Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se me vlerat e indeksit të ngrohjes sot e nesër temperatuara do të jetë 105-107 degree/
Shkruan: BEQIR SINA,New York/
NEW YORK : Pjesa verilindore e SHBA-së, hyri në ditën e pestë të saj që është përfshirë nga një valë e të nxehtit rekrod, të paktën në këto dy dekadat e fundit thonë ekspertët.Valë e ngrohtë e përfshiu bregun lindor të SHBA-së, duke filluar nga Bostoni deri në Uashington, ku temperaturat në disa zona kanë mbërritur mbi 40 gradë Celsius.
Ndërsa shtetet e pjesës qendrore dhe jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kan si normale në këtë sesion këtë lloj të nxehti, këtë javë ka qenë pjesa verilindore ajo që ka thyer rekordin, me temperatura e të të nxehtit.
Gjatë këtyre pesë ditëve, pothuajse i gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë i përfshirë nga të tilla temperatura të larta, që kanë kaluar mbi 37 gradë celcius, dhe dje kaluan në disa zona 40 gradë celecius.
Qyteti i Çikagos regjistroi së fundmi temperaturën rekord prej 39.4 gradë celcius, ndërsa parashikimet e meteorologëve thonë se kjo valë të nxehti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Situata vështirësohet për ata persona të cilët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e ngarkesave.
Në shtetin e Virginias Perëndimore me rreth 1.9 milion banorë, sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta e popullsisë ende vuan mungesën e energjisë elektrike. Fundjava pritet që të ketë temperatura edhe më të larta. Sipas parashikimeve pritet që kryeqyteti amerikan Uashington të thyejë rekordin e temperaturave të larta ditën e nesërme, pasi pritet që termometri të shënojë 41 gradë celcius.
Më së shumti nga vapa është goditur pjesa lindore, ku temperaturat as natën nuk bien në 25 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ngrihen në mbi 40 gradë. Natyrisht, vapa e tillë shkakton edhe lagështi të madhe ajri.
Sipas vlerësimeve të zyrtarëve amerikanë, për shkak të vapës kanë vdekur disa persona, ndërsa meteorologët parashikojnë që vala e vapës më të madhe të lëvizë nga Chikago dhe Detroiti drejt bregut lindor, ku gjenden New Yorku, New Jersey, Saint Louis e qytete tjera. Janë mbyllur shkollat që nuk kanë pajisje klimatike, ndërkohë që në shumë qytete është vazhduar puna e pishinave publike deri në orën 22:00.
JFK aeroport është goditur nga 100 gradë në fillim të pasdites dje, duke vendosur një rekord të ri sipas nivelit Carkoon inflamacionit Sarlacc-.Rekordin e mëparshëm për këtë datë është vendosur vetëm vitin e kaluar, kur temperatura me e lartë ishte 96 degree.
Mos harroni, se Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se me vlerat e indeksit të ngrohjes sot e nesër temperatuara do të jetë 105-107 degree.
Vala e të nxehtët që përhapet me shpejtësi duke përfshirë zona të tëra nga Midwest deri Northeast të bregut lindor të oqeanit Atlantik, po thyen rekordin – sot të premten dhe nesër shtunën temperatura do të kaloi 100-shkallë.
Megjithëse, pritej një përmisim i lehtë, sipas sinoptikëve “nuk ka as pak shpresa” sepse e premtia dhe e shtuna nuk do të sjellë lehtësimin e shumë pritur. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi të nxehtit mbi 100 degree(mbi 40 grad celcius) në disa shtete, duke përfshirë shtetet: Oklahoma, Nebraska, Iowa, Kansas, Illinois, Missouri, Kentucky, Ohio, Virginia, North Carolina, Maryland, Indiana, Pennsylvania, New York, New Jersey dhe Connecticut. .
Një rekord-temperaturë të lartë u vendos të shtunën në Parkun Qendror të Nju Jorkut, kur termometri shënoi temperaturën 111 degree. Në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në New York, teremometri shënoi temperaturën 105 degree deri në 107, duke thyer atë që ishtë arritur në 23 korrik 1972. Në aeroportin e New Jeseyet Newark, sot temperatura arriti 107 degree, duke kaluar ditën më të nxehtë që ishte ajo e 23 korrikut 1955 me mbi 100 degree. Të premten, temperatura në Newark do të ketë një tjetër rekord të lartë 108 degree.
Qendrat e ftohjes, parqet, dhe pishinat janë të hapura me orë të zgjatura në të gjitha pesë lagjet qytetit të New Yorkut.
Eneregjia elektrike u ndërpre për 50.000 konsumatorët sot pasdite në zonën metropolitane në New York.
Temperaturat mbi 100 degree shkruan shtypi amerikan do të jetë këtë fund javë edhe në Washingtonit DC
Joseph Robertson, shefi i batalionit të zjarrfikësve në Prince William County, tha se afro 150 njerëz kanë kërkuar ndihmë, kryesisht me sëmundje të lidhura me të nxehtin. Ai tha se 11 vetë nga këta u dërguan në spitale, por nuk ka pacientë që besohet të jenë në gjendje kritike.
Në Karolinën e Veriut, ku temperaturat prej sot i kaloi të 100 degree do të jetë nesër dhe pasnesër e shtunë, spitalet janë duke parë një rritje të njerëzve që kërkojnë trajtim për sëmundjet të lidhura me nxehtin, dhe kan marrë të gjitha masat.
Kryqi i Kuq Amerikan është duke punuar me një staf të posaçëm në një stacion ftohës në Charlotte për të ofruar pije dhe snacks. Rreth 200 njerëz vizituan stacionin vetëm sot, kur ajo u hap.
Në punonjës i Kryqit të Kuq tha se : “Ne ofrojmë një mjedis të ftohtë, një vend për të marrë në edhe jashtë pije dhe ujë të ftohtë.”
Kansas City sot e pa ditën e tij më të nxehta të vitit, zyrtarisht temperatura ka arritur në 101 degree, tha stacioni NBC .
Sot është dita e pestë rresht, që temperaturat sillen reth 101-degree në rajonin Filadelfia, një rekord ky që mbahej prej 23 korrik 1978- me 99 degree, raportoi Philadelphia Inquirer.
“Ne kemi një front të dobët të, të ftohtit që vjen nga e diela deri të hënën, e cila do të na japë një lehtësim, por jo shumë,” tha një zyrtar i lart i qendrës meteorologjike në Heather Sheffield në Uashington, DC
Ndër të tjera temperaturat rekord për këto ditë ishin edhe Georgetown, Delaware , në 104 degree, duke e kaluar atë të 101 degree në vitin 1952 .
Në Atlantic City, New Jersey, 105 gradë, kan thyer rekordin e 100-degree të vendosur në vitin 1991.
Shtetet perëndimore amerikane po përjetojnë një valë të nxehti, me temperaturat që kërcënojnë të thyejnë rekordet e të gjitha kohërave në Tokë. Në Feniks, Arizona, termometri arriti në 47 gradë Celsius ditën ë premte, ndërsa në shkretëtirën Lugina e Vdekjes, në Kaliforni, arriti në 51 gradë Celsius.Vala e të nxehtit pritet të zgjasë gjatë gjithë fundjavës. Autoritetet në këto rajone po hapin qendra freskimi dhe druhen se i nxehti mund të vonojë fluturimet ajrore. Një zëdhënës i aviacionit amerikan deklaroi se temperaturat në Feniks do të monitorohen me vëmendje, .Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka bërë një paralajmërim për zona të ndryshme të rajonit, përfshirë Las Vegasin, duke u bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes deri të hënën në mëngjes.Zona nga pesë shtetet, përfshirë Koloradon dhe Jutahun, do të pësojnë një rritje të temperaturave mbi 37 gradë Celsius gjatë fundjavës.“Do të shkojmë përtej niveleve rekord në zonën e Feniksit dhe në zonat jug-perëndimore të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Mark O’Malley.Temperaturat në Luginën e Vdekjes në Kaliforni parashikohet të arrijnë në 53 gradë Celsius gjatë fundjavës. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë, 57 gradë Celsius, u verifikua rreth 100 vjet më parë, në 10 korrik 1913.Shkencëtarët thonë se vija ajrore e Amerikës së Veriut, që influencon në kushtet e motit, është bërë më e çoroditur në vitet e fundit, duke shtuar gjasat që sistemi meteorologjik të ngelet në vend
Si të mbroheni nga vapa e madhe
Shmanguni diellit mes orës 10 dhe 17, mbajeni banesën të freskët, hani ushqim të lehtë dhe pa shumë mëlmesa, pini sa më shumë ujë ose çaj dhe mos harroni t’i kontaktoni më shpesh më të dashurit tuaj.
Nëse është e mundur, dalja në diell duhet të shmanget në mes orës 10 dhe 17, veçanërisht për të sëmurët e zemrës dhe të sëmurët nga diabeti. Nëse daljen nuk mund ta shmangni, gjithsesi mbrojeni kokën me kapelë ose shami. Mos harroni që gjatë ditës të konsumoni dy litra lëngje, ndërsa nëse keni angazhime më të mëdha fizike, edhe më shumë. Shmangni pijet me gaz dhe me sheqer dhe pini ujë apo çaj. Nga gjellët rekomandohen supat dhe ushqimi i përgatitur në avull dhe gjithsesi duhet të hani edhe pemë dhe perime sezonale. Shmangni ushqimin e fërguar dhe shumë të kriposur.
Freskojeni shtëpinë tuaj – temperaturën e dhomës mbajeni nën 32 gradë celsius gjatë ditës dhe nën 24 gjatë natës, përdoreni ajrin më të ftohtë të natës, uleni sasinë e ajrit të nxehtë brenda banesës, varni peshqirë të lagët, ndërsa kur e keni klimën të ndezur, mbyllni dyert dhe dritaret.
Nëse në familje keni persona më të moshuar me të cilët nuk jetoni, gjithsesi duhet t’i kontaktoni më shpesh, ndërsa e njëjta vlen edhe për fqinjët dhe të afërmit tjerë më të moshuar.
Nëse merrni ndonjë lloj ilaçi, konsultojeni mjekun se çfarë ndikimi mund të kenë ato ilaçe në termorregullimin dhe baraspeshën e lëngjeve në trup.