• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-ja propozon që zgjidhja për Ujmanin të bëhet sipas traktatit të lumit Kolumbia

June 23, 2021 by dgreca

Ambasada e Amerikës ua ka dërguar Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë raportin përfundimtar prej 53 faqesh, i cili është produkt i zotimeve të nënshkruara nga ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Sot, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar qeverisë kosovare dhe asaj serbe raportin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Laboratorit Kombëtar ‘Paqësori Veriperëndimor’ raportin mbi menaxhimin e ujit të Ujmanit, duke përmbushur një nga zotimet e Washingtonit të 4 shtatorit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar që palët ta marrin si shembull mënyrën e funksionimit të lumit “Kolumbia”


“Ne propozojmë që Kosova dhe Serbia t’i marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve, duke modeluar nevojat institucionale për ta mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në raportin e Rekomandimet, sipas raportit, janë në funksion të përmirësimit të sigurisë së sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani.

I pari kërkon përmirësimin e infrastrukturës së ujit, përmes implementimit të rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit, përfshirë rezervuarin e Mihaliqit.

Në rekomandimin e dytë kërkohet implementimi i sistemit të Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin e Ujmanit për t’i rritur të hyrat dhe për ta mbështetur më tej balancimin e ngarkesës.

Duke përdorur këtë sistem, sipas raportit, do të përmirësoheshin infrastruktura e ujit dhe elektricitetit në sistemin e Ujmanit dhe do t’i mundësohej KOSTT-it ta balanconte ngarkesën dhe t’i menaxhonte çmimet rajonale të energjisë elektrike.

Themelimi i një komisioni lumor përmendet në rekomandimin e tretë. Raporti thotë se një komision i tillë do t’i përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë veprimet nga secila palë, që do të ndikonin drejtpërdrejt në furnizimin me ujë dhe shërbimet e lumenjve për palën tjetër.

Rekomandimi i katërt u propozon Kosovës dhe Serbisë të eksplorojnë vlerën e parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të cilat, sipas raportit, janë produkte të parashikuara e të disponueshme nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të përmirësohet planifikimi i operacioneve në sistemin e Ujmanit.

Duke përdorur këtë sistem, sipas raportit, do të përmirësoheshin infrastruktura e ujit dhe elektricitetit në sistemin e Ujmanit dhe do t’i mundësohej KOSTT-it ta balanconte ngarkesën dhe t’i menaxhonte çmimet rajonale të energjisë elektrike.

Themelimi i një komisioni lumor përmendet në rekomandimin e tretë. Raporti thotë se një komision i tillë do t’i përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë veprimet nga secila palë, që do të ndikonin drejtpërdrejt në furnizimin me ujë dhe shërbimet e lumenjve për palën tjetër.

Rekomandimi i katërt u propozon Kosovës dhe Serbisë të eksplorojnë vlerën e parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të cilat, sipas raportit, janë produkte të parashikuara e të disponueshme nga Komisioni Evropian, në mënyrë që të përmirësohet planifikimi i operacioneve në sistemin e Ujmanit.

SHBA-ja pret që një siguri më e madhe e ujit dhe energjisë, e mbështetur në rekomandimet amerikane, do ta rrisë interesimin e investitorëve.

Amerika, e cila tani drejtohet nga presidenti Joe Biden, ka kërkuar që të përmbushen zotimet që dy shtetet i nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.

Mirëpo, përfaqësues të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti kanë thënë se këto zotime nuk kanë vlerë juridike.

***  

SHBA-ja nxjerr katër rekomandime për Ujmanin, sipas Marrëveshjes së Washingtonit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin përfundimtar të Departamentit për Energji të Shteteve të Bashkuara, për menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, sipas një nga zotimeve të marrëveshjes së 4 shtatorit, që qe nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë.

Ky raport nxjerr katër rekomandime për të përmirësuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë nga Ujmani:

Përditësimi i infrastrukturës së ujit. Implementimi i rekomandimeve të Bankës Botërore për riparimin, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kanalit të Ibër-Lepencit përfshirë rezervuarin e Mihaliqit, për të përforcuar sigurinë e sistemit të furnizimit me ujë dhe sigurinë e ujit në rajon.

Të implementohet sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin Ujman për të rritur të hyrat e centralit energjetik dhe për të mbështetur më tej balancimin e ngarkesës. Duke përdorur sistemet SCADA, përmirësoni infrastrukturën e ujit dhe elektricitetit në sistemin në Ujman. Duke lidhur të dhënat e siguruara dhe kontrollet me sistemin menaxhues të energjisë KOSTT, do të ofrohen mundësitë për KOSTT-in që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike. Për hidrocentralin Gazivodë/Ujman, parashikimet për kërkesat për energji ndër të tjera do të rrisnin të hyrat, duke planifikuar operacionet e energjisë ujore kur çmimet janë të lartas. Marrëveshjet operuese janë të nevojshme. Të dhënat SCADA mund po ashtu të përdoren për të informuar planifikimin e modeleve të sistemit të energjisë dhe për të ndihmuar të të identifikohen investimet e nevojshme në infrastrukturë që mund të duhen për të ofruar shërbime operacionale më ekonomike, ndër të shtohet fleksibiliteti i nevojshëm për të integruar energjinë së ripërtërishme.

Implementimin e një komisioni lumor dhe vlerësimi i shërbimeve. Të formohet një komision i Lumit Ibër i cili do të përkrahte operimet akterët rajonalë dhe koordinonte operimet e lumit. Një komision i lumit do të përkrahte diskutimet mes palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore, përfshirë ndërmarrjen e aksioneve nga palët për të ndikuar direkt në furnizim me ujë dhe shërbime lumore për të dyja palët. Për këtë, SHBA-ja ka thënë se ka rishikuar nëntë marrëveshje ndërkufitare të lumenjve në Evropë. Sipas SHBA-së, asnjë nga këto marrëveshje evropiane nuk i mbulon sfidat rajonale të lumit Ibër. Për këtë ka propozuar një koordinim teknik siç zhvillohet në lumin Columbia, në bazë të Traktatit mes SHBA-së dhe Kanadasë.(Kortezi-Koha)

Filed Under: Politike Tagged With: SHBA-KOSOVE-Serbi, Ujmani

HOTI:Ujmani, Liqeni i Presidentit Trump…

September 25, 2020 by dgreca

HOTI: Ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj…

Shkruan Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti*

E kam mirëpritur propozimin e ambasadorit Grenell që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni i Presidentit Trump, në shenjë nderimi për rolin e tij të jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, si hap i madh drejt marrëveshjes përfundimtare politike, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke.


Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukrua të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj.Kosova dhe qytetarët e saj do t’u jenë përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat, siç thoshte Presidenti Rugova, ne kemi miqësi speciale dhe të përhershme.
Është traditë dhe kulturë jona për ta nderuar Mikun! Këtë traditë fisnike të të parëve tanë, ne do ta ruajmë dhe do ta kultivojmë gjithnjë!(FB)

Filed Under: Featured Tagged With: Hoti, Liqeni i Presidentit Trump, Ujmani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT