Nga Ilir Levonja/
Nga dje…, pasdreke në internet qarkullojnë disa video e foto. Ku mjete të rënda, si Varinksi, kamiona repoltabël etj., i sillen përgjatë, lumit të Valbonës. Flitet për ndërtimin e një Hec-i. Kjo mania shqiptare e zhurmës së investimeve. Se gjoja jemi vendi i parë në burimet ujore. Dhe të shfrytëzojmë sa të mundim lumenjtë. Kudo që i kemi. Ato gryka malesh që pasi i lidhim me beton i quajmë kaskada. Eshtë më se e vërtetë, që jemi një vend me burime potenciale ujore. Po aq sa është e vërtetë vuajtja për pikën ujit. Çdo vit flitet për investime ujësjellsash. Dhe çdo vit, muaj e përditë çajmë rrugë qytetesh. Sepse çdo vit e përditë flasim për amortizimin e rrjeteve të shpërdarjes. Eshtë e vërtetë që kemi plot.
Ujë me shumicë kemi. Por buzë plasur vdesim për pikën e ujit.
Nga ana tjetër, këtë e verteton edhe një fakt i makthit njerëzor. Ai shirave të vjeshtës. Apo prag pranverës. Ku zona e nën Shkodrës ka si mallkim hapjen e portave të Fierzës e Komanit. Krenaria jonë nga koha e izolimit.
Bëhet fjalë për ndërtimin e 30 Heceve. Dhe sipas të dhënave që mezi vinë, 14 nga këto do ndërtohen brenda parkut kombëtar ku rrjedh Valbona.
Ajo që më shqetëson. Dhe që shpesh të tjerët ma tekstin si një lloj panjohje timen me problemin. Ose si një revansh që e shoh vetëm zi punën e qeverisjes. Eshtë një fakt i thjeshtë. Ngritja e supeve nga vendasit. Një lloj padrite, pa qënie fare në dijeni se çfarë ndodh në truallin e tyre dhe përreth. Veç habi se ah…, e se si një mëngjes, gushakët e hekurt dhe bubuzhelat rrëmues gdhihen aty. E i futen vënçe terrenit. Dhe të parafytyrosh planet kohore midis prurjes së shtetarëve aty, në kohë fushatash. Me këtë kohën e mbërritjes së bubuzhelave prej hekuri. Të kap data. Mjafton të kujtosh se si zbarkuan në Dibër pak javë më parë. Gjithëfarësoj kallorexhiu. Të thuash se më fund i mbaruan hallet kësaj të uruare Dibër. Mjafton që zgjodhi një xhevahir. Një shushak nga e përditshmja që më me adhurim shikonte atë njëshin nga Tirana. Se sa popullin e tij.
Kështu edhe me luginën e Valbonës dje dhe sot. Dhe për më tepër mezi e gjen një kuadrat në shtypin e ditës. Pasi faqet e para janë në lukuni batutash për plehrat. Që para tre vjetëve nuk ishin të shijshme. Tani janë mjalt nga lulet e maleve të virgjër.
Po u drejtohem vetëm qytetarëve të Tropojës dhe malsisë së Gjakovës. Po u tregojë një rast këtu tek unë. E kam nja 300 metër larg shtëpisë. Një njëri deshironte të hapte një biznes. Një lavanteri për pastrimin dhe hekurosjen e rrobave. Një biznes kaq i përhapur këtu në Amerikë. Na erdhën dokumentat derë më derë. Na u la kohë 1 javë që t’i shikonim. Donim apo jo t’i firmosnim. Të pranonim apo jo, hapjen e këtij biznesi këtu pranë nesh? Për shumë e shumë e arsye. Më e para prishja e mjedisit, apo e qetësisë etj. Ne pleqëruam dhe bvenduam. Biznesi sot është i gjithi një godinë tre katshe, me parametrat kohorë e gjithçka konform natyrës. Desha të them se na pyetën. Për një gjë kaq të vogël. Kurse aty në dheun tuaj. Ju pyeteni vetëm në kohë fushatash.
Kjo është fatkqësia dhe terraposhtja e vendit tonë.
Kjo është fatkeqësia dhe terraposhtja e juaj. Ndaj bëhuni zot të fatit tuaj.
Nga ana tjetër mania e investime për të fituar i sjellur atij vendit vetëm frymën e garës pa asnjë lloj kriteri. Merr bujqësinë, ke sera me shumicë aq sa prodhimi ishte baraz kalbje. Tani ka etje për energji. Dhe e mendoni, 30 Hec-e në atë brishtësi rrjedhe mes kreshtave dhe logut të shqiptarëve. Nuk ka industri më të keqe se sa ajo që prish industrinë e sajuar nga mëma natyrë. Sidomos kur bëhet fjalë për vende si lugina e Valbonës.
Aq më tepër kur mënyrat e prodhimit hidrike. Në raport me mënyrat e tjera si gazrat natyrorë, ose gazrat e çliruar nga kombinimet e elementeve kimik, gazrat e gjebër etj. Panelet diellore etj.. Pra mënyra hidrike janë pjesë e një teknollogjie të tejkaluar.
Nga viti 2013, syri iu vu Vjosës. Atë mot pamë protesta. Deri nga ekologjistë të huaj. Bëjeni edhe ju. Në fund të fundit, fatet tuaja …, e ardhmja juaj nëse duhet të përmbytet. Apo të mbetet ashtu një rrjedhë shtojzavallesh. Me ato bujtina malore. Me ato lugje e ku mrekullon folklori juaj. Jeni ju të parët për vulosjen e fatit tuaj.
Jo unë, shtetari nr kaq e aq, i protokollit sipas vitit rendor të Republikës së Shqipërisë.