• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Stoltenberg – Hoti: Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s

September 8, 2020 by dgreca

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u takua, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg/

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

-NATO-ja përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj/

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Bruksel, 8 Shtator 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur në selinë e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Avdullah Hoti from Kosovo visits NATO and meets with NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Në këtë takim, në të cilin u bisedua për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vendin tonë, kryeministri Hoti shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se prania e NATO-s/KFOR-it, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore. 

Kryeministri Hoti e ka falënderuar sekretarin Stoltenberg edhe për ndihmën që u ka dhënë KFOR-i institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Duke e vlerësuar rolin e Aleancës Veriatlantike për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s.

Ndërsa, Sekretari Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. 

Në fund të këtij takimi, kryeministri Hoti e ftoi Sekretarin Stoltenberg të vizitojë Kosovën, sa më parë që t’i jepet rasti, theksohet në komunikatën e dërguar nga Zyra për Komunikim Publik – Zyra e Kryeministrit.

Filed Under: Featured Tagged With: Avdullah Hoti, Jens Stoltenberg, Kryeministri i Kosovës, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, u takua

DOD DOÇI U TAKUA ME PAPEN NË SELINË E SHENJTË

April 26, 2017 by dgreca

 1 Doda papa
 Shënjtëria e Tij, Papa Francesku priti në audiencën e Tij në Selinë e Shenjtë në Vatikan Dod Doçin, shqiptarin atdhetar nga Lura, biznesmenin bajemirë të kompanisë “Lura” në Tiranë, veprimtarin kombëtar panshqiptar.
Në shtatorin 2014, kur Papa Francesku ishte për Vizitë në Shqipëri Dod Doçi ishte pjesmarrës i vlerësuar, elitar, në ceremonitë protokollare në Tiranë.
Herët, më 19 tetor 2003, Dod Doçi u takua edhe me Papa Gjon Pali II, kur ishte në Vatikan me familjen e tij dhe 50 vetë nga firma “Lura” për të marrë pjesë në Ditën e Lumturimit të Nanë Terezës.
Dod Doçi i Lurës, një ndër “100 biznesmenët shqiptarë të shekullit”, e ngriti me fondet e tij nga themelet e saj rrënoja Kishën Shën Maria në Lurë, e cila mban emrin e Nanës së Krishtit.Thuhet se i përket vitit 1418. Është nji nga 275 kishat katolike shumë të hershme që i listnon albanaologu Fulvio Cordignano. Edhe në kohën e Ateizmit, kur mbeti veç në rrënojë të themeleve e në gufalim barnaje, aty – tek kjo “Shtëpi e Zotit”, tek ky “vend i bekuar” – vinin me droje besimtarë shpirtnorë luras, nga rrethinat e prej hejcekuhit, për të krye rite fetare, për të gjetë qetësi besimi e për të marrë shpresë jetësore. Kjo vepër kulti e arti, e rrallë për nga ndërtimi në kompleks i saj, u përurua në tetor 2014 në jehonën e Vizitës së Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku në Shqipëri.
Kisha Shën Maria në Lurë i ka 12 dritare në dy ballët gjatnor të saj. Nji numër biblik ky. Në ato 12 dritare dritërojnë 12 Apostujt e Krishtit. Natën Apostujt, portret-gdhendur në dritare duken dhe ma bukur, falë mjeshtrisë të kombinimit me dritat. Aty, brenda në Kishën Shën Maria të Lurës i gjen dhe 4 portrete me format të madh të Papa Klementit XI–Albani, të Papa Gjon Pali II, të Papa Françeskut, të Shën Nanë Terezës. Katër emra flasin shumë për Shqipërinë, për lidhje e kontribute të tyre për Shqipërinë, që na kanë nderue dhe i nderojmë në përjetësi. Ndaj i ka përzgjedhur Dod Doçi dhe këto katër emblema të historisë të Krishtërimit, të Selisë së Shenjtë në Vatikan, të Kombit Shqiptar – trojenik në Ballkan e mërgimtar në Botë.
Dod Doçi, senator i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë, ishte dhe në eventin tjetër madhor, të mrekullueshëm, në Ditën e Bekuar të 4 shtatorit 2016 kur Papa Francesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan dekretoi në mënyrë solemne e festive Shenjtërimin e Nanë Terezës, Shpalljen e Saj Shenjtore e Krishtërimit.

