• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UNICEF 20 vjet në Kosovë

November 20, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Në Kosovë, gjatë kohës së represionit serb të drejtat e fëmijëve kanë njohur shkelje të mëdha/
-Kosova – shteti ku fëmijët gëzojnë të drejtat e tyre të plota dhe ku e ardhmja e tyre është e garantuar/
PRISHTINË, 20 Nëntor 2015/ Këtë vit, dita universale e fëmijëve shënon edhe përvjetorin e njëzet të prezencës së UNICEF-it, të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, tha sot Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga.
“Në këto dy dekada shoqëria jonë ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, nga ajo e represionit, në atë të luftës dhe më pas në periudhën e ndërtimit të paqes dhe shtetndërtimit”, theksoi ajo.
Presidentja e Kosovës përkujtoi se, gjatë kohës së represionit serb të drejtat e fëmijëve kanë njohur shkelje të mëdha, ku në shumë raste shëndeti i tyre është vënë në rrezik, mirëqenia e tyre është privuar dhe e drejta e tyre për edukim është mohuar.
“Ndërsa u bë çmos që të drejtat e fëmijëve të mbroheshin, që e ardhmja e tyre të ishte e ndritur, periudha që pasoi, ajo e luftës, mohoi edhe të drejtat e tyre më thelbësore edhe të drejtën për jetë, duke i kthyer ata në refugjatë, në të pastrehë, në jetimë, deri edhe në viktima. Me mijëra fëmijë të pafajshëm humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo vijoi se, patjetër që humbjet njerëzore dhe shkatërrimi material që u shkaktuan gjatë luftës ndikuan direkt edhe në mirëqenien dhe mundësitë që fëmijët e Kosovës do të kishin në periudhën e paqes. “Ishte e domosdoshme që kjo periudhë e paqes të shihte edhe respektimin dhe njohjen e plotë të të drejtave të tyre”, theksoi Jahjaga.
Presidentja e Kosovës tha se, ende sot përballemi me sfida të shumta në garantimin e të drejtave të plota për të gjithë fëmijët e vendit pavarësisht vendndodhjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike apo specifikave që ato kanë.
“Duhet të njohim këto vështirësi dhe të sigurohemi që politikat tona reflektojnë objektivin e krijimit të një shoqërie, një shteti ku fëmijët gëzojnë të drejtat e tyre të plota dhe ku e ardhmja e tyre është e garantuar”, tha Jahjaga
Fillimisht ajo u shpreh se, sot shënojmë një ditë të rëndësishme, ditën universale të fëmijëve e cila në mbarë botën manifestohet me aktivitete të shumta të cilat kanë si qëllim të promovojnë rëndësinë e garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa dallim gjinie, përkatësie etnike apo statusi ekonomik./b.j/
***
President Jahjaga’s speech at the marking of the twentieth anniversary of UNICEF in Kosovo
Today we mark an important day, the universal children’s day, which is celebrated worldwide with various activities which aim to promote the importance of guaranteeing and protection of the rights of children, irrespective of gender, ethnicity or economic status.
This year, this day also coincides with the twentieth anniversary of the presence of UNICEF, United Nations Children’s Fund, in Kosovo. During these two decades our society has gone through different periods, from that of repression to that of war and then period of peace building and state building.
During the period of Serbian repression, rights of children were grossly violated, in many cases their health was put in danger, they were deprived of their wellbeing and their right to education was denied.
While the impossible was being undertaken for the rights of the children to be protected, that their future was bright, the period which followed, the one of war, denied them even the most basic rights, including the right to life, and turned them into refugees, into homeless, orphans and even victims. Thousands of innocent children lost their lives during the last war in Kosovo.
Naturally, human loss and material destruction caused by the war, had a direct influence in wellbeing and opportunities which children will have during the peace period. It was necessary that this period of peace also acknowledged the full respect and recognition of their rights.
Problems were diverse, starting from access to justice, safe sheltering which fulfilled children’s needs, education and so on. But we were determined to, as a society, together with our international friends, undertake all necessary measures to recognize and protect the rights of children and to offer them all the opportunities for a dignified life and a bright future.
During all this period we had the support of UNICEF and its specialist staff, who with their incessant engagements protected the rights of children of Kosovo and assisted our endeavours to create necessary conditions and services in order to guarantee their rights.
I would like to express my deepest gratitude for the work that UNICEF has carried out throughout all these years, and say without hesitation, that because of you, many children today have a better, happier and safer life.
Today, twenty years later, we can be proud of the progress which we have achieved in guaranteeing of the rights of children, by protecting them with the Constitution and the laws of the country, including the respecting of the Convention on the Rights of the Child.
Of course, we still have lots of work to do, so we must remain vigilant in order to undertake all necessary steps, be they of legislative or administrative nature, in order to guarantee the full application of these principles.
During this year I have had the opportunity to see from close by the important work which UNICEF undertakes in Kosovo. I would like to express my gratitude to the leadership and staff of the UNICEF office in Kosovo and for the support which you have offered to my office, together with the UNDP and WHO Offices, in the process of qualification of Kosovo for the funds of the Millennium Challenge Corporation. With your help and through an intensive engagement of many institutions, we have managed to produce much more date and to improve Kosovo’s ranking in many indicators, such as immunization ,attendance of girls in high schools and child health. I am pleased that our joint endeavours have produced result, through which Kosovo has for the very first time passed the MCC assessment, bringing it closer to qualifying for assistance.
Ladies and Gentlemen,
We are still facing many challenges in guaranteeing of the full rights to all children of our country, irrespective of their location, their ethnicity or their specifics. We must recognize these difficulties and to ensure that our policies reflect the objective of creation of a society, a state, in which children enjoy their full rights and where their future is guaranteed.
Children are the future of the country, and it is our obligation to guarantee to them a bright future.
Thank you.

*****
Fjalimi i Presidentes Jahjaga në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të UNICEF-it në Kosovë
E nderuara zonja Laila Omar Gad
Të nderuar Ministra,
Të nderuar pjesëmarrës,
Sot shënojmë një ditë të rëndësishme, ditën universale të fëmijëve e cila në mbarë botën manifestohet me aktivitete të shumta të cilat kanë si qëllim të promovojnë rëndësinë e garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa dallim gjinie, përkatësie etnike apo statusi ekonomik.
Këtë vit kjo ditë shënon edhe përvjetorin e njëzet të prezencës së UNICEF-it, të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Në këto dy dekada shoqëria jonë ka kaluar nëpër periudha të ndryshme, nga ajo e represionit, në atë të luftës dhe më pas në periudhën e ndërtimit të paqes dhe shtet ndërtimit.
Gjatë kohës së represionit serb të drejtat e fëmijëve kanë njohur shkelje të mëdha, ku në shumë raste shëndeti i tyre është vënë në rrezik, mirëqenia e tyre është privuar dhe drejta e tyre për edukim është mohuar.
Ndërsa u bë çmos që të drejtat e fëmijëve të mbroheshin, që e ardhmja e tyre të ishte e ndritur, periudha që pasoi më pas, ajo e luftës, mohoi edhe të drejtat e tyre më thelbësore edhe të drejtën për jetë, duke i kthyer ata në refugjatë, në të pastrehë, në jetim, deri edhe në viktima. Me mijëra fëmijë të pafajshëm humbën jetën gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Patjetër që humbjet njerëzore dhe shkatërrimi material që u shkaktuan gjatë luftës, ndikuan direkt edhe në mirëqenien dhe mundësitë që fëmijët e Kosovës do të kishin në periudhën e paqes. Ishte e domosdoshme që kjo periudhë e paqes të shihte edhe respektimin dhe njohjen e plotë të të drejtave të tyre.
Problematikat ishin të shumta duke filluar nga qasje në shëndetësi, në strehime të sigurta që i plotësojnë nevojat e fëmijëve, në edukim e kështu me radhë. Por ne ishim të përkushtuar, si shoqëri së bashku me miqtë tanë ndërkombëtar, për të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të njohur dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe për t’iu ofruar atyre të gjitha mundësitë për një jetë dinjitoze dhe të ardhme të ndritur.
Gjatë gjithë kësaj periudhe kishim pranë mbështetjen e UNICEF-it dhe stafit të tij të specializuar të cilët me përpjekjen e tyre të pareshtura mbrojtën të drejtat e fëmijëve të Kosovës dhe asistuan përpjekjet tona për krijimin e kushteve dhe shërbimeve të nevojshme për të garantuar të drejtat e tyre.
Dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për punën e UNICEF-in në tërë këto vite, duke thënë pa hezitim që fal jush sot shumë fëmijë kanë jetë më të mirë, më të lumtur dhe më të sigurt.
Sot 20 vite më pas mund të ndjehemi krenar me progresin që kemi bërë në garantimin e të drejtave të fëmijëve, duke i mbrojtur ato me Kushtetutën dhe me ligjet e vendit, përfshirë dhe respektimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Patjetër që kemi ende punë për të bërë, andaj duhet të mbetemi vigjilent për të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm qofshin ato legjislativ apo administrativ për të garantuar zbatimin e plotë të këtyre parimeve.
Gjatë këtij viti kam pasur mundësi të shoh për së afërmi punën e rëndësishme që UNICEF-i kryen në Kosovë. Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për lidershipin dhe stafin e zyrës së UNCEF-it në Kosovë për ndihmën dhe angazhimin që i keni ofruar Zyrës time, së bashku me UNDP-në dhe Zyrën e OBSH-së, në procesin e kualifikimit të Kosovës për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit. Me ndihmën tuaj dhe një pune intensive nga shumë institucione ne kemi arritur të raportojmë më shumë të dhëna dhe të përmirësojmë rangimin e Kosovës në shumë indikatorë, si Imunizimi, pjesëmarrja e vajzave në arsimin e mesëm, dhe shëndeti i fëmijëve. Jam e kënaqur që përpjekjet tona të përbashkëta kanë dhënë rezultate ku Kosova për herë të parë ka kaluar vlerësimin e MCC-së duke e sjellë atë më afër kualifikimit për asistencë.
Zonja dhe zotërinj,
Ende sot përballemi me sfida të shumta në garantimin e të drejtave të plota për të gjithë fëmijët e vendit pavarësisht vendndodhjes së tyre, përkatësisë së tyre etnike apo specifikave që ato kanë. Duhet të njohim këto vështirësi dhe të sigurohemi që politikat tona reflektojnë objektivin e krijimit të një shoqërie, një shteti ku fëmijët gëzojnë të drejtat e tyre të plota dhe ku e ardhmja e tyre është e garantuar.
Fëmijët janë e ardhmja e vendit, është obligimi i të gjithë ne që t’iu garantojmë atyre një të ardhme të ndritur.
Ju faleminderit!

Filed Under: Histori Tagged With: UNICEF 20 vjet në Kosovë

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT