PRISHTINË, 24 Tetor 2016-Gazeta DIELLI/ Korrupsioni radhitet si problem i dytë më madhor në Kosovë, menjëherë pas papunësisë.
Ky është raporti i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili analizon të dhënat e mbledhura nga anketa me 1300 respondentë/qytetarë dhe 500 intervista me përfaqësues të institucioneve publike të Kosovës.
UNDP, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK) lançoi sot botimin special të Pulsit Publik për korrupsionin, në një konferencë shtypi në Prishtinë./b.j/