Filed Under: Komente Tagged With: DOD DOÇI, ME PAPA FRANCESKUN, në Selinë e Shenjtë, u takua

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA u takua në “FIORINO”

November 18, 2014 by dgreca

Nga Beqir SINA/
SUMMIT NEW JERSEY: Unioni i Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, dega e saj në Nju Jork – u takua me një grup të biznesmenëve amerikano shqiptarë, që kanë vite, duke ushtruar bizneset e tyre në Shtetet e Bashkuara në një takim të ashtuquajtur “B&B – Business and Businessman”. Takimi u organizua ne fundjave në restorantin e njohur “Fiorino”, në Nju Xhersi, me pronar vatranin e përkushtuar z. Sabit Bytyçi .
Takimin e organizoi në bashkëpunim Oda Amerikane e Tregëtisë në Kosovë dhe Kombet e Bashkuara, Arian Zeka Drejtor Ekzekutiv, Visar Sahatciu kordinator për SHBA- Naim Dedushaj nga drejtoria e Departamentit të Investimeve, në Kosovë, së bashku me bordin e degës së Tri-Shtetshit (NY-NJ-CT) së së Unionit të Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, zotin Elmi Berisha.
Këto takime u tha se po mbahen me qëllim që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ri-lëvizë, “mekanizmi”, i biznesve për investimet e mundshme në mbështetje dhe rimëkëmbje të ekonomisë së Kosovës edhe pse Kosova tash pesë muaj është e përfshirë në një ngërç të “ngatërruar” politik.
Në këtë kuadër kanë ardhur në SHBA – një grup i biznesmenëve nga Kosova – të cilët kanë në axhendën e tyre takime me bizneset nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës, në kryeqendrat shqiptare, New York, Detroit, Chicago dhe Dallas, për të shikuar mundësitë e tyre, për investimet të drejtëpërdrejta nga diaspora në Republikën e Kosovës, e për rreth saj.
Këto takime nisën dje më 15 nëntor 2014, ku mori pjesë edhe konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, zonjusha Vlora Çitaku, ish kryetari i Pejës, z. Ali Lajçi dhe një grup veprimtarësh dhe biznesmenësh të suksesshëm shqiptaro amerikan – të cilët kan investuar prej vitesh në Kosovë,si; Harry Bajraktari, Gjok Deçkaj, Elmi Berisha, Besim Malota, Arben Krasniqi, Ramiz Muja e të tjerë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe biznesmenë amerikanë të cilët kanë bizneset e tyre të lidhura me biznesmenë shqiptar në SHBA, dhe dëshirojnë të investojnë edhe në Kosovë.
Takim e hapi me një fjalë përshëndetëse, zyrtari nga Ministira e Diasporës zoti Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve,
Përfaqësuesja diplomatike e Kosovës në New York, Vlora Çitaku foli për rëndësinë e investimeve nga diaspora dhe rëndësinë jetike që kanë ato për Kosovën si i ri.
“Ne kemi nevojë për ndihmën tuaj – që ta zhvillojmë Kosovën, që bashkë me ju të ndërtojë ato urat e bashkëpunimit mes komunitetit të bisnesit në Kosovë dhe komunitetit të bisnesit në SHBA- në mënyrë që të ketë sa më shumë investime dhe sa më shumë zhvillim për qytetarët tanë atje, të cilat në fund-të fundit sjellin përfitime të ndërsjellta”., tha ndër të tjera ajo.
Ajo e quajti nismën e Prishtinës si një kthesë të rëndësishme “në ri-fokusimin e një potenciali të jashtëzakonëshëm, që e kemi në diasporën tonë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kontekst të investimeve në Republikën e Kosovës, por edhe në Shqipëri, dhe vendbanimet shqiptare në Ballkan”
Vlora Çitaku nënvizoi gjithashtu se investimet nga SHBA sjellin me vete edhe një kulturë dhe mentalitet pune që i mungon në një pjesë të madhe Kosovës së sotme, duke luajtur kështu edhe një rol edukues. “Nuk duhet harruar se Kosova nuk ka shumë trashëgmni në këtë fushë pikërisht për shkak të kontekstit të saj historik, andaj për këtë arsye, roli i juaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm.”, u shpreh Çitaku.
Kryetari i degës së Tri-Shteshtit, nga Unioni i Rrjeteve të Biznesit të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, zoti Elmi Berisha, theksoi se: “Ky projekt madhor ka për qëllim krijimin dhe forcimin e lidhjeve të biznesit mes biznesmenëve të Diasporës, jo vetëm duke inkurajuar por edhe duke nxitur kështu edhe investimet e tyre, në vendet tona, pra në vend origjinën tonë”.
“Unë besoj se suksesi i të ardhmes ekonomike të Kosovës dhe visve shqiptare, apo edhe shtetit mëmë, Shqipërisë varet nga lidhjet me diasporën shqiptare në Europë, SHBA dhe Azi. Prandaj, edhe kjo inisiativë po gjen përkrahje nga një numër i madh biznessmenësh të suskseshëm shqiptaro amerikanë që medeomos do ta marrin me përkushtim e seriozitet për t’ia dalë mbanë”, tha Elmi Berisha.
Takimi i radhës në axhendën e takimeve me biznesmenët shqiptarë në Amerikën e Veriut do të mbahet sot në Dallas, Teksas ku jeton dhe ushtron biznesin e tij kryetari i Unionit Global të Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës për Amerikën e Veriut dhe Kanada, veprimtari dhe biznesmeni i dalluar Nazar Mehmeti.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, në "FIRINO", Rrjeti i Bizneseve të Diasporës në SHBA, u takua

Kryekomunari i Dibres, Lata, u takua me komunitetin dibran në Staten Island

March 9, 2014 by dgreca

Dibranët,në Amerikë, diskutuan hallet dhe brengat të Dibrës së Madhe me Kryetarin e Dibrës, zotëri Ruzhdi Lata,me temën: “Ju, bashkë me Kryetarin, do ta ndërtoni Dibrën! Dibrën do t’a bëjnë vetëm dibranët”/

Nga Beqir Sina/

STATEN ISLAND NEW YORK – Kryetari i Komunës së Dibër e Madhe, vijoi vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, dje me një takim mjaft të ngrohtë me përfaqësues të Komunitetit Dibranë, në ishullin e dibranëve në Nju Jork – Staten Island. Takimi me dibranët në zonën e Tri- Shtetshit, u mbajt të shtunën më datën 8 Mars 2014 ora 12 e mesë-drekës, deri në orën 4 të mbasdrekës, në lokalin e njohur “Klubi Dibra” me pronar bashkëqytetarin dibran Titi Maqellara, në Bay Street, Staten Island -NYC.    Si dihet kryetari i Dibrës së Madhe, zoti Lata erdhi në SHBA, javën e kaluar bashkë me nënkryetarin e BDI-së, zotëri Izet Mexhiti, i autorizuar si përgjegjës për diasporën në zgjedhjet parlamentare, të 26 prillit  atë të Kërçovës zotin Fatmir Dehari, për të marrë pjesë në zgjedhjen e kanadidatit shqiptarë nga diaspora, duke bërë thirrje që shqiptarët nga Maqedonia të regjistrohen dhe të dalin masivisht në votime më 26 Prill këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi i organizua nga Shoqata Atdhetare Dibra me qendër në Staten Island dhe e kryesoi kryetari i saj zoti Musa Paçuku. Me këtë rast shoqata Dibra e nderojë me Mirënjohje, kryetarin e Dibrës zotëri Ruzhdi Latën.

Ndërkoh në bashkëbisedimin e mbajtur dje morën pjesë më shumë se 200 dibranë, shumia anëtarë të kësaj shoqate, si dhe veprimtarë të dalluar të këtij komuniteti, afaristë e biznesmen të suksesshëm dibranë në SHBA.

Takimi, pati formën e një forumi bashkëbisedues në mes të parit të Dibrës, maxhistër Ruzhdi Lata, dhe komunitetit dibranë, i cili thuhet se është një ndër komunitetet më të mëdha në SHBA, me rreth 20 mijë dibranë, aqsa mendohet se kan emigruar nga Dibra e Madhe në Amerikë, gjatë 5 dekadave të fundit.

Gjatë bashkëbisedes të mbajtur në lokalin “Dibra Club” kreu i Dibrës, zoti Lata, në fillim të fjalës së tij i përgëzoi dibranët për kontributin që ata japin në të mirë të imazhit të Dibrës dhe shqiptarëve të Amerikës dhe informoi ata për përpjekjet që po bënë Komuna e tij, për të rritur kujdesin dhe bashkëpunimin me diasporën dibrane në SHBA.

 

Kryetari i Dibrës bëri edhe një ekspoze të detajuar të Komunës

 

 

Duke iu drejtuar të pranishmëve, zoti Lata, vuri në dukje arritjet e vitit të parë prej kur ai fitojë edhe mandatin e kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe dhe foli gjithashtu edhe për sfidat që qëndrojnë përpara në rrugën e zhvillmit ekonomik e social të Dibrës dhe konkretisht për të arritur atë se çfarë besuan në votën e tyre dhe duan populli i Dibrës së Madhe .

Kryetari i Komunës së Dibrës Madhe, në Maqedoni, maxhistër Ruzhdi Lata  duke bëri  një ekspoze të detajuar të punëve që janë bërë deri tani në këtë Komunë, tha se për të lënë pas të shkuarën duhet që dibranët, sot të mos merren shumë me të shkuarën dhe se çfarë është bër më parë , por të gjithë së bashku tha ai duhet të kemi një vështrim të qartë nga e ardhmja e Dibrës, dhe çfarë mund të bëjmë për Dibrën dhe dibranët. Ai dha sqarime rreth çështjes së regjistrimit të dibranëve në SHBA për votimet në Maqedoni dhe rëndësinë e madhe që kan këto zgjedhje, për shqiptarët e Amerikës, duke bër thirrje edhe një her për dalje masive në këto zgjedhje. Në këtë kontekst ai sqaroi edhe pse nuk u zgjodh një dibran(ashtu si dëshorinin të gjithë) për kandidat nga diaspora në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni.

Më pasë edhe në përgjigjet e shqetësimeve të dibranëve ai nuk anashkaloi dhe sqaroi mirë si qëndron çështja me devijimin e Lumit të Radikës. Kreu i Dibrës, siguroi dibranët se ; ” Në asnjë mënyrë nuk do të ketë devijim të Lumit të Radikës”. Ku, sipas tij do të bëhet si ka vendosur populli i Dibrës” dhe shtojë si e ka krijuar natyra pra ” Lumi ka rrjedhën dhe drejtimin e saj shekullor dhe atë do të ketë atë perj nga Lindja drejt Perendimit dhe jo nga Perndimi drejt Lindjes, për të “fryrë” dhe mubushur me ujë për lundrim Vardarin e daljen e tij me derdhje në Detin Egje nëpërmjet Greqisë”.

Ndërsa, duke folur rreth zgjedhjeve Parlamentare në Maqedoni, të ilat mbahen në 26 Prill, zotëri Lata, tha se angazhimi i tanishëm tek ne ka të bëjë me faktorizimin e akoma më të madh të shqiptarëve në qeverinë e ardhshme, ku përndryshe nga 3 vjet më parë, ai tha se tani BDI-ja, partia së cilës ai i përket, synon të marrë të paktën 2 nga 3 deputetët e diasporës.  “Këtu nuk është çështje shprese, theksojë, ai, por është çështje angazhimi pasi numri është dominant i njerëzve tanë në SHBA dhe nëse angazhohen shqiptarët që të dalin në votime, të shkojnë deri në konsullatë të Maqedonisë që të votojnë, është më se e sigurt që ne fitojmë edhe një deputet më shumë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë”, u shpreh kryetari i Dibrës maxhistër Ruzhdi Lata, duke u bërë thirrje vazhdimisht disa her edhe në këtë bashkëbisedim komunitetit dibranë, që të mos harrojnë të regjistrohen dhe të dalën masivisht në zgjedhjet e 26 Prillit, vetem e vetëm të zgjidhet një shqiptarë”.

Kryetari i komunë së Dibrës , Ruzhdi Lata, si kryetar komune, tha se për këto 11 muaj prej se kur e mori Komunën në drejtimin e tij ka bërë shumë për të realizuar gjitha projektet e pushtetit vendor. Të cilat ishin edhe premtimet e tija elektorale. Ai u shpreh se gjithmon ka pasur kënaqësinë e tij, që të jetë si kryetar i Dibrës duke potencuar ” Kryetar për të gjithë, pa dallim politik, fetar apo nacionaliteti, kryetar i të gjithë qytetarëve dibranë”. “Pushteti vendor në fillim të mandatit tim, theksoi ai kishte nevojë për sistemim dhe rregullim të mjeteve financiare, sistemim të vendeve të punës dhe këtë e arritëm me sukses. Në komunën e Dibrës  nuk ka më punëtorë me kontratë në vepër, por të gjitha kanë vendime, ne nuk duam punëtorë me stres por duam të ketë rehati në vendin e punës, dhe këtë e arritëm qysh në 100 ditëshin e parë të punës time” si kryetar komune tha Lata.

“Kemi paguar shumë borxhe, sqaroi ai sepse duhej  të bëhej një punë e tillë, me këtë rast dua të përmend Ndërmarrjen e Gostivarit “Progres,, një vlerë prej 80 mijë euro. Për mua si kryetar është bashkëpunimi i mirëfilltë me qytetarët , jam i pari kryetar që nuk kam bë asnjë ndryshim kadrovik në komunë e jo më në institucione të tjera” ka potencuar Lata.
Sa i takon projekteve ai ka deklaruar se për këtë kohë janë bërë shumë punë , duke filluar qysh nga asfaltimet të lagjeve të shumta të qytetit. Sipas, tij nuk ka pasur tender në këto projekte, sepse i gjithë materiali është ofruar  nga ana e pushtetit vendor ,ndërsa krahu i punës ka qene vetë qytetari i çdo lagje të Dibrës së Madhe. Lata foli për ujin e pijëshëm në qytet, energjinë elektrike, spitalin, pastrimin e qytetit, Liqenin e Dibrës, çështjet e tjera administrative, Hdrocentralin e Spiles, kulturën sportin, biznesin vendor, çështjen e shqipes në dokumentat e administratës.

Takimi u mbyll në formën e një bashkëbisedimi, dhe mirëkuptimi, ku me anë të pyetjeve që i moderojë zotëri Muharrem Borova, por edhe përgjigjeve të sakta që dha Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe – Maqedoni, maxhistër Ruzhdi Lata.

Ata së bashku gjatë gjithë kohës shkëmbyen mendime për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendorigjinës – vendlidjes dhe diasporës në të gjitha pjesët e jetës së këtij komuniteti, që është dalluar në diasporë për kontributin e madh që ka dhënë në çështjen kombëtare dhe qytetin e tyre Dibrën e Madhe.Në fund u shtrua një darkë për nder të Kryetarit të Dibrës ë Madhe zotëri Ruzhdi Lata.(Foto: Keze Zylo)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: me dibranet, ne Staten island, Ruzhdi Lata, u takua

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT