për shembull, përfundimisht, në jugun e Shqipërisë nuk do të ndërtohen më hidrocentrale. Kështu, viti 2014 shënon mbylljen e perspektivës së zhvillimit energjitik të Shqipërisë. Ashtu siç ndodhi gjatë gjithë periudhës së ‘ndërtimit socialist’ të vendit, ashtu siç ndodhi gjatë gjithë periudhës së tranzicionit, në jug nuk do të ndërtohen hidrocentrale. Sepse ato do t’i cënuakëshin parqet kombëtare. Ndërsa në veriun e Shqipërisë nuk ka më se ku të ndërtohen hidrocentrale.

U ritha vetëm Rruga e Arbrit, e cila do të rifillojë së ndërtuari më 1915, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Beograd në mes qeverisë kineze dhe qeverisë shqiptare. Le të shpresojmë.
Asnjë vepër e projektuar nuk nisi, asnjë vepër e nisur nuk vazhdoi, asnjë vepër e lënë përgjysmë nga 2013-a nuk mbaroi së ndërtuari nga 2014-a.
2014-a ishte vit i moratoriumit të ndërtimeve.
Mirë, po pranojmë se gjatë vitit 2014 u punua për ndërtimin e imazhit të Shqipërisë. Këtu autorët dhe përkrahësit e kësaj teze kanë parasysh kryesisht Lazaratin. Kanë parasysh kandidimin zyrtar të vendit në BE. Kanë parasysh ardhjen e Papës Françesk në Shqipëri. Kanë parasysh dronin në Beograd. Dhe nuk përmendin se po gjatë këtij viti pati ndodhira të cilat e asnjësuan – për të mos thënë më shumë – ndikimin e atyre zhvillimeve ndërtuese të imazhit të Shqipërisë. Nëse të parat janë investime, të dytat janë kundërinvestime. Dhe nuk është ndalur, nuk është ngadalësuar prirja që kundërinvestimet t’ua kalojnë shumëfish investimeve.
E njëjta gjë edhe në Kosovë. Vetëm 4 njohje të reja. Ndërkohë që premtimet kishin qenë se do të ndodhnin njohje të shumta dhe të rëndësishme. Asnjë përfitim politik, ekonomik apo diplomatik nga dialogu me Beogradin. Veriu kolonizohet me serbë. Pjesa tjetër e vendit zbrazet nga rinia shqiptare që largohet masivisht nga vendi për mungesë perspektive. Dhe, çka është më ironike, kjo dukuri përshkallëzohet pas koalicionit të pakuptimtë PDK-LDK.

Nga mbarimi i vitit 2014 edhe në Tiranë një marrëveshje tripartiake PS-PD-LSI për kthimin e deputetëve ‘demokratë’ në Kuvend. Marrëveshja arrihet në prag të zgjedhjeve për pushtetin lokal, kur mbaron gjysma e mandatit qeverisës të cilin PS e mori më 2013. Frytet e kësaj marrëveshjeje klienteliste të radhës nuk do të pasyrohen në punësime, në ulje taksash, në më shumë dritë, më shumë ujë të pijshëm, nuk do të pasyrohen në reforma, në përmirësimin e jetesës së qytetarëve, në përmirësimin e rendit, në përmirësimin e klimës politike. Nuk do të ketë më shumë shtet ligjor, nuk do të ketë më shumë demokraci, nuk do të ketë më shumë mirëqenie të përgjithshme. Thjesht do të ketë hapësirë të bollshme korrupsioni edhe për kreun e opozitës, ashtu si gjatë gjithë tranzicionit. Nuk do të ketë kërcënime për hapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit. Nuk do të ketë më denoncime për korrupsion në prokurori.
Pandëshkueshmëria do të vazhdojë. Krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të largohen në drejtim të paditur. Do të ketë vetëm akuza dhe kundërakuza spektakolare në Kuvend dhe në media.
Gjatë këtij viti qeveria vazhdoi me stilin e nihilizmit dhe të premtimeve, si në kohën kur ishte opozitë.
Në Evropën demokratike arritjet e një mandati të një qeverie maten me veprat e kryera – sa vepra të vogla, sa vepra të mesme, sa vepra të mëdha.
Më 2015, sigurisht, qeveria ‘socialiste’ do ta ketë shumë më të lehtë t’i bëjë krahasimet me vitin 2014 se me vitin 2013.

Filed Under: Analiza Tagged With: 2014 - VITI KUR NUK, Nga SKËNDER BUÇPAPAJ, U NDËRTUA ASGJË

Artikujt e fundit

  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS
  • Letërsia shqiptare mes sfidave e dilemave
  • VATRA NË MBËSHTETJE TË ROBERT LULGJURAJT NË GARËN PËR KONGRESIN AMERIKAN
  • Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë!
  • Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025: Testi vendimtar për konsolidimin e shtetit të Kosovës
  • ALBANIAN AMERICAN GASTROINTESTINAL ASSOCIATION
  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT