Nga Valentin Lumaj/
Nje treditesh i mrekullueshem ne ambientet e jashtme te Kishes se Zojes Pajtore me 30 e 31 Gusht dhe 1 Shtator 2014.
Nje atmosfere e gezueshme e rrethuar me banderola dhe fjamuj dekorative, paralajmerojne nje feste te madhe. Ne fakt eshte eventimenti me i madh shoqeror (jo kishtar) qe Keshilli i kesaj Kishe organizon cdo vit, fundjaven e fundit te gushtit. Vitet e para ka filluar si nje ritual i thjeshte muzikor, i percjellur nga kengetare te njohur lokale, me kenge e valle te pastra shqiptare. Me vone, ju shtuan edhe kuzhina me ushqime e pije tradicionale shqiptare; byrek, cevapi, shish-kebob, bakllava, tollumbe, birre, raki rrushi etj.
Ne vitet e fundit, Festivali i ka kaluar caqet e nje “party” me muzike dhe pije. Ai ka marre pamjen dhe rendesine e nje ngjarje te madhe komunitare shqiptare. Duke filluar nga Fesivali i 100-Vjetorit te pavaresise e me vone, kjo feste eshte e mbeshtjelle komplet me ngjyra dhe simbolet tona kombetare. Parada e Flamurit Shqiptar eshte edhe emblema kombetare e Festivalit. Kete rradhe, me flamuj shqiptare dhe amerikane ne duar, parakaluan 102 femije, djem dhe vajza shqiptare, edhe si simbol i 102 Vjetorit te Pavaresise. Cdokush qe e shkon, permadhohet me kete pamje. Te rinj e te reja, te veshur me kostume kombetare shqiptare; xhubleta me stoli, cakshie e xhamadane, veshje katundare apo te Shqiperise se jugut. Qofshi bekuar ju prinder. Eshte dhurata me e bukur qe ju i dhuroni femijve tuaj, IDENTITETIN.
Vargu i gjate rinor, ndalet perpara shtatores se Shejtes Nena Tereze. Nje minute heshtje, perkulje me nderim dhe nje lutje. Aty para shtatores, ne nje tryeze te vogel, nje flamur shqiptar i palosur trekendesh. Don Ndue Gjergji dhe Konsulli i Nderit, Z. Ekrem Bardha. shpalosin flamurin. Nje flamur i kuq gjigand, me nje shqiponje dykrenare te qendisur ne mes. Ata ua dorezojne flamurin brezit te ri. Nje simbolike kjo shume domethenese. Parada vazhdon. Ne krye Flamuri shqiptar. Ovacione te zgatura te pjesmarresve percjellin mberritjen e Flamurit. Parada e Flamurit perfundon perpara skenes se improvizuar kur Flamuri i dhurohet Kryetarit te Festivalit Ndrec Gojani. .
Menjehere fillon ceremonia e hapjes. Prezantuesit, Z.Valentin Lumaj dhe Znj. Rita Gjelaj shpallin hapjen e Festivalit. Me pas hymnet kombetare Amerikan dhe Shqiptar, kendohen nga kengetarja e njohur Ermelinda Paparisto. ” I Zoti i Shpise”, Don Ndue Gjergji, uron mireseardhjen. Don Nosh Gjolaj, i ftuar enkas per kete rast, pershendet dhe bekon Festivalin. Nder te ftuarit eshte edhe Kryetarja e Bashkise se Southfield-it, Znj Brenda Lawrence, e cila po kryen mandatin e saj te kateret ne kete post. Znj, Lawrence sapo eshte zgjedhur kandidate per ne Kongresin Amerikan, dhe e ka te siguruar fitoren. Ajo thote se eshte nje mike e shtuar shqiptareve, dhe premton se do t’a mbroje ceshtjen shqiptare ne Kongres. Zonjusha Lidia Balaj pershendet ne emer te rinise shqiptare.
Atmosferen e nderron tingulli i Lahutes se Anton Gjelaj, i cili i kendon kurbetit.
Mbas tingujve te lahutes, grupi valltareve, te hijeshuar me veshjet kombetare, kercen nje valle shqiptare.
