• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vaksina e Coronës për të gjithë

May 2, 2020 by dgreca

Von der Leyen për DW: Vaksina e Coronës për të gjithë/

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me profesion mjeke, synon të hënën në konferencën ndërkombëtare të donatorëve të mbledhë 7,5 miliardë euro që vaksina e Coronës të jetë e mundur për të gjithë.

Deutsche Welle: Zonja von der Leyen, të hënën Komisioni Europian në një konferencë donatorësh kërkon të mbledhë 7,5 miliardë euro për të zhvilluar një vaksinë kundër virusit Corona dhe të mbështesë terapitë kundër COVID-19. Çfarë doni të arrini ju?

Ursula von der Leyen: Për ne është e rëndësishme që të gjejmë një përgjigje të fortë kundër virusit Corona. Ai nuk njeh kufij, nuk njeh kombe. Virusin mund ta mundim vetëm me një vaksinë. Prandaj duhet të veprojmë në mënyrë globale dhe të koordinuar, sepse duam të pengojmë që të kenë qasje tek vaksina që do të zhvillohet dikur, vetëm ata që kanë para. Kemi filluar të veprojmë në mënyrë të koordinuar për virusin, por tani duhet të zgjerojmë kapacitetet për ta prodhuar kur ta kemi. Nevojiten vaksina në shifra të papërfytyrueshme të mëdha. E duhet të sigurojmë që ato të jenë shpërndara drejt dhe me çmim të arsyeshëm në çdo cep të botës. Për këtë po punojmë. E për këtë kemi nevojë për fonde. Kemi një rrjet global dhe të hënën duam të mbledhim në një konferencë donatorësh 7,5 miliardë euro. Ky është vetëm fillimi, më vonë do duhen më shumë.

Thatë se duhet një çmim i arsyeshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, shkon më tej duke thënë, se vaksina duhet t’i përkasë të gjithë botës dhe jo shteteve të caktuara. A i përket kjo vaksinë njerëzimit?

Natyrisht duhet të ketë qasje çdokush në këtë vaksinë. Prandaj kemi ftuar shumë aktorë, si për shembull Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Fondacionin “Melinda-und-Bill-Gates”, fondet „Welcome-Trust”, „United Global Funds”, për të përmendur disa prej tyre. Mbështetemi nga shumë shtete në botë. Këtë iniciativë e solla në takimin e G20-s. Kjo është e nevojshme që të ndjekim një strategji globale e të koordinuar.

Ndërkohë ekonomia europiane është goditur rëndë. Ka kritika, se BE ndërmerr shumë vonë diçka. Ju po përpiqeni për një fond rimëkëmbeje të ekonomisë në BE. Por nuk ka plan konkret. Sa urgjent është ky fond?

Fillimisht ne, BE dhe vendet anëtare kemi mobilizuar për krizën akute një shumë prej 3400 miliardë eurosh. Ndihmat shtetërore u organizuan të tilla që të jepen fleksibël, ashtu si edhe fondet aktuale europiane. Kemi krijuar një program për të ruajtur vendet e punës. Njerëzit paguhen për punën me orar të shkurtuar, që më vonë kur firmat rentabël të startojnë sërish të kthehen në orar të plotë. Por kemi nevojë për një instrument më të madh për rimëkëmbjen. Kemi propozuar, që të punojmë me buxhetin shtatëvjeçar të BE por ta zgjerojmë atë me një instrument, që afrohet me një plan Marshall. Ky është një instrument për investime dhe solidaritet që do të mbahet nga të 27 vendet anëtare. Kemi të bëjmë me një ndërmarrje të madhe, por jam plot besim, se do ta realizojmë.

Si do të jetë ky instrument. Ka shtete jugore si Italia e Spanja që kërkojnë borxhe të përbashkëta, coronabonds. Kundër kësaj janë Gjermania e Holanda. Çfarë do të përfshijë ky instrument?

Në të gjithë këtë instrument ne me siguri do të kemi një balancë të drejtë mes granteve dhe kredive. Në këtë procedurë duhet të negociojmë me të gjithë vendet anëtare, por e rëndësishme është, që vendet anëtare janë dakord t’i hyjmë kësaj rruge.

Një temë tjetër që luan rol është ajo e vlerave dhe parimeve europiane. A jeni e shqetësuar, se kriza mund të përdoret në BE për të kufizuar të drejtat demokratike, si në Hungari për shembull?

20 shtete të BE morën masa të pazakonta, që është në rregull në kohën e krizës, sepse duhej vepruar shpejt. Por këto masa duhet të jenë proporcionale dhe të kufizuara në kohë. Kjo është shumë e qartë. Dhe ato duhet të verifikohen nga ana demokratike. Ne e ndjekim me shumë vëmendje, si zbatohen këto masa, kur bëhet fjalë për lirinë e fjalës apo të medias. Jemi të gatshëm të ndërhyjmë menjëherë, nëse diçka nuk është e përshtatshme apo nuk është e kufizuar në kohë.

Kur Hungaria më 30 mars miratoi ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme, ju thatë, se kriza e Coronës nuk duhet të keqpërdoret për të minuar demokracinë, por nuk përmendët Hungarinë. Për këtë kritikoheni. Ju vjen keq sot që nuk e përmendët me emër Hungarinë?

Për ne është e rëndësishme, që të vlerësojmë njësoj çdo vend anëtar. E drejtë, kemi pasur përvoja të vështira në lidhje me Hungarinë. Ne do ta shohim këtë me shumë vëmendje, por duhet të ketë edhe drejtësi mes vendeve anëtare. Pretendimi që ne i mbajmë lart të drejtat themelore në BE dhe jemi mbrojtës të marrëveshjeve funksionon vetëm nëse jemi tërësisht neutralë kundrejt të gjitha shteteve anëtare. Por duhet të jemi gati që të veprojmë, nëse ka zhvillime të shtrembëruara. Këtu jam e qartë: Ne do të ndërhyjmë, kur të shikojmë, që masat nuk janë në përpjesëtim.

Si e shikoni këtë situatë në botë dhe Europë si mjeke?

Kjo krizë e Coronës është paimagjinueshme, por ajo ka anë të tjera. Na tregon, se çfarë gjërash duhet të mësojmë. Kemi nevojë për një shkëmbim gjithnjë e më të mirë të të dhënave mjekësore në BE, por edhe në botë për të qenë të përgatitur më mirë. Shohim, se sa e rëndësishme është të kemi sisteme shëndetësore efektive, që dinë të përballojnë krizat dhe gjendjen e shokut. Duhet të zgjerojmë mundësitë që artikuj të rëndësishëm mjekësore si veshjet mbrojtëse apo aparate intubimi t’i prodhojmë në Europë, t’i magazinojmë aty e shpërndajmë. Por kemi parë edhe solidaritet javët e fundit. Mjekë rumunë e polakë që kanë shkuar në Itali. Italia ndan teste me vende të tjera. Franca ka dërguar pacientë në Gjermani e Austri. Franca ka dërguar maska në Spanjë e Itali. Ka shumë shembuj solidariteti. Të bën mirë të shohësh një gjë të tillë.

Bisedën e zhvilloiSarah Kelly.

Dr. Ursula von der Leyen (61) është presidente e Komisionit Europian nga dhjetori 2019. Më parë ajo ka qenë politikane e CDU-së. Mjekja e specializuar ka qenë edhe ministre e Mbrojtjes në kabinetin e Angela Merkelit.

Filed Under: Interviste Tagged With: Vaksina per te gjithe, Von der Leyen

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT