• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Më mirë një mulli se sa një Hec, Tropojë!

September 29, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

1-valbone-1

valbone-jpg2_Nga dje…, pasdreke në internet qarkullojnë disa video e foto. Ku mjete të rënda, si Varinksi, kamiona repoltabël etj., i sillen përgjatë, lumit të Valbonës. Flitet për ndërtimin e një Hec-i. Kjo mania shqiptare e zhurmës së investimeve. Se gjoja jemi vendi i parë në burimet ujore. Dhe të shfrytëzojmë sa të mundim lumenjtë. Kudo që i kemi. Ato gryka malesh që pasi i lidhim me beton i quajmë kaskada. Eshtë më se e vërtetë, që jemi një vend me burime potenciale ujore. Po aq sa është e vërtetë vuajtja për pikën ujit. Çdo vit flitet për investime ujësjellsash. Dhe çdo vit, muaj e përditë çajmë rrugë qytetesh. Sepse çdo vit e përditë flasim për amortizimin e rrjeteve të shpërdarjes. Eshtë e vërtetë që kemi plot.
Ujë me shumicë kemi. Por buzë plasur vdesim për pikën e ujit.
Nga ana tjetër, këtë e verteton edhe një fakt i makthit njerëzor. Ai shirave të vjeshtës. Apo prag pranverës. Ku zona e nën Shkodrës ka si mallkim hapjen e portave të Fierzës e Komanit. Krenaria jonë nga koha e izolimit.
Bëhet fjalë për ndërtimin e 30 Heceve. Dhe sipas të dhënave që mezi vinë, 14 nga këto do ndërtohen brenda parkut kombëtar ku rrjedh Valbona.
Ajo që më shqetëson. Dhe që shpesh të tjerët ma tekstin si një lloj panjohje timen me problemin. Ose si një revansh që e shoh vetëm zi punën e qeverisjes. Eshtë një fakt i thjeshtë. Ngritja e supeve nga vendasit. Një lloj padrite, pa qënie fare në dijeni se çfarë ndodh në truallin e tyre dhe përreth. Veç habi se ah…, e se si një mëngjes, gushakët e hekurt dhe bubuzhelat rrëmues gdhihen aty. E i futen vënçe terrenit. Dhe të parafytyrosh planet kohore midis prurjes së shtetarëve aty, në kohë fushatash. Me këtë kohën e mbërritjes së bubuzhelave prej hekuri. Të kap data. Mjafton të kujtosh se si zbarkuan në Dibër pak javë më parë. Gjithëfarësoj kallorexhiu. Të thuash se më fund i mbaruan hallet kësaj të uruare Dibër. Mjafton që zgjodhi një xhevahir. Një shushak nga e përditshmja që më me adhurim shikonte atë njëshin nga Tirana. Se sa popullin e tij.
Kështu edhe me luginën e Valbonës dje dhe sot. Dhe për më tepër mezi e gjen një kuadrat në shtypin e ditës. Pasi faqet e para janë në lukuni batutash për plehrat. Që para tre vjetëve nuk ishin të shijshme. Tani janë mjalt nga lulet e maleve të virgjër.
Po u drejtohem vetëm qytetarëve të Tropojës dhe malsisë së Gjakovës. Po u tregojë një rast këtu tek unë. E kam nja 300 metër larg shtëpisë. Një njëri deshironte të hapte një biznes. Një lavanteri për pastrimin dhe hekurosjen e rrobave. Një biznes kaq i përhapur këtu në Amerikë. Na erdhën dokumentat derë më derë. Na u la kohë 1 javë që t’i shikonim. Donim apo jo t’i firmosnim. Të pranonim apo jo, hapjen e këtij biznesi këtu pranë nesh? Për shumë e shumë e arsye. Më e para prishja e mjedisit, apo e qetësisë etj. Ne pleqëruam dhe bvenduam. Biznesi sot është i gjithi një godinë tre katshe, me parametrat kohorë e gjithçka konform natyrës. Desha të them se na pyetën. Për një gjë kaq të vogël. Kurse aty në dheun tuaj. Ju pyeteni vetëm në kohë fushatash.
Kjo është fatkqësia dhe terraposhtja e vendit tonë.
Kjo është fatkeqësia dhe terraposhtja e juaj. Ndaj bëhuni zot të fatit tuaj.
Nga ana tjetër mania e investime për të fituar i sjellur atij vendit vetëm frymën e garës pa asnjë lloj kriteri. Merr bujqësinë, ke sera me shumicë aq sa prodhimi ishte baraz kalbje. Tani ka etje për energji. Dhe e mendoni, 30 Hec-e në atë brishtësi rrjedhe mes kreshtave dhe logut të shqiptarëve. Nuk ka industri më të keqe se sa ajo që prish industrinë e sajuar nga mëma natyrë. Sidomos kur bëhet fjalë për vende si lugina e Valbonës.
Aq më tepër kur mënyrat e prodhimit hidrike. Në raport me mënyrat e tjera si gazrat natyrorë, ose gazrat e çliruar nga kombinimet e elementeve kimik, gazrat e gjebër etj. Panelet diellore etj.. Pra mënyra hidrike janë pjesë e një teknollogjie të tejkaluar.
Nga viti 2013, syri iu vu Vjosës. Atë mot pamë protesta. Deri nga ekologjistë të huaj. Bëjeni edhe ju. Në fund të fundit, fatet tuaja …, e ardhmja juaj nëse duhet të përmbytet. Apo të mbetet ashtu një rrjedhë shtojzavallesh. Me ato bujtina malore. Me ato lugje e ku mrekullon folklori juaj. Jeni ju të parët për vulosjen e fatit tuaj.
Jo unë, shtetari nr kaq e aq, i protokollit sipas vitit rendor të Republikës së Shqipërisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, mulli apo HEC, Valbona

Valbona më e vizituara këtë verë por pa hoteleri, turistët flenë jashtë

August 10, 2015 by dgreca

Shqipëria si një destinacion i vlerësuar turistik gjatë sezonit veror, për herë e më tepër po vizitohet nga turistë të huaj dhe ata vendas. Krahas vlerësimeve dhe konsideratave për klimën, peizazhet e bukura, ushqimin dhe çmimet e leverdisshme, vizitorët ngrenë edhe shqetësime që shpeshherë janë të karakterit organizativ.
Kështu përmendein agjencitë dhe guidatorët vendas për t’i shoqëruar në destinacion dhe që tu japin informacionin e duhur, hoteleria dhe shërbimi i kualifikuar në to, por edhe mundësia e akomodimit në hoteleritë alpine. Fluksi i dendur i vizitorëve në këto zona,e ka cilësuar këtë problem.
Lugina e Valbonës, nga më të vizituarat këtë sezon turistik, është pushtuar nga vizitorët e shumtë. Fluksi i turistëve është shtuar ndjeshëm, aq sa një pjesë e mirë e tyre e kalojnë natën nëpër automjete apo çadra portative, pa mundur të gjejnë një vend akomodimi.
Hotelet apo bujtinat janë të tejmbushura përgjatë fundjavave, ku qindra turistë zgjedhin freskinë e alpeve për të kaluar ditët me temperatura të larta. Por sipas vendasve, në Valbonë akoma nuk ka një vizion të qartë për icadrashfrytëzimin turistik të kësaj perle natyrore të lakmuar. Një turizëm i lënë gati në duart e traditës e të rastësisë. Mungojnë jo vetëm vendakomodimet por edhe udhërrëfyesit profesionistë.
Në Valbonë vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja nuk preket. Kulinaria, zakonet dhe historia ndër vite vlerësohet së tepërmi nga turistët, sidomos të huajt.
Parku Kombëtar i Valbonës është edhe zona më e vizitueshme e kësaj krahine këto ditë. Kryesisht mbizotërojnë vizitorët nga Gjermania, Polonia dhe Çekia, të cilët vlerësojnë natyrën e bukur, mikëpritjen dhe traditën./m.m/

Filed Under: Featured Tagged With: flene jashte, turistet, Valbona

VALBONA, MREKULLI ALPINE SHQIPTARE

July 12, 2015 by dgreca

Të udhëtosh drejt Valbonës nëpërmjet liqenit të Komanit tani në verë, është një udhëtim përrallor. Është një park natyror më I veçantë në vendin tonë. Natyra e këtij parku është e pasur me varietete të përshtatshme për turizëm, peshkim e alpinizëm. Në pjesën e brendshme të Parkut ka mjaft shpella interesante, nga të cilat dallohet Shpella e Dragobisë. Ka një klimë malore me dimër të ashpër e reshje të pasura shiu e bore dhe me temperatura të ulëta e periudhë të gjatë me ngrica dhe erëra. Nga Mbaskollat dhe deri në Shoshan është e mbrojtur në mënyrë natyrore. Burimet e saj gjenden në rrëzë të shpatit lindor e qafës me të njëjtin emër.
Lugina e Valbonës është një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës alpine shqiptare. Kjo luginë ndodhet në pjesën më veriore të vendit në lindje të masivit malor të Alpeve që përfshihet nga rrethi i Tropojës. Lugina e Valbonës nis nga Qafa e Valbonës në perëndim dhe përfundon në luginën e Drinit në jugperëndim, shumë pranë digës së hidrocentralit të Fierzës.
Lugina e Valbonës është zona turistike më e vizituar në rrethin e Tropojës, madje nga më të vizituarat në Alpet valb1shqiptare pas luginës së Thethit. Kjo zonë me bukuri të rralla është e preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga turistët e huaj, të cilët parapëlqejnë të njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave më veriorë të vendit.
Për të shkuar në Valbonë nga Tirana ka dy rrugë: një nga Kukësi, Gjakovë-Bajram Curri dhe tjetra me traget nga Komani. Nga Lugina ka një peisazh shumë të bukur. Pamjet fantastike të shpateve malorë që bien thikë mbi ujin e liqenit të Komanit janë të paharrueshme. Fshatrat e vegjël në të dyja anët e liqenit dhe kullat e vetmuara prej guri, banorët e të cilave lidhen me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet varkave të vogla, janë një tjetër dekor interesant i udhëtimit. Përrenjtë dhe luginat e vogla që lidhin liqenin me pellgun e Drinit krijojnë fjorde të vegjël që futen në brendësi të masiveve malorë. Gjatë udhëtimit me traget shikon dhe dy digat gjigande të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit. Udhëtimi me traget zgjat për dy orë e gjysëm.
Nga Bajram Curri në drejtim të Valbonës shkohet me makina private ose me furgonë. Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe për të shkuar drejt saj duhet të kalosh më parë nëpërmjet Kanionit të Shoshanit, valb3Grykës së Klisyrës, Grykës së Dragobisë e Qukut të Dunishës. Nga hyrja në kanionin e Shoshanit e deri në Valbonë udhëtimi kalon nëpërmjet një luginë të ngushtë, ku në të dyja anët e saj ka shpate shkëmbore dhe pyje me ahe e bredh, ndërsa rruga është e shtruar me çakëll. Pamjet e mahnitshme që nisin me Kanionin e Shoshanit i lënë vendin njëra-tjetrës për t’u zëvendësuar nga gryka e ngushtë me shpate të thepisura e Klisyrës. Më sipër shfaqet fshati Dragobi, më i madhi i zonës, me kulla guri 100 e 200-vjeçare, madje dhe më të vjetra se kaq. Gati në mes të fshatit, në krahun e majtë të rrjedhës së Valbonës, ndodhet një ujëvarë disa dhjetra metra e lartë që bie pingul nga shpati i malit. Sapo kalon Dragobinë në krahun e djathtë të rrjedhës së Valbonës, në rrëzë të një shkëmbi që mezi shquhet mes pyllit të dendur, ndodhet shpella e Bajram Currit. Gjatë gjithë udhëtimit të shoqërojnë gjithnjë ujërat e kthjellëta të Valbonës që burojnë nga shkrirja e borës në masivin malorë të Alpeve. Një tjetër vend për t’u ndalur është dhe Quku i Dunishës. Këtu ka disa hotele alpine me komoditete bashkëkohore. Klima e luginës është mjaft e freskët dhe i nxehti i verës nuk ekziston fare. Fshati Valbonë është gati 1000 metra mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një zallishte të krijuar prej lumit Valbona. Aktualisht fshati Valbonë ka afro 30 shtëpi, kryesisht kulla të vjetra dy valb2dhe trekatëshe me mure të trashë guri e çati karakteristike alpine me dërrasa druri. Në kullat karakteristike të tërheqin vëmendjen dritaret shumë të vogla dhe frëngjitë e ndërtuara në çdo drejtim për t’u mbrojtur. Në qëndër të fshatit ndodhet një lokal që shërben në natyrë kryesisht, mish të pjekur në hell dhe meze e bylmet të zonës. Në Valbonë nuk ka hotel të mirfilltë, por disa shtëpi-kulla karakteristike janë përshtatur sipas traditës në hotele për turistët. Çmimet e fjetjes dhe ushqimit janë të arsyeshme. Nëpërmjet bllokut të lartë malor të Jezercës në veri, Zhaborreve dhe Grykave të Hapta në jug, formohet një govatë tipike akullnajore. Në shpatet e thepisura të maleve të Kollatës e Rrethit të Bardhë shikon borë të përhershme dhe ngjitja në to, do të ishte një sfidë për çdo alpinist profesionist. Ujëvara e Rragamit që ndodhet pranë fshatit me të njëjtin emër, sipër Valbonës, është një tjetër mrekulli e natyrës alpine që nuk duhet lënë pa vizituar. Valbona gjatë 4-5 muajve të dimrit është krejtësisht e izoluar nga bora kështu që në këtë kohë është e pamundur të vizitohet tërësisht. Stina e verës atje është një mrekulli natyrore. Është vendi më I përshtatshëm për të larguar të nxetin e verës.(Nikolla Lena)

Filed Under: Reportazh Tagged With: mrekullia shqiptare, Valbona

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT