–ROMAN I SHKRIMTARES SE NJOHUR BAJAME HOXHA – ÇELIKU–
Pergatiti Fritz RADOVANI–
Një vajzë 11 vjeçare Arixhofka, ka fillue “Universitetin” në disa fakultete të njohuna…
Nder dokumenta Ajo ruen emnin Bajame Hoxha-Çeliku, emen që atëherë njihej nga pak kush.., ose, ma mirë me thanë vetem nga shoqnia e Saj në barakat e atjeshme…
Gjithkah e rrethueme nder tela me ferra… Një ferr’ i vertetë – Shqipnia komuniste!
Mija e mija metra tel me ferra nder sa e sa qytete e fshatra që rrethonin Shqiptarët!
Të vjetrit kanë thanë dikur: “Vetë jeta asht shkollë !”, këte verteton Arixhofka sot!
Nen rrezet e Gazetës “Dielli” lexova nga poetja Bajame një poezi per At Fishten…
Nuk ishte aspak emen i panjoftun! Portreti i Bajames kur e perfundova së lexuemi poezinë mu duk sikur shkelqente ma fort! Mbas një jete të mnershme, buzqeshte!..
Mu kujtue një roman me 580 faqe që ka shkrue e nderuemja Bajame e që titullohet “VAJET E PRANVERES MASHTRUESE”, që miqësisht ia kerkova e, Ajo ma dergoi. Më tregoi se romani ka karakter historik dhe se Emnat besoj ke me i njohë… Ishte pikrisht ato ditë kur unë botova një artikull dhe ku shenova në fund: “Me 15 Maji 1945 (EH) ka nenshkrue interrnimin e këtyne fëmijve nen moshen 14 vjeç: Klorja, Lajdja, Katrina, Zefi, Mojsi, Leka, Elena, Bibjani, Nikolla, Klara, Isabella, Tonini… Vetem të familjes Mirakaj… Po në gjithë Shqipninë sa bahen?!..” Dhe, pikrisht kjo Arixhofka më shkruen: “Të gjithë ato emna i njoh!”… Me të vertetë u topita randë!
Shumë shpejtë më dergoi edhe romanin e Saj, me një parathanje të z. Qazim Shehu.
Kujtoj vite perpara kur pata lexue romanin “Rrethimi i Shkodres 1913” nga Don Ndoc Nikaj, pra, romanin e parë në letersinë shqipe, aty shkruhej: “…nji nder lagjet ma të shkatrrueme nga gjylet e malazezëve asht kenë ajo e Badrave në Shkoder…”, dhe, me vite të tana s’ më hiqej nga mendja shkatrrimi i rrugës ku jetojshe unë në Shkoder.
Po Arixhofka e vogel që as nuk besoj se e din “pse?”, e filloi e vazhdoi gjithë jeten per ma shumë se 32 vjetë nder kampet e mnershme komuniste t’ interrnimit, tue fillue si fëmijë, vajzë e re, nuse e nanë e nderueme, vetëm pse i kishin zhdukë baben…
Kam lexue edhe ndigjue shumë ngjarje të trishtueshme, madje edhe të mnershme të atyne kampeve shfarosëse, kam pa edhe kampe pune të detyrueshme të Kavajës dhe të Rinasit, kur po ndertohej aeroporti, kam lexue kuriozitete dhe kam pasë rasen me njoftë një Nanë, që më ka tregue sesi në kampin e interrnimit të Vlonës, “nga ora 10 e natës, policët i merrnin vajzën.., dhe ia kthenin nga ora 3 ose 4 e mengjezit…”. një nga tmerret ma të mëdhaja që kanë kalue disa Nana të Nderueme Shqiptare… E kjo ma e mnershmja ngjarje per një Nanë.., i rrezikonte rrezikzezat per çdo minut! Kudo ku Ato venin kamben kercnoheshin nga barbarët vrastarë dhe antinjerzorë, deri aty sa shumë nga ata fatzeza shifnin me sy edhe shfarosjet e burrave dhe trashigimtarve të tyne, pa ma të voglin faj ose të pakten një fyemje, që ndryhej në zemrat e tyne…
Romani fillon me pershkrimet fëminore dhe dalngadalë Arixhofka tue u rritë dhe, në mbrendinë e rrethinave të atyne kampeve interrnimi tue ndryshue gjithshka… Pa e kuptue fillon me ndryshue edhe jeta, gja që të duket krejt normale nga pershkrimet aq me mjeshtri të Autores, që e pasunon shkrimin me aq shumë epitete dhe figura letrare sa lexuesi harron se asht tue vazhdue me ecë i rrethuem në tela me ferra.
Shkrimtaria e njeh aq mirë gjuhen shqipe dhe pasuninë e saj në letersi, sa asnjëherë nuk mërrinë me u ndalue dhe me u kujtue si asht e mujtun me e perdorë dialektin e Jugut aq korrekt një vajzë e re e rrethueme me mirditore, tepelenase, gjinokastrite apo kelmendase e tropojane… Të sjellun me polici nga të gjitha viset e Shqipnisë.
Po deshte me njoh aftësinë e Arixhofkës në zhvillimin psikologjik nder rrethanat ku po rritej Ajo, lexo me kujdes dialogun e bisedave të saja në shoqni, në punë dhe me polic të cilët, janë të kudondodhun dhe si rriçnat gjakpise nder ata vende torture.
Autoria e romanit, asht e paisun me një kujtesë të mbinatyrshme, e ruejtun aq shumë nder ato vuejtje me një freski emnash, mbiemnash, ngjarjesh, vendesh e skutash, me aq kujdes sa njeriu tue lexue fillon e dyshon per mbajtje ditari sekret… E shpesh, rri e mendon, si mundet me u rikujtue ajo jetë e mbytun në vuejtje edhe me data e stinë?
Në liber gjithshka lidhet me psikologjinë e krahinave, ku nepermjet bisedave të bame me shoqe Autoria, nxjerrë në dritë inteligjencen dhe karakterin e paster të shoqeve të veta dhe e zberthen ate të lidhun me edukaten familjare e traditen krahinore.
Atyperaty, përballet me policin ose agjentin e sigurimit të shtetit, ku nepermjet gojës së flliqtë të tij, zbulon mbrendinë e shpirtit barbar që mendon e punon gjithshka si e si me dermue dhe me shnderue karakterin e Atyne viktimave të pafajshme. Dialogu i tyne me t’ interrnuemit ka vetem një qellim: “Në se gabon dishka, e presin prangat!”
Në dukje e pabesueshme, po me djallzinë e tyne, gjithshka i sherben diktaturës…
Me shumë mjeshtri Autoria ka realizue bisedat provokuese të atyne agjentave me të gjitha moshat e vuejtësve, per qellimin e tyne djallzor: “Me rekrutue moshat e reja e deri tek pleqtë që po mbyllnin vitet e fundit të jetës në dishprim të plotë, pa as ma të voglen shpresë me pa para vdekjes vetem një ditë veten të Lirë!” E, perballë barbarve në rrugen perpjetë kodres Kalvarit, asht Nana… Mbretnesha e vuejtjeve të jetës… Ajo, edhe pse me shkarpa e zhele të veshuna per trup, ecë e ecë tue i rrigue lotja… Rri e mendon per burrin e arratisun, djalin e burgosun, vllaun në hetuesi dhe vajzen që e mundon me vajzninë e saj pa asnjë shpresë me krijue Familjen e Shpresës e t’ Besës!
Lodhet e shpesh rrzohet si Krishti nën Kryq, po moralin e ka të hekurt, asht Bijë Fisit dhe nuk ia turpnon kush Asaj prakun e Derës, as Sofren e Atyne Stajanicave që nder shekuj kanë nderue kullat e të Parve të tyne, kur me besë lidhne Kunoren Shejte!
Shkrimtarja jonë njeh traditat e zakonet e krahinave, po mbi të gjitha në moralin e Saj nuk gjindet një shkendi sado e errtë fanatizmi. Bajamja e vogel e derisa u martue kje modeli i Vajzës.., e i Grues ma të Nderueme prej të gjitha Besimeve n’ ata kampe. Ndersa në romanin e Saj shperthen dashnija e brumosun me sinqeritet dhe pasterti shembullore, kryesisht per brezat e reja, ku mungesat janë të mëdhaja. Sot asht pak e vështirë me gjetë një roman të këtij modeli ku, gjithshka thuret me moral brilant!
Po, fatmirsisht Bajame Hoxha-Çeliku e ka realizue një Kryeveper të tillë, me guxim të pakrahasueshem, me pasterti mendimi e Shpirti të brumosun nder vuejtje, po mbi të gjitha romanin e ngriti dëshira e madhe për Lirinë e Atdheut dhe morali i paster i Shqiptarve që vuejtën, po asnjëherë nuk kerkuene me u njollosë as shkarpash me gjakun e tiranve dhe barbarve komunistë, që i nxine jeten Prindve të tyne, Këtyne vetë dhe pasuesve trashigimtarë që janë shpernda nepër Botë per një kafshatë bukë!
E, nëse ndokush kerkon me dijtë Historinë e Kampeve t’ Interrnimit nga komunistët barbar dhe të pabesë po, mbi të gjitha vrastarë e gjakbasa plaçkitës, merrni e lexoni romanin e Bajame Hoxhës, Aty asht Historia e plotë e vuejtjeve të Shqiptarve! Romani “VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE” asht Kryeveper e Letersisë Shqipe moderne të Shekullit XXI. Aty n’ se e keni harrue asht edhe komunizmi gjakatar me tiparet e veta të pabesa dhe vrastare! Historia shkruhet vetem si e ka shkrue Bajamja.
E tue shikue foton e Saj gjithnjë tue buzqeshë, njeriu shikon një zemer të hapun, që shperthen edhe në vargje plot knaqësi e pasterti Shpirtnore. Vargu i Saj asht një nga shperthimet poetike plot ambelsi, i kandshem, i qetë e plot nektar të mbledhun nder livadhe.., aty ku kosa e barbarit merrte jetë njerzish të pafaj e të paster si biluri, t’ asaj Rinije aq të dashtun e të paster Shpirtnisht, bash si ata prroje e lumej që nder ata tmerre vetem i shperlanin Shpirtin asaj rinije plot vuejtje, vorfni dhe etje t’ pashueme nga urrejtja e vllavrasja e pashoqe, por sot.., asht Ai brez që vetem di me falë! Vargu i Bajames asht një Himn i vertetë i Atij Flamuri, ku Gjaku i Rinisë Shqiptare ka shlye pergjithmonë yllin pesë cepash të vrasjeve terroriste të bolshevizmit skllavnues…
Jo m’ kot Bajamja i këndon sot “Hyllit të Dritës”, popullit të Saj… Shqiptarisë!
Një cilësi e Burrneshave tona, kur tek portaria i shkonte gjaksi…Po, edhe nuk harron!
Tek libri i Arixhofkës, sejcili ka me kerkue vetveten.., “bash ashtu si e ka falë Zoti!”
Shqiptarët tue kalue nder duer librat e Saj, do t’a kuptojnë mbrendinë e tyne, faktet e ngjarjet që koha do ti vendosin shpejtë me thesaret tjera në fjalorin enciklopedik!
Arixhofkës, i uroj jetë të gjatë dhe prodhimtari të shkelqyeshme, per edukimin e një Rinije Atdhetare Shqiptare ashtu si asht edhe Ajo vetë, trashiguesit dhe romani i Saj!
Me shumë respekt per Arixhofken:
Melbourne, 25 Tetor 2020. Fritz RADOVANI