Nga Astrit LULUSHI- Dëgjojmë herë pas here për gjêra të reja jo dhe aq të reja.
“Ç’lule je ti
Që mes ndërtimeve të egra shpërtheve Më bëre borxhli
Qenien time ujë do ta bëj
Që të mos të lë thahesh.”
Është kjo poezi nga Uran Krasniqi, i cili ka dhjetra e dhjetra të tilla që i ka përmbledhur në 120 faqe libër.
Urani ndjen dhimbje kur sheh maninë për veshjen e qyteteve me ndërtesa të larta e kulla, vend e pa vend, duke ia mohuar dritën e diellit dhe ajrin:
“Asaj lule
Të dalë në fushë të keqe
Që e kishin lënë të rritet pa ujë
Që ishin munduar ta vyshkin
Që kishin dashur ta këpusin
Të gjithë ia donin aromën
E askush nuk e meritonte.”
(“Ç’lule je ti” nga Uran Krasniqi)
Kjo rrymë e re në poezi lindi më 1986, kur poetë hipur në vagona që transportonin tuba nëpër Londër filluan të recitonin publikisht poezitë e tyre. Kjo verë shënon 35 vjetorin e kësaj ngjarjeje, festime parashikohen dhe Uran Krasniqi – gazetar-bloger-poet – është gati me librin “Lule mes ndërtimesh te egra” – poezi Tube, ose Underground.
“Më pëlqen kur dal për një kafe vetë,
të rri me miqtë që nuk janë në realitet, të mendoj për dashurinë që është tretë e të jetoj në botën që s’është e vërtetë.”
(Poezia “Shpesh” nga libri i Uran Krasniqit)
përvjetorPoezitë e paraqitura në karrocat e tubave kanë qenë një hit i madh për publikun. Ky zhanër festoi 35 vjetorin në 2021
HIMNE PËR LULET
Ç’LULE JE TI
11
LULE
Asaj lule
Të dalë në fushë të keqe
Që e kishin lënë të rritet pa ujë Që ishin munduar ta vyshkin Që kishin dashur ta këpusin Të gjithë ia donin aromën
E askush nuk e meritonte
12
PAMUNDËSI
Bukuria jote nuk mund të thuhet Të shoh prej perspektivës së territ Nga ku s’di as të flas e as të shkruaj
13
PAMJAFTUESHËM
Do të doja të të takoja në kohën kur s’kanë ekzistuar gjuhët Për të thënë të dua
14
DASHURI
Dashurinë nuk është vështirë ta njohësh Është ajo e verbra përpara kufijve
Ajo poliglotja në lumin e gjuhëve
Ajo invalidja në bërjen e hesapeve
15
DUKE KËRKUAR NJË FJALË
Çfarë të të them diçka që askush s’ta ka thënë? Veç fjala e bukur më duket se nuk kryen punë. Sa mirë për ty që i ke kaluar kornizat e saj, por sa keq për mua që s’mund ta gjej një fjalë.
Ç’kuptim ka për gjuhën popujt tani për t’u krekosur, ku secili më shumë i flet tjetrit për pasurinë. Pamundësia një emër ty për ta vendosur,
a nuk e dëshmon pikërisht varfërinë?
16
MISION I PAMUNDUR
Oqeaneve të fjalëve varkën e lundrova, zonave të paprekura gjeta çdo leksik.
As me nimfë e shtojzovalle s’u mjaftova, për në liman u ktheva vrik.
Barkën me gjithë lopata në breg e lashë, për t’iu rrekur pyjeve të kërkimit.
As nëpër hieroglifë emrin s’ta pashë, misionit seç m’i ra hije e dështimit.
Çdo yll në hapësirë u mundova ta lexoj,
kur shpresë e fundit më mbeti qielli.
Edhe kometat u përpoqa me shikim t’i shpoj, sikur sytë të mos m’i digjte dielli.
I rraskapitur u tërhoqa nga odiseja,
opsion tjetër s’pata kur e shpenzova të tretin. S’kisha çka hulumtoj kotnasikoti udhë të reja,
kur ty Zoti të krijoi fillikat e veç ai ta di identitetin.
17
ÇAST
Mezi pres që të bëhet nesër kur e di që do të shohë ty, dhe bota më vjen krejt tjetër, sa herë që takohemi ne dy.
Kur mes vete na takohen buzët, asnjë kut s’e zë sa e përjetoj, bombë edhe më hedhin te hundët, por për pasoja unë s’mendoj.
18
TRINITET
Nëse Zoti do të vendoste të ma merrte dritën,
s’do të mërzitesha që në çdo hap do të zija në thua, kurrë s’do t’i lutesha të ma mundësojë ta shoh ditën, për t’i parë sytë e tu vetë do të më vinin sytë mua.
Nëse shanset e botës do të më ofroheshin,
më thuhet: “Merri këta krahë janë për të fluturuar”, pa një pa dy do t’u kërkoja të më largoheshin,
veç flokët e tua për t’i ledhatuar.
Nëse shpata do të më kërcënonte s’do t’i shmangesha, plumb s’do të kishte që do të më frikësonte mua, vdekjes asnjëherë s’do t’i trembesha,
po të më vinte si buzët e tua.
19
EVË
Më kot Zoti le të hedhë farë njeriu
deri një sekondë para apokalipsit
Le t’u shpërndajë shpirtra alienëve
deri në një minutë para shthurjes së kozmosit Le të lejojë që të çiftohen engjëjt
deri në orën e fundit të jetës
Le të gjallërojnë botë të tjera Në emër të gjithë syve
Krijesë më e bukur kurrë s’u pa Evë e Estetikës
20
PARAJSË E SHKURTËR
S’ka pasë ëndrra të natës e të ditës Në të cilat s’të kam parë
Çdoherë kam dashur të vdes
Sa herë që s’kam mundur të prek Kur më ke humbur s’jam ndalur Duke ndezur drita tuneleve
Pasi të gjeta
Të preka…
Veç për ta ditur që ekziston
21
DASHURIA BIE SI GJETHET
Shikoj sa të pafajshme bien gjethet,
fati ynë paska qenë me stinët i lidhur. Me vjeshtën edhe dashuria po tretet.
A mbeti diçka që në pranverë pati lindur?
22
KUR HUMBIN ENGJËJT
Është e dhimbshme që të pranohet Po sa herë engjëjt e humbin drejtimin Më vështirë e kanë njerëzit se djajtë
Historitë e pathëna janë plot raste
Kur njeriut i është dashur ta firmosë disfatën
23
MURI MË I MADH NË BOTË
Lehtë do të më vinte t’i kaloja muret e Xherikos Trojës Kinez Hadrianit Avilës Jerusalemit Berlinit Marokut e Bagdadit
Murin më të madh në botë na e ke ndërtuar Përveç teje kësi muri zor që di të ndërtojë dikush A mua kurrë s’më ka shkuar mendja
Që ta vë vetëm një gur midis nesh E lëre më të ndërtoj mur
24
MUT I BUZËQESHUR
Mut doli që ishte ai i ambalazhuar me atë buzëqeshje Bah sa keq e pata hëngër
U desh ditë të tëra të bredh tregjeve që ta gjej helmetën Borxh pata hyrë që ta blej
Tash le të shfaqet sa të dojë se e kam antiplumbin Vërtet s’e ha më
25
VJESHTË NJERËZISH
Datën 21 në kalendar e lexova, po hem diellin e pashë jashtë, nga natyra asgjë s’kuptova,
veç në ty po bën vjeshtë.
Shira bien edhe në qershor,
ka gjethe që ikin edhe në korrik, në njerëz vjeshta të jetë sabotatore, se për natyrë s’është rrezik.
26
HESHTJE
Sa shumë më ke lodhur duke mos thënë asgjë, çfarë je ti kurrë nuk ishte as Godo.
Ty asnjëherë mos të ndodhtë asgjë,
a heshtja iu bëftë gjuhë atij që ti e do!
Atëherë e sheh fjala e pathënë si vret,
kur nga mungesa e saj ke për të vuajtur,
do të bindesh që fjala atij që e do i përket, se njeriut iu dha ta thotë e jo për ta ruajtur.
27
OKUPIM
Dhe e dashur u çlirove më në fund, më telefoni nuk po të bën nga unë, asnjë letër në internet s’po të trand, as s’po më sheh rrugës për në punë.
Një ditë ti do t’i bësh gjërat e mia, të gjitha ato që të bënin të qesh, telefonata, sms e letra me mijëra, pra në fund e okupuar do të jesh.
28
VDEKJE E GJALLË
Të kam kërkuar. Thosha je diku, dhe e kam thirrur emrin tënd gjatë, po nuk të kam gjetur hiç askund
e jam kthyer te vetvetja thatë.
Jam i lirë. Asnjë akuzë s’më pret. Të gjej s’jam ndalur së përpjekuri, po më i vdekur se i gjalli që s’flet, kurrë nuk është as edhe i vdekuri.
29
FJALËT E FUNDIT
Ik
me erërat më të shpejta
shko atje ku nuk ka qenë kurrë askush
vendi për të cilin as që dihet se është
dhe mos u kthe as me furtunat më të fuqishme mos u kthe as për arsyet më të mëdha
thjesht mbylle derën e ardhjes
dhe përpije çelësin e kthimit
ik,
vetëm mos më shiko për herë të fundit
vidhe ikjen
s’dua të mbaj mend asgjë
nuk dua ta di as që po ikë
30
MONUMENTI I MARRËZISË
Mirë që e ndala veten
Nga ndërtimi i monumentit të marrëzisë
Doja të mbahesha mend për të tjera gjëra
Jo si autor i një vepre mbi të cilën do të pështynin të tjerët Sa herë i kam mallkuar duart miqësore që më nxorën këtej Deri në atë çast kur u ndjeva më në fund i lirë
Nëse mund të bëhet fjalë për lirinë
Në këtë moment kur më vjen në mendje prapë
31
PA DASHURI
Mezi e kam gjetur rrugën sot
Për të shkuar në punë
Prej luleve që i kishin sjellë tregtarët
Për Shën Valentin
Të dashuruarit pyetnin njëqind herë e në fund s’blinin S’di sa herë më ka shkuar mendja t’u them:
Shkoni me gjithë to
S’ka asnjë të dashuruar në këtë qytet
32
I NJËJTI QYTET
Ai ishte i njëjti qytet
Si kur afroheshim e si kur largoheshim
Dhe ne ishim dëshmitarët e rritës dhe zvogëlimit të tij Kur vija drejt teje e kaloja me një hap
Kur largohesha nga ti s’ia gjeja fundin
Ai ishte i njëjti qytet
Ai ishte i njëjti qytet
Vetëm se të lehtë e bënte dashuria
Dhe të rëndë urrejtja
33
LOJË
I urrej disa dashuri
Që janë si lojë
Me rregulla të vetat
Të mallkuarat janë të pashkruara Po zbatohen strikt
E keqja më e madhe është
Se vetëm një herë mund t’ia nisësh prej fillimit Kurrë nuk ka ndeshje të kthimit
34
IDEAL
Kur e mbylle derën dhe shkove, materialin që e tërhoqe me nge, s’më pyete Platonin a e lexove, ta dije që tek unë mbete si ide.
Në të vërtetë s’ishe kaq e bukur, them teksa të gjej në vegime,
sa mirë ke bërë qe je zhdukur, të të dua si je në mendje time.
35
MALL
Kaherë s’e kam ndier fjalën tënde,
s’ka rëndësi a është e shkruar a e gjallë, sa shumë mall për të ndiej sonte,
dhe aq më bën a përmban plumb a valë.
Si fjalën tënde as ty s’të kam ndeshur, dhe shumë mall kam që të kem pranë, si dikur kur të kam dashur,
do të doja që të të kem prapë.
36
SHPESH
Më pëlqen kur dal për një kafe vetë, të rri me miqtë që nuk janë në realitet, të mendoj për dashurinë që është tretë e të jetoj në botën që s’është e vërtetë.
37
E KUPTOJ QË TË KAM DASHUR
E kuptoj që të kam dashur
Kur fërkemet e tua i lypi mbi asfalt
E kur dorezat e dyerve që i ke prekur edhe ti i shtrëngoj Pastaj kur shoh a ka mbetur një bisht cigare në tokë që buzët
e tua e kanë ngrehë
E kur i shaj ekologjistët që e ndynë mjedisin duke i pastruar
shenjat e tua
E kuptoj që të kam dashur
Kur kam dëshirë të flas me të panjohurit e anës tënde
E kur në hapësirë qafa më jetë e kthyer nga vendlindja jote Më pas kur zëri i dikujt i përngjan tëndit që i mbylli sytë për
të menduar që je ti
E kur e grushtoj tavolinën për shkak që e gënjej mizorisht vetveten
E kuptoj që të kam dashur kur ani pse nuk e di se ku je
të gjej në shkrimin tim
38
MOUNT EVEREST
Ajo ishte një majë e papushtuar, Mount Everest ajo vërtet ishte,
sa thoshe tash në krye kam shkuar, kur e shihje se vetëm në fillim ishe.
Asgjë s’të ndihmonte alpinist të ishe, vetëm një mënyrë ishte ta pushtoje, jo duke synuar që të të ngjiteshe,
po që asnjëherë të mos ia filloje.
39
MË VJEN KEQ
Më vjen keq që s’shihemi më
Sytë më dhembin duke të lypur kafeneve
që t’u ndihmoj kujtimeve
Të njohurit më janë bërë më të panjohur se të panjohurit E koha më ngjan në orë të prishur që s’ka kush e ndreq
Më vjen keq që s’shihemi më
Për të gjitha kafet që s’i porositëm
Dialogët po më vijnë si monologë që as vetë më s’po i dëgjoj E buzëqeshja më ka mbetë peng si ushtar lufte i zënë rob
Më vjen keq që s’shihemi më
Kur e di që edhe ti mbi këtë shkretëtirë vetë do ta hidhje firmën
40
DIELLIT TË PERËNDUAR
Jeta po shkrihet përditë
Sikur akulli në këtë gotë sonte
Prej të njëjtës pozitë pres të lind dielli Që e pashë për të parën herë
Në perëndim shndriste shumë
E pak nxente
Por diejt pas tij s’ishin gjë tjetër
Pos hije të hijes së tij
Ç’trosha të trasha ma zënë frymën
Kur e di që ai diell nuk do të lindë sërish
41
VRIMA E KUJTIMEVE
Ka kujtime
para të cilave dorëzohen të gjitha harresat
Janë si uji
që gjejnë një vrimë
në çdo varkë
42
SYTË E KUJTESËS
Ndër të gjithë sytë
Më të rëndësishmit janë ata të kujtesës Kur nuk mbetet asnjë rrugë
Kur nuk ka asnjë mjet transporti
Për të çuar në botën ku ke qenë
E për t’i takuar njerëzit më të dashur Janë ata që bëjnë t’i shohësh prapë
43
MASHTRIM
E rëndë sa herë që të shoh, në rrugët e të njëjtit qytet, të bëhem kishe nuk të njoh, ta qetësoj brenda një det.
Zemra ime të njeh shumë mirë. Po të më prekte edhe amnezia, që të gjej nuk është vështirë,
se nuk harrohet dashuria.
44
LEGJENDË
Të kam parë
Dhe kam menduar
Ne që ishim histori
Edhe me dëshmi të shkruara
Si qenkemi shndërruar në legjendë Që s’e ditkemi as ne
45
TË IKURIT
E ndoqa njeriun për ta dashur
kurrë s’e zura
Më ndoqi njeriu për të më dashur kurrë s’më zuri
Ik njeriu nga unë
ik unë nga njeriu kurrë nuk u takuam Një ditë
u takuam mes vete Veç ne
Të ikurit
46
NJËJTË
Bota ka ndryshuar nga atëherë, lumi i Heraklitit asgjë nuk lë, veç bukuria jote si çdoherë, dhe dashuria ime një.
Sa ujë nën urë është tretur, sa shumë gurë s’janë më aty veç ti e njëjta ke mbetur, dhe dashuria ime për ty.
47
MË MIRË (MË KEQ)
Më mirë ishim kur ishim keq, gjithashtu më keq kur ishim mirë, asnjëra s’ishte tamam për dreq, secila vështirë e më vështirë.
Çdo rast marrëveshje tretej,
si politikë na ishte bërë dashuria, çka ditën nga egoizmi mbetej,
e prishte gjatë natës krenaria.
48
ÇARJE
Një mijë pretekste i gjeja vetëm e vetëm për ta parë,
të mos shoh aq arsye refuzoja, brenda vetes në dysh i ndarë.
49
ROMEO DHE ZHULIETA NË PRISHTINË
I pashë sot Romeon dhe Zhulietën te sheshi në Prishtinë. Dolën prej një libri të vjetër, me pluhur që ishte përtokë.
I ndalonin kalimtarët e rastit për t’i pyetur për dashurinë, se a ka humbur apo ekziston vërtet edhe sot ajo në botë.
“Zotëri Romeo”, i tha një respondent, “sikur ti sot të jetoje, do të duhej të plotësoje disa kushte: pushtet, para e kerr, për ndryshe as Zhulietën tënde nuk do të mund ta mbaje, do t’i shiste ndjenjat për ndonjë interes e do ndiheshe në ferr.
“Zonja Zhulieta”, i tha një respondent, “veç me zotëri Romeo, asnjëherë nuk do të mbeteshe sikur të kishe jetuar ti sot, radha e meshkujve për ty do të bëhej këtu e në Montevideo, ditën do të dërgonin në det e natën do të mbysnin në lot.
U trembën nga përgjigjet të cilat i morën Romeo e Zhulieta. U kthyen në libër sikurse dolën ashtu pa kujtuar e pa pritur, Thanë: prejse nuk jemi ne paska ndryshuar aq shumë jeta. sa mirë që qenkemi vetëm në libër e nuk e paskemi ditur.
50
PARA ARDHJES
Para se të vish Mos eja
Bëhu natë e gjatë Diell që s’del Rrugë pa fund Liri robërish Bëhu
Që ta di se ke ardhur
51
RRUGA PËR TE TI
Te ti me trenin e parë vihet, as me të fundit s’arrihet, nga ti kurrë nuk iket,
te ti gjithmonë rrihet.
Afër është rruga për te ti, jo shumë larg me metra, sa larg është rruga për te ti, pafund, pafund kilometra.
52
TURKESHA
Dikur në një vend një turke e pata takuar, seç i kishte fryrë kah unë një erë e Anadollit, as fetarët librave të shenjtë s’u kanë besuar, si unë në atë kohë poezisë së Dritëro Agollit.
Me të gjer në agim trajtonim punë të atdheut, kur i binim rreth e rrotull e fund e krye shtratit
i thosha: ku s’të zura në kohë të Skënderbeut
e ajo: ku s’të zura ty në kohë të Sulltan Muratit.
Sot as që e di turkesha ku mund të jetë,
më vjen në mendje nganjëherë vonë,
sikur ta takoj edhe një herë ashtu vetë,
t’i them: s’zgjati sa Perandoria njohja jonë?!
53
GJETHE DAFINE
E ndiej atë sonte si njaj Apolon,
po jam i frikësuar nga historia, them se as ajo nuk do të dashurojë, do të bëhet gjethe si te mitologjia.
Si kurorë lart do të mund ta ngre, nëse do të fitoja në ndonjë garë,
po mllefi nuk do të kishte asnjë fre; çdo gjë do të isha veç jo fitimtar.
54
SHTATË DITË
Sikur të isha Zot e ta nisja qepjen e botës prej fillimit në ditën e parë do ta krijoja dashurinë
në ditën e dytë prapë dashurinë
në ditën e tretë prapë dashurinë
në ditën e katërt prapë dashurinë
në ditën e pestë prapë dashurinë
në ditën e gjashtë do të shikoja a ka mbetur edhe ndonjë trohë urrejtje
nëse po do ta hiqja edhe atë dromcë
për t’u kthyer prapë në ditën e shtatë për ta krijuar dashurinë po unë jam njeri dhe jo Zot
ndaj edhe vetë jetoj në këtë botë ashtu siç e kam gjetur gjashtë ditë e njëzet e tri orë mes urrejtjesh
dhe orën e fundit të ditës së shtatë me pak dashuri
55
RRËFIM I LEHTË
Historia jonë
Është një rrëfim i lehtë
Nuk do ta kemi problem
Çfarë fjalë do të shkruajmë në gurët e varreve
Jetuam rrallë Vdiqëm shpesh Deshëm pak
56
DEFINICION TORTURE
Sa e sa perceptime
sa e sa përkufizime
ekzistojnë për torturën
Vetëm atë që është
nuk e kanë thënë
Tortura ka fytyrën e një zonjushe të bukur që e ke takuar një herë
e që pastaj nuk të përgjigjet
të lë të presësh
nuk vjen kurrë
57
GRACKA E DASHURISË
Do të më qitësh në grackë më thua?
Po të kishe veç pak nga gjithë këto fusha dijesh, ti asnjëherë nuk do të më akuzoje mua,
sepse në grackën time ti duhet vetë të biesh.
Ndaj akuzë qesharake tingëllon kjo që e thua,
për rënien tënde vetë duhet të të shkojë mendja ty, se gracka ime nuk është e mirë vetëm për mua, gracka ime është e mirë për ne të dy.
Grackës sime për ty asnjëherë mos i druaj, nuk do të bëj keq ty aq sa i bëj vetvetes,
e pranoj grackën tënde me dëshirë thuaj,
atë grackë që është e dashurisë e jo e urrejtjes.
58
PRANË DETIT JON
Të isha ujë
Do të nisesha nga Mirusha për të ardhur në Jon Për ta prekur trupin tënd
Të isha ujë
Do të bëhesha verë në gotat tona
Për festën e takimit
Të isha ujë
Do të bëhesha lot në sytë tanë
Për të qarë për të pamundshmen
59
BUKURI SHQIPTARE
Bëje gati një shishe verë të qytetit amfiteatër sonte
Kërko një meny me opsione nga lumi bardh e zi që lagë të dyja anët
Porosit nga repertori popullor muzikë që i zgjon edhe të vdekurit
Zi vend në tarracën që më mirë se çdo kund duket qielli Dhe më prit
Vetëm dua të ha për sheqer ca kripë deti
Dhe duke mos e thithur për vete ajrin e bjeshkëve
E duke mos ecur mbi baltë me frikën se e ndyj
Do të vij te ti
Për të parë që je
Për ta parë që jam
Për ta lëshuar në dorë xehen që akoma s’u gjet nën këtë tokë Dhe për të thënë të dua me të njëjtën gjuhë me të cilën flet Zoti në parajsë
P. s.:
E shkruar me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
60
KËNGË QË QAJNË
KARTOLINË URIMI PETER HANDKES
Sot kur të është dorëzuar çmimi Nobel i Letërsisë Më vjen të të uroj
Duke të dërguar një kartolinë nga Kosova
Vetëm një dilemë kam
Çfarë panorame do të të pëlqejë më shumë
A e do një me biberonin e kuq nga gjaku i Valmir Deliajt të Abrisë
A e do një me fëmijët e vrarë të Berishëve të Suharekës Apo të pëlqen një vetëm me lëndinën e kuqe nga gjaku në Reçak
Trego
Zgjidh e merr
Falë miqve tu
Vendi im është i pasur me peizazhe të vdekjes
*Poezi e përfshirë në sprovën antologjike për viktimat e luftës në Kosovë, me titull “Dritë mbi plagë”, botuar nga Qendra e Gjenocidit me seli në Zvicër. E njëjta poezi është përkthyer në disa gjuhë.
63
KOSOVA E LIRË
Lehtë shkruhet “Kosova e lirë”
Po “Kosovës” që ishte si fjalë
T’i bashkohej edhe kjo fjala “e lirë” Në tokë u hapën shumë varre
Dhe në qiell u lëshuan shumë klithma
64
ATDHEU IM
Shpesh më ka vënë me shpinë për muri
Më ka rrahur si gangsterët një fëmijë
Nuk më ka lëshuar deri kur më ka bërë me lot
Më është dashur të lutem vetë me vete që të më lëshojë Dhe ta ul kokën e të mos mendoj që më ka rrahur
65
ATDHEU NË SPITAL
Atdheu është pacient i shtrirë në spital Një herë lufta ia mori një pjesë të trupit E tash ka dhembje të mëdha padrejtësie Po vjellë antihumanizëm e krim
Atdheu sot nuk e ka askënd afër
Recepsionistët debillë e kanë zënë derën
Po e kurojnë mjekët që kanë certifikata dilerësh E ndihmëset e huazuara nga klubet e natës
Atdheu në spital Lutem që të shpëtojë
66
USHTRIME STILISTIKE ME ATDHEUN
Qëkur dikush u bë dhe për Atdheun Atdheu është i shtrirë për dhe Atdheu është i bërë për dhe
Atdheu të bën dhe
67
ATDHEU
Atdhe kishim
Atëherë kur s’e kishim Pastaj e humbëm
Kur e bëmë
68
VEND I MALLKUAR
Këtu s’mund të jesh pak engjëll pa qenë shumë djall Sepse
Këtu njeriu krejt esëll shkon më së paku si mall
Këtu të ushqejnë me vuajtje gjatë tërë jetës Sepse
Këtu ky është kusht për të vajtuar pas vdekjes
Këtu eksperimentin me shpirtrat e maces ia bëjnë njeriut Sepse
Këtu delja vetë ia shet qengjin e saj ujkut a ariut
Këtu e mira gjendet vetëm në librat e Platonit Sepse
Këtu e keqja është ulur në karrigen e padronit
Këtu më së paku ia vlen të jetohet Sepse
Këtu është një vend shumë i mallkuar
69
VENDI IM
Vendi im
Sa i mirë
Për meditim Çdo natë Është në mua Pyetje Pafund
Si di
T’i nxjerrë dhëmbët e tigrit Si di
Të shndërrohet
Në qengj të butë
Si bën
Të jetohet
Pa jetë
Si lodh pa asnjë rast
Vendi im
Nuk është
Në vendin tim
Vendi im
Është i tyre
E ata nuk e di
A janë
Të vendit tim
70
KURDISJE E HUQUR
(Mirko Gashit)
Më vjen keq Maestro
Ty gati të ishte mërzitur të shkruarit
A unë tek atëherë e kisha hapur Abetaren
Vdiqe herët
U linda vonë
Huqje në kurdisje
Nga një truk i tillë humba unë
Doja që të takoja
Shishen me gota në tavolinë
Bisedat për Lumin
Ujin
Gjarprin
Varkën e Noas
Mjellmën
Feniksin
Penelopën
E të tjera
Tash mund t’i ndiej
Po aq sa i dallonte ngjyrat Borgesi që e kishe në qejf
Një ditë Maestro
Mbase edhe do të shihemi
Reinkarnimit nuk i dihet
Por aty mund të ndodhë të mos e di që je ti
P. s.:
Mirko Gashi (1939-1995), poet shqiptar nga Kosova, i quajtur bohemi i fundit në Prishtinë. (Bohema – situatë/frymë specifike shpirtërore, e konceptimit të veçantë të gjërave e të rendit në jetë e në shoqëri nga ana e poetëve, letrarëve, piktorëve, skulptorëve, filozofëve). Këto që i nxora në letër janë përzierje e mendimeve dhe ndjesive që më erdhën në një çast pasi lexova krijimtarinë e tij. Kushdo që e ka lexuar krijimtarinë e Mirko Gashit do ta vërejë që shumicën e shprehjeve me të cilat unë e kam ndërtuar poezinë time, do t’i gjejë aty.
71
ËNDRRA E DIKURME
Kur isha i vogël e shihja një ëndërr të keqe
Mua dhe shokëve të mi me të cilët luaja ditën
Disa njerëz që nuk i njihnim na çonin kah një gropë
Ne me këmbët e shkurtra mundoheshim të iknim
Po asnjë nuk ia arrinim të dilnim në breg të shpëtimit
Si fëmijë më dilte gjumi me lot në sy dhe qaja
Kush më qëllonte afër nga të mëdhenjtë më mashtronte Më thoshte fli lirisht se ajo që e ke parë nuk është e vërtetë Tash si i rritur më merr malli për atë ëndërr
Kur e shoh që realiteti është krejt si ajo
Kur nuk më del asnjë lot nga sytë
Ku askush nga të mëdhenjtë nuk më mashtron
Nuk më thotë fli se ajo që e ke parë nuk është e vërtetë
72
DJAJTË FLASIN BUKUR GJUHËN E ENGJËJVE
Djajtë kur takohen me engjëj flasin në gjuhën e engjëjve Djajtë e flasin bukur gjuhën e engjëjve
Më bukur se vetë engjëjt
Engjëjt gëzohen
Po kur djajtë largohen prapë i kthehen gjuhës së tyre
73
NJË DITË PAS LIRISË
Liria erdhi shumë vështirë Një ditë më pas
Lehtë shkuan
Fjala
Turpi
Shpirti
Askush nuk dinte ta thoshte A ishim ne të robërisë
Ata që ishim bërë të lirë
74
LUFTA MË E KEQE
Ndër të gjitha luftërat paqja është më e keqja
Në luftërat e tjera po vdiqe je hero e po shpëtove prapë je hero Për dallim prej paqes që të mban në ajër
Në cilën luftë mund të hasësh
më shumë njerëz të lodhur nga jeta se në atë të paqes Në cilën luftë mund të hasësh
më shumë të uritur se në atë të paqes
Në cilën luftë mund të hasësh
më shumë të zhgënjyer se në atë të paqes
Në cilën luftë…
Paqja është lufta më e keqe
75
PARA SE TË NDODHË
Njerëz
Matuni mirë
Para se të hyni në politikë
Para se të hipni në pushtet
Kur po shohim çfarë po ndodh
Po ndihemi të metë
Nuk po kemi për kënd të themi
“ah sikur të ishte filani ai do të bënte ndryshe” Thjesht më mirë të shpresojmë që jeni të tjerë Dhe të mos ju shohim ata që jeni
76
HEROI I LUFTËS
Heroi i luftës kujtohet çdo përvjetor Para përmendores së tij
Renditen ish-shokët e luftës
Ata kokulur
Heshtin
Me shumë të drejtë
77
INVALIDI I LUFTËS
Mos u çuditni
Kur e shihni që s’ka këmbë Ia dha atdheut për të ecur
As duar s’ka
Ia dha atdheut për t’u mbajtur
Deshi t’i jap edhe shpirt Siç bënë shokët e tij
Po s’ishte e shkruar
78
IKJA E NJERIUT
(Atyre që ikin nga Kosova e lirë)
Një ditë Njeriu ishte lodhur
Duke kërkuar lule në shkretëtirën e Saharës Për t’i dhuruar të dashurës si shenjë dashurie Me një çantë me më shumë ëndrra sesa rroba Ai zgjodhi të ikë për në një vend tjetër Përpara se të vdesë
79
IRONI
Dy pleq bënin shaka e gjuheshin me fjalë Se si vdekja kishte harruar t’i vizitojë Përskaj një çift i ri grindej
Cili nuk i bëri roje si duhet ëndrrës së vrarë Jeta është e mbarsur përherë nga ironia
80
IKJE
Nëse koha për të jetuar
do të zgjidhej si vendet, diku tjetër për të shkuar, moti do t’i bëja gati sendet.
Para a pas s’ka rëndësi,
larg nga e tashmja do të shkoja, atje ku ende kishte dashuri, atje, atje do të aterroja.
81
SHQIPONJA QË NUK DUKET SI VETJA
Të të dhimbset shqiponja
Kur e sheh mes shpendëve të tjerë
Si e la njeriu pa sqep
Pasi i duhej t’i shponte rivalët brenda llojit
Si ia theu krahët
Për t’ia ngarkuar samarin si gomarit me mallin e grabitur Kur e sheh shqiponjën mes shpendëve të tjerë
Thua çdo gjë është pos asaj
82
PRISHTINË
Kur nuk të shoh gjatë
Nuk kam nevojë të them
Se më ka marrë malli
Ajo nënkuptohet
Prishtinë
Kur e di se je po aty
Dhe unë s’mund të vij
As të them kam dhimbje s’kam nevojë Edhe kjo nënkuptohet
Sa herë përmendesh këto ditë Prishtinë
Nënkuptim malli dhe dhembje je
06. 05. 2020.
E shkruar gjatë izolimit për shkak të pandemisë Covid-19.
83
PRISHTINA
Më ndodh shpesh në Prishtinë Të gjej aq pak Prishtinë Vetëm disa rrugë lokale qoshe Si gjurmë për arkeologët
Për njerëzit që nuk janë më në Prishtinë Po qe Prishtina është në ta
Pasi e morën me vete kur ikën
Se vendi banon në njerëz
E e kundërta është vetëm ajo që duket
84
PRISHTINA IME
Prishtina është e madhe me sipërfaqe
Po Prishtina ime është te “Lesna”
Në atë kompleksin e lokaleve te “Semaforat”
Aty ku kurrë s’e di a fillon a mbaron “Ulpiana”
Në atë copë Prishtine
Kam pirë kafen për herë të parë në Prishtinë
Dhe ia kam ndier erën vendlindjes sime
Aty kam tundur flamuj gëzimi
E edhe kam valëvitur shami lamtumirash
Janë të tjerë ata që paguan paratë për atë pjesë Prishtine Po unë aty lashë shpirtin tim
Pjesa tjetër kurrë s’ishte e imja
85
SHTËPIA
Ngado që shkon njeriu Prapë kthehet në shtëpi Shpesh i uritur si qen Mezi kam arritur
A do bukë më thoshte nëna Jo i thosha
Këtu kurrë s’jam i uritur
86
ALTER EGO
(Unit)
Veten s’e kam parë duke u rritur Po të shoh ty
Gjithashtu
Ëndrrat që i kam parë për vete Po i shoh përsëdyti
87
KUKULLA E GJETUR
Lart
Qielli është hapur
Dhe dielli është shpaluar nga retë
Poshtë në shtratin tim
çUni im luan me kukull
Më qeshet si gëzohet kur e përthekon me duar I duket se e pushtoj një botë
Më shikon edhe ai mua
Fillon të qajë e ma hedh në duar
Kur më sheh në sy më duket sikur më thotë Mbaje edhe ti pasi s’ke pasur kurrë kukull
88
VARG NË ËNDËRR
Më ndodh shpesh kur jam i fjetur, ta thur ndonjë varg ëndërr,
çka ashtu si shkruaj si i vdekur, kurrë s’di ta bëj zhgjëndërr.
Teksa aty në mua një luftë nis, një zë ngrehu tjetri s’më lëshon, vargu veç ia del të më braktisë, e ndiej nga unë kur fluturon.
Pastaj unë ashtu zgjohem kot, ndihem si prindi pa fëmijë, dhembjen për varg s’e heq dot, edhe sikur t’i kisha edhe një mijë.
89
NORMAL NË ÇMENDINË
Kanë thënë se është e rëndë,
të ta qesin kokën nën gijotinë,
po si është s’e kanë marrë me mend, të mbetesh normal në çmendinë.
90
50 CENTË
Një ditë duke ecur nëpër qytet
më ndodhi t’i gjej pesëdhjetë centë, kishin mbetur ashtu përmbi tokë, si shumë gjëra të lëna në botë.
Çka të bëj me to ishte çështja,
ta pi një gotë a jo thashë?
Po në shumë mënyra m’u duk vetja, në ç’dilemë të madhe rashë.
I mora po fillova shumë të druaj, piva po nuk pagova me to dot,
se nuk bëhet i yti metaliku i huaj, mund të jetë në qiell diku një Zot.
S’frikësohesha nëse ishin të të pasurit, se ata realizojnë të hyra ditë për ditë, ndihesha keq nëse ishin të të varfrit, m’u duk sikur po i vras të gjithë.
91
DEHJE
Kur pi e dehem ndonjëherë, parajsë më vjen kjo skëterrë, bota them është kjo gotë, s’më bën ç’ndodh në Tokë
Lindje-Perëndim edhe përplasen, nën mua mund të ndodhë tërmet, djajtë edhe mund të gajasen,
pak rëndësi ka atë moment.
Atë çast asnjë president s’njoh, politikës vetë ia tërheq penjtë, këdo që përpara mund ta shoh, të vegjël do të më vijnë njëjtë.
Por areale është kjo mbretëri, kur me botën unë vetë sundoj, më mirë të mos dehem përsëri, që në reale të njëjtët t’i duroj.
92
QENI HUMANIST
Qenin e kishte shkelur një makinë, me gjakun e tij e kishte larë asfaltin,
i afërmi mundohej t’i ofronte ndihmë, ngasësit e tjerë s’e linin të ngratin.
Ç’më zhyti në mendime ai qen human, kur pashë si i ishin bërë sytë prej lotësh. A thua më falet që s’e bëra një precedan? Që s’i kërkova falje për jetën mes qensh!
T’i them: ti a s’e sheh ku jeton? Se si botën e bën për horë! Këtu një njeri nëse e takon edhe verës do të gjesh borë.
93
GJUHA SHQIPE
Sa herë që barbarët kanë ardhur, Gjuha shqipe futej në thumb e para, thoshin: një herë me të pa ia dalë, s’ka mundësi të shkohet përpara.
Kur shihnin se nuk e vranë, përpiqeshin me të të vrisnin, nga planet në plane ranë,
assesi planin e vrasjes ta hiqnin.
Shqipja gjuhë e urtë mes gjuhëve kundër gjuhëve të tjera s’foli,
e kapur rob prej të paudhëve, megjithatë ajo prapë ia doli.
Sot fatkeqësia është vetëm histori,
shqipja kurrë s’do të ketë skadencë,
nga perëndimi në lindje e nga jugu në veri, shqip mendohet në art e në shkencë.
94
NËNA TEREZË
Dikush i tha “mother”, dikush “mere”, dikush “madre” e dikush tjetër “ana”, një rast ky i paprecedent më parë,
në të gjitha gjuhët t’i thonë “nëna”.
Nëna e të gjithëve ishte pa dallim, se dhembja në shumë gjuhë fliste, kudo diku në botë ndihej trishtim, shpirti i saj i madh atje përkiste.
Për të pastrehët prehrin shtëpi,
të uriturit me duart e saj i ushqente, kur s’kishte Zot e kur s’kishte njeri, shpresën te të gjithë ajo e kthente.
Sot kur të gjithë atë e kujtojnë,
një gjë s’fshihet e duket ashiqare, qytetarët e botës pa përjashtim thonë, nëna e të gjithëve ishte shqiptare.
95
SKËNDERBEU
Si paske vdekur Skënderbe,
që për çdo 17 janar të të kujtojnë, kur ti sot je çdo kund për be,
më i gjallë se ata që jetojnë.
Sa në njërin aq në tjetrin kryeqytet,
i hipur në kalë e me shpatë kalon shkallët, për së vdekuri ke pushtuar çdo kontinent, gjë që nuk e bëjnë dot të gjallët.
Ajo shpata jote që çante botën, dhe bënte të jetë ajo në dysh, ashtu ajo prapë sot e çan kohën, duke të dhënë jetë shumëfish.
Ka kohë që osmanët shkuan, tash shërbëtorët e tyre të urrejnë, të gjithë të huajt për vete të duan, po ty vetëm shqiptarët të kenë.
96
ISMAIL KADARE
“Ata njerëz të malit e ata njerëz me bisht”, kështu armiqtë hanin paragjykime ndaj nesh, po fundi i kësaj historie të trishtë,
qe atë ditë kur letrat tua dolën në shesh.
Nga asgjëja bëre një gjeneral poliglot, që në pesëdhjetë gjuhë i foli botës, një gjeneral i vërtetë i tillë s’ishte dot, pa asnjë të shtënë t’i sillej tokës.
Ngado nëpër stacione të metrosë, biletat i shohin a librat tu i lexojnë,
më e shtrenjtë është magjia e Kadaresë, e atij shqiptarit të gjithë ata thonë.
Sot poezi e prozë shkruhet çdo orë,
dhe shumë libra botohen përditë,
botë me më shumë shkrimtarë se banorë, po veç Ismail s’ka një të dytë.
97
PADREJTËSI
Mësojmë për alamet heronj
Në histori
Dhe asgjë s’dimë për kuajt e tyre Jetë e padrejtë
98
FRIKA E NJERIUT TË PARË
Një ditë Njeriu i parë nxori kokën në breg të varrit
Donte të takonte dikë nga ne për ta pirë qoftë edhe një kafe Po kur i pa ca njerëz të zhveshur e me heshta u frikësua Këta barbarë mund të më vrasin prapë tha
Dhe shtyu me këmbë dheun edhe për disa centimetra
99
FRIKË NGA TË VDEKURIT
Kam frikë nëse të vdekurit do të zgjoheshin
Nuk kam frikë për arsyen e rëndomtë të të gjallit nga i vdekuri Kam frikë nëse ata do të zgjoheshin
E kur të na shihnin ne të gjallëve
Do të dëshironin të vdisnin edhe një herë
100
DITA E POEZISË
Në vendin e heronjve të rremë
ku asgjë nuk është në vendin e vet
e gara cili të të vrasë më parë është e madhe ngaqë politikani duhet ta dënojë rastin gazetari duhet ta bëjë lajmin
e bile edhe poeti duhet ta shkruajë elegjinë jeta është përditë një poezi që dhemb
në mundsh që ta shkruash
101
REFUGJAT
Në fytyrë më rrinë lotët
Që ju dalin nga sytë
Gjembat që ju ngulen në trup Në zemër i ndiej
Vetëm pak pas juve më vjen kërbaçi Si zëri në bjeshkë
Lodhjen që e keni
Në shpirt e gjej
Refugjat jam
Derisa ju të ktheheni Në shtëpi
*Refugjatëve nga lufta e Sirisë
102
NË GJYQ ME VETEN
Si një të pandehur
Një ditë do ta marrësh veten në pyetje
Për të gjitha duart që i ke lënë të varura në ajër
Për të gjithë trupat që s’iu ke bërë krah
E për të gjitha rastet ku nuk ke shërbyer për të shtyrë
Si një prokuror akull i ftohtë
Një ditë do ta marrësh veten në pyetje
Për të gjitha buzëqeshjet që nuk i ke dhënë Për të gjitha fjalët që nuk i ke thënë
E për gjithë dashurinë që e ke mbajtur
Një ditë do ta marrësh veten në pyetje Përditë kujdesu që kur të vijë ajo orë Të kesh sa më pak nevojë për përgjigje
103
FRIKË POSTFESTUM
Shpesh gjatë jetës më ka ndodhur
Që të frikësohem më vonë
Vetëm kur ai/ajo ata/ato kanë shkuar Një të nesërme e di që do të kem frikë Edhe për sot
104
PARAVDEKJE
Njeriu kurrë nuk vdes ditën që e fusin nën dhe
Varrimi është vetëm një ceremoni formale
Një vulë legjitimuese që dikush nuk është gjallë
Njeriu është i vrarë shumë kohë më parë
Përpara se ta përcjell një kortezh me kurora e lule
Për në banesën e fundit në periferi të qytetit
Njeriu vdes atë ditë kur s’i plotësohet asnjë dëshirë modeste Para së cilës nuk mund të tregojë se jeton
Varrimi është vetëm një akt xhentëlmen i atyre që e kanë vrarë
105
KOPSHTI
Para kopshtit
Ka bodigardë
Dyert janë të mbyllura me zinxhirë Përreth jashtëqitje njerëzore
Po gjelbërimi
Lulet më të bukura
Janë atje brenda
106
ATENTAT
Nuk i frikësohem asnjë atentati të madh Sepse u shpëtova plot atentateve të vogla Atentate pa plumba e pa bujë
Po që ishin atentate
Atentate me fjalë
Me gënjeshtra
Me hipokrizi
Që kishin një formë vdekje
Pastaj çdoherë duhej ngritur
Duhej marrë veten nga plagët
Për t’ia nisur edhe një herë çdo gjëje nga fillimi
107
MEÇ
Jeta s’është çasti
Kur ti ngjitur me këmbë në laurë
Ul qafën dhe pret të varin medalje
Është meçi i përditshëm
Që shpesh të nokauton
Rast që bota të shikohet edhe prej fundi Qielli asnjëherë s’mund të jetë pa një dritë
108
PAK JETË
Shumë pak jetë po më kujtohet
Në të gjitha faqet e kujtesës
Shoh vetëm Sizifin e lodhur
Prej detyrës së rrokullisjes së gurit Nëse i thonë jetë kësaj
109
ALEKSANDËR I MADH PA TERRITOR
Natën vonë kur dal nga internetkafeneja i lodhur
duke më marrë gjumi
shikoj ndërtesat e mëdha
dhe them
ku të shkoj tash
unë Aleksandri i madh për nga ëndrrat pa asnjë territor të vogël në të vërtetë
110
LUTJE NGA PROKRUSTI
Më kishte çuar fjalë Prokrusti mitik, përmes ca korrierëve të sotëm politikë; “Eja në shtrat ta bëjmë një ndërhyrje” po i thashë: S’kam nevojë t’u bëj atyre.
Dhe ishte kthyer prapë për në Antikë, që s’pranova ofertën e tij i dëshpëruar, ndërsa unë do të ngel në të njëjtën pikë, sa të mund të vazhdoj i pandryshuar.
111
EPOKA IME
Kur të vijë epoka ime
Do të jetë e gjatë
Shumë më e gjatë
Se pritjet e mosardhjes së saj
Kur të vijë epoka ime
Më e gjatë se e perandorëve do të jetë E xhelozuar prej të gjithëve
Epoka ime
Askush s’e pret i gjallë
112
PËRMBAJTJA
PARATHËNIE, 7 HIMNE PËR LULET
Ç’LULE JE TI, 11 LULE, 12 PAMUNDËSI, 13 PAMJAFTUESHËM, 14 DASHURI, 15
DUKE KËRKUAR NJË FJALË, 16 MISION I PAMUNDUR, 17 ÇAST, 18
TRINITET, 19
EVË, 20
PARAJSË E SHKURTËR, 21 DASHURIA BIE SI GJETHET, 22 KUR HUMBIN ENGJËJT, 23 MURI MË I MADH NË BOTË, 24 MUT I BUZËQESHUR, 25 VJESHTË NJERËZISH, 26 HESHTJE, 27
OKUPIM, 28
VDEKJE E GJALLË, 29
FJALËT E FUNDIT, 30 MONUMENTI I MARRËZISË, 31 PA DASHURI, 32
I NJËJTI QYTET, 33
LOJË, 34
IDEAL, 35
113
MALL, 36
SHPESH, 37
E KUPTOJ QË TË KAM DASHUR, 38 MOUNT EVEREST, 39
MË VJEN KEQ, 40
DIELLIT TË PERËNDUAR, 41
VRIMA E KUJTIMEVE, 42
SYTË E KUJTESËS, 43
MASHTRIM, 44
LEGJENDË, 45
TË IKURIT, 46
NJËJTË, 47
MË MIRË (MË KEQ), 48
ÇARJE, 49
ROMEO DHE ZHULIETA NË PRISHTINË, 50 PARA ARDHJES, 51
RRUGA PËR TE TI, 52
TURKESHA, 53
GJETHE DAFINE, 54
SHTATË DITË, 55
RRËFIM I LEHTË, 56
DEFINICION TORTURE, 57
GRACKA E DASHURISË, 58
PRANË DETIT JON, 59
BUKURI SHQIPTARE, 60
KËNGË QË QAJNË
KARTOLINË URIMI PETER HANDKES, 63 KOSOVA E LIRË, 64
ATDHEU IM, 65
ATDHEU NË SPITAL, 66
USHTRIME STILISTIKE ME ATDHEUN, 67 ATDHEU, 68
114
VEND I MALLKUAR, 69
VENDI IM, 70
KURDISJE E HUQUR, 71
ËNDRRA E DIKURME, 72
DJAJTË FLASIN BUKUR GJUHËN E ENGJËJVE,73 NJË DITË PAS LIRISË, 74
LUFTA MË E KEQE, 75 PARA SE TË NDODHË, 76 HEROI I LUFTËS, 77 INVALIDI I LUFTËS, 78 IKJA E NJERIUT, 79 IRONI, 80
IKJE, 81
SHQIPONJA QË NUK DUKET SI VETJA, 82 PRISHTINË, 83
PRISHTINA, 84
PRISHTINA IME, 85
SHTËPIA, 86
ALTER EGO, 87
KUKULLA E GJETUR, 88
VARG NË ËNDËRR, 89
NORMAL NË ÇMENDINË, 90
50 CENTË, 91
DEHJE, 92
QENI HUMANIST, 93
GJUHA SHQIPE, 94
NËNA TEREZË, 95
SKËNDERBEU, 96
ISMAIL KADARE, 97
PADREJTËSI, 98
FRIKA E NJERIUT TË PARË, 99
FRIKË NGA TË VDEKURIT, 100
DITA E POEZISË, 101
REFUGJAT, 102
115
NË GJYQ ME VETEN, 103 FRIKË POSTFESTUM, 104 PARAVDEKJE, 105 KOPSHTI, 106
ATENTAT, 107
MEÇ, 108
PAK JETË, 109
ALEKSANDËR I MADH PA TERRITOR, 110 LUTJE NGA PROKRUSTI, 111
EPOKA IME, 112
116
Autor: URAN KRASNIQI
Titulli:
LULE MES NDËRTIMESH TË EGRA
poezi
Botoi: ARMAGEDONI shbarmagedoni@gmail.com +383 44 835 499
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
821.18-1 Krasniqi, Uran
Lule mes ndërtimesh të egra : poezi / Uran Krasniqi.- Prishtinë : Armagedoni, 2020.– 117 f. ; 21 cm.
ISBN 978-9951-780-13-1