Ndersa ne sheshin e Festivalit jane mbledhur mbi dy mije vete, kengetaret e njohur, Rrok Gjelaj, Manjola Tershana, Zef Duhanaj, dhe kengetarja me e re Dorontina Berishaj, nen tingujt e muzikes se DJ te njohur Elvis Tershana. ndezin atmosferen. Te rinj e te reja mbushin pisten e kercimit. Vllazerisht dora-dora kercejne “vallen e Shotes” apo “Xhamadani vija-vija”. Shpalosin vlerat e kercimit te valles shqiptare, por edhe te bukurise dhe hijeshise se rinise tone. Te tjere qendrojne rrethas dhe shikojne e shijojne tingut e muzikes dhe ritmet e valleve.
Ndersa sheshi jashte tendes perplot, gumezhin nga bisedat e njerezve te mbledhur grupe-grupe shoqerore apo familjare, i ngjan nje familje te madhe. Kudo mbizoteron paqja, te gjithe qeshin e gezojne, ndajne ne biseda mendimet, u ofrojne me dashamiresi pije njeri-tjetrit. Ata e ndjejne mungesen, mallin dhe largesine qe jeta dhe puna e tejzgjatur e perditshme u shkakton. Prandaj keto nete te Festivalit jane gjithmone te mirepritura nder ne.
Ne ane te sheshit edhe nje tende tjeter. Aty puna nuk ndalon as per nje minute. Kuzhina e ndertuar per kete rast, funksionon pa pushim. Rreth tridhjete anetare te kesaj famullie, gatuajne e sherbejne me deshire dhe pasion. Ata nuk njohin lodhje, nuk ecin por vrapojne, si e si te plotesojne nevojat e gjithsecilit per ushqim dhe pije. Vecojme aty Rrok dedivanaj, i cili gjendet kudo, Ndrece Gojanin, Ben Fugaj, Marash Nucullaj, Rrok dhe Mark Vuktilaj, dhe shume e shume djem dhe zonja te nderuara.
Cdo cep eshte i ndricuar ne menyre perfekte, fale punes se palodhur e te pervitshme te Z. Aleks Stanaj. Falenderime dhe respekt edhe per te gjithe ata qe privuan veten e tyre nga festa, duke punuar per sistemimin dhe organuizimin pa nderprerje te parkimit te makinave.
E gjithe kjo ngjarje e madhe per Kishen e Zojes Pajtore dhe per komunitetin shqiptar ne Michigan, shkoi ne nje rrjedhe te qete, dhe te mireorganizuar. Merita kryesore u shkon besimtareve tane te mrekullueshem, te kulturuar e te edukuar, te cileve ju paraprin famullitari energjik e largpames, Don Ndue Gjergji, dhe krahu i djathte i tij, Kryetari i Keshillit te Kishes Z. Rrok Dedivanaj.
Kjo feste e gjalle vazhdoi per tre dite, dhe u permbyll me nje darke ne oret e vona te mesnates, ne respekt dhe mirnjohje te punetoreve dhe atyre qe sherbyen dhe ndihmuan ne mbarvajtjen e aktivitetit.
Per aktivitete te tilla, shoqeria jone ka shume nevoje, dhe nuk do te mungojne. Keto jane eventimente ku ke deshire te jesh. Pervec anes fizike te argetimit, ato jane edhe nevoje dhe ushqim mendor dhe shpirteror, i cili na cliron nga merzia dhe streset e jetes se perditshme, dhe na furnizon me energji te reja per jeten ne vazhdim.Nga ana tjeter, na lidh ne menyre te pazgjidhshme me me vendlindjen Shqiperine, me bukurine e traditave, e Flamurit, gjuhes dhe vlerave shqiptare.
Falenderojme Kishen tone te Zojes Pajtore, e cila ne vazhdimesi po i paraprin jetes fetare, kulturore dhe shoqerore te komunitetit shqiptar.
Nje marshim-proteste ne Washington kunder abortit, nen moton:March For Life – 2014 !
Nga Valentin Lumaj/
Te merkuren e kaluar, date 22 Janar 2014 , mbi 400 mije amerikanë marshuan perpara Kongresit Amerikan dhe Gjykates se Larte nen moton “March for Life”. Ky aktivitet eshte i pervitshem dhe perfaqeson nivelin me te larte te ndergjegjes njerezore, pasi kundershton Abortin e femijeve te palindur, dhe eshte totalisht pro jetes dhe politikave qe mbeshtesin ndihmen ndaj nenave dhe femijeve para dhe pas lindjes.
Eshte viti i dyte radhazi qe Kisha Katolike e Zojes Pajtore ketu ne Michigan ndjek kete aktivitet. Edhe kete rradhe famullia jone u perfaqesua nga nje grup modest, te udhehequr nga Don Ndue Gjergji, ky njeri i palodhur, simbol dijes, i paqes dhe bashkepunimit mes shqiptareve. Megjithese nje udhetim i veshtire dhe nje mot te ftohte dhe jo te favorshem, ata percollen ne Washington DC , mes besimit, lutjeve dhe shpirtit protestues, mesazhin pro jetes.
Disa fakte mbi Abortin:
41 vjet me pare, ne vitin 1973, Gjykata e Larte ( Supreme Court), ne Shtetet e Bashkuara miratoi ne thelb te drejten kushtetuese te abortit, kurdo nje qytetare e kerkon. Qysh nga ajo kohe, miliona amerikane s’kane pushuari se kerkuari per te rivendosur te drejten e jetes per cdo qenie njerezore ne kulture dhe ligj. Afersisht gjysma e amerikaneve e indentifikojne veten si “pro-life”, ne mbrojtje te jetes, dhe pro politikave qe mbrojne gruan nga demet e abortit.
Qysh nga ajo kohe Aborti legal ka marre jeten e mbi 56 milion femijeve . Prandaj sot me shume se kurre ne duhet te kuptojme dhe shpjegojme se pse cdo qenie njerezore ka te drejten e jetes ne vend te vdekjes se dhunshme, si dhe, se si aborti viktimizon si femijen , po ashtu edhe nenen.
Disa argumente:
-Aborti merr nje jete femije. Nga momenti i conceptimit apo ngjizjes, eshte formuar nje qenje njerezore e dallueshme dhe e gjalle, e cila meriton te drejten per te jetuar. Cdo qenie njerezore ka te drejten e Zotit per te jetuar si perpara ashtu edhe mbas lindjes.
-Aborti demton nenen gjithashtu. Ai paraqet rreziqe afat shkurtra dhe afat gjata per shendetin fizik dhe emocional te gruas. Si pasoje, grate mund te vuajne infeksione te ndryshme, depresione, apo rritje te rrezikut te lindjeve te parakohshme si dhe komplikacione ne shtatezanite e ardhshme. Akoma ka gra qe nuk e dine, ju fshihet dhe nuk ju tregohet per efektet negative te abortit, apo qe se kuprojne se aborti eshte nje vrasje me dashje.
-Aborti na demton neve te gjitheve, duke krijuar nje kulture te shperfilljes ndaj jetes njerezore. Aborti rrezikon grate, poshteron memesine si dhe denigron atesine, burrat humbasin femijen e tyre, humbasin rolin e tyre si prinder si dhe u demtohet gruaja te cilen duan.
Cdo vit taksapaguesit amerikane, jane te detyruar te subvencionojne industrine e abortit. Sot USA, eshte njera nga vetem kater vendet e botes, se bashku me Kinen, Korene e veriut dhe Kanadane, te cilat lejojne abortin e vone, per cfaredo arsyeje, mbasi femija eshte ne gjendje te mbijetoje jashte barkut te nenes.
Ne 41 vjet, mbi 56 milion jete njerezore jane shkulur legalisht dhe pa meshire nga barku i nenes, vetem ne USA. Barku i nenes, ne vend qe te jete ashtu sic duhet te jete, ashtu sic e ka krijuar Zoti, vendi me i sigurte i jetes, fatkeqsisht eshte kthyer ne vendin me te rrezikuar te jetes. Evidencat thone se nje ushtar amerikan ne vijen e pare te frontit ne Irak apo Afganistan eshte me i sigurte se nje foshnje ne barkun e nanes se vet. Po ti marrim se bashku luften e pare boterore, luten se dyte boterore, luften ne Vietnam, ne Bosnje, ne Kosove, Libi, Irak Egjypt dhe Siri, numri i viktimave te vrare eshte shume me i vogel sesa numri i viktimave te vrare ne barkun e nenes nepermjet abortit legal.
Eshte nje dhimbje, nje brenge, dhe nje revoltim i drejte edhe per mua qe po e shkruaj po ashtu edhe per ty qe e lexon. Ku po shkon kjo shoqeri, cilat vlera mbrojme, ne cilin Zot besojme (in God we Trust)???
Prandaj le t’a ngreme zerin, le te bashkohemi te gjithe kunder abortit te femijeve te gjalle akoma te palindur, le te diskutojme me njeri-tjetrin, t’ja fillojme nga familja jone, tek shoqeria apo tek Kisha e Zojes Pajtore. Ju nena, ne momentin e fundit para abortit, ndalni nje moment, kerkoni ndihme apo keshille. Ne cdo moment mund te kontaktoni dhe te konsultoni me motrat murgesha te Kishes tone apo te kishave tuaja. Ndoshta ne ate moment te fundit varet jeta e nje foshnje te pambrojtur dhe te pafajshme.
MIRE SE ERDHE JESUS NE ZEMRAT DHE FAMILJET TONA
Shkruan: Valentin Lumaj/
Gjithcka ishte gati. Ne rradhe te pare shpirterisht. Cdo i krishtere, besimtar i famullise se Zojes Pajtore, e priti me entuziazem dhe me gezim Lindjen e Krishtit Mbret. Lumturine e tyre e shikoje ne fytyrat e qeshura, ne shtrengimet e duarve, perqafimet, urimet “per shume vjet Kshnellat”, “Kjo nate e madhe ju ndihmofte”, “Krishti ju ruajt” si dhe ne pjesemarrjen e tyre ne meshat per Krishtlindje. Erdhen te presin me besim dhe shprese lindjen e Jezusit. Dhe Jezusi erdhi. Erdhi jo si nje mbret i fuqishem, me force, me zhurme, por erdhi krejt i pervuejt, femije i pambrojtur, i pafaj, i pamekat, i bute dhe zemermire. Nuk erdhi me dhune dhe urrejtje, por erdhi me paqe dhe dashuri. Dhe ne e morem Krishtin femije, e strehuam ne zemrat tona dhe e beme mbret te jetes tone. Ambentet e Kishes se Zojes, ishin stolisur si asnjehere. Lulet e shumta kishin zene pothuasjse gjysmen e ambientit rreth Altarit. Pema madheshtore e Krishtlindjes e zbukuruar me ngjyra dhe drita ndriconte mrekullueshem. Nje shtatore e vogel e Krishtit femije e vendosur mes lulesh hijeshonte Altarin. Pastaj shpella e Betlehemit, e ndertuar me nje imaginate dhe mjeshteri te perkryer nga besimtaret. Perpara meshes, aktoret amatore te Kishes tone, luajten ne skene, naten e Madhe, Shna Zefi me te fejuaren e tij shtatezene, Virgjeren Mari, shkojne ne Shpellen e Betlehemit, që të përmbushej fjala e Zotit, e thënë me anë të profetit: “Ja, virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, të cilit do t`i venë emrin Emanuel, që do të thotë: “Zoti me ne”. Me pas shohim Barinjte, qe sipas fjales se Engjellit “Sot ne qytetin e Davidit ka Lindur Shpetimtari juaj Mesia”, nisen per ne Betlehem dhe gjejne Josefin, Marine dhe foshnjen Jesus te vene ne grazhd, dhe luten dhe gezojne te gjithe se bashku. Nje improvizim i mrekullueshem qe la mbresa nder besimtaret qe e ndoqen. Nje pune vullnetare qe besimtaret nen kujdesin e vecante te Moter Vitores dhe Klaudia, e kryejne sa here Kisha ka kremtime te tilla. Muzika solemne fillon hapjen e meshes. Eshte Ermelinda Paparisto si dhe grupi i korit te kishes qe kendojne kenget ungjillore me madheshti. Meshen e nderon dhe e drejton Don Fred Kalaj. “Ta njohim dhe ta pranojme Jezusin ashtu sic ai erdhi nder ne, me paqe, pervuejtni dhe dashuri, dhe ne te njejten menyre te shkojme, ta njohim dhe ta pranojme njeri-tjetrin” I ftuari i nderit, meshtari i ri shqiptar i dale nga Famullia e Kishes se Zojes Pajtore, Don Mark Gjonaj. Ai tha se e vecanta e Krishtlindjes eshte se pervec se Jezusin duhet, ta duam, medojme dhe pranojme me mendjen tone, ne duhet ta ndjejme Ate. Prandaj gjithcka ne kemi ne mendje per Jezusin duhet ta vendosim ne zemren tone, dhe ne kete menyre do ta ndjeme Ate dhe Ai vjen ne zemrat tona. Famullitari i Kishes se Zojes, Don Ndue Gjergji, i madhengjyer per pjesemarrjen e madhe gjate te gjitha meshave te Krishtlindjes, tha “shikoni sa shume Krishti na ka bashkuar, dhe keshtu si ne kishen tone katoliket e mbare botes u mblodhen rreth Jezusit femije. Gjith ky popull i bukur, ky popull i mire, a e shikoni sa shume i mungojme Shqiperise ame” Me pas besimtaret pasi moren bekimet e Zotit dhe Krishtin ne Zemer u larguan te lumturuar.
URIMET MË TË MIRA PËR VALENTIN LUMAJ!
Nga Pjetër Jaku/
Vatranët e Degës së Michighanit, me datën 18 Tetor 2013, përkujtuan ditëlindjen e njërit prej veprimtarëve të kësaj Dege, Valentin Lumaj. E përcaktuar si një nga nismat më të mira të vatranve të Michiganit, përkujtimi i ditëlindjeve dhe rasteve të tjera, jo vetëm që kthehen në një festë, si një darkë e madhe familjare, por edhe shtrohen projekte për takime e aktivitete të tjera të kësaj dege, herë edhe bëhën analiza e jepen opinione, pa e prishur karakterin miqësor të tyre.
Përgaditjet e tyre janë për meritë të Kafe “Kuvendit”, ndërsa darka e mrekullueshme e kësaj nate ishte meritë e aktivistës më të re të Vatrës dhe mikes së “ Kuvendit”, Aida Gjergji.
Në këtë rast, festën e hapi Sekreatri i Degës së Vatrës, Mondi Rakaj, i cili shkurtimisht vuri në dukje miqësinë me Valin dhe rëndësinë e këtyre aktiviteteve kaq të mira e shumë domethënëse. Më pas, Valentinin e përshëndeti Alfosn Grishaj, i cili vuri theksin te veprimtaria e Valentinit në vitet e vështira të ndryshimeve dhe, veçanërisht si pjesëmarrës i demostratave të prillit 1991, kur Valentini ishte student. Julian Çefa nenvizoi se e kishte njohur vonë Valentinin dhe, pikërisht në 100 vjetorin e Vatrës në New York. Jam i bindur, – vazhdoi Juliani,- se kam njohur një njeri të mrekullueshëm dhe është nder që në radhët tona kemi njerëz të mirë si Valentini. Pokështu, Valentinin e përshëndetën edhe Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa, Pal Rakaj e Luvigj Stërbyçi.
Valentini i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke e vlerësuar si një nder të madh që i bëhej për këtë rast. Të gjithë vatranët e kësaj dege i përshendes, pasi në të vërtetë po bëjnë punë të mira që kur janë krijuar. Poashtu, – vazhdoi Valentini, – një përshëndetje të veçantë kam për Dom Ndue Gjergjin, që krahas punëve të shumta që ka në famullinë e tij, gjeti kohën të vij në këtë mbrëmje, të cilen miqtë e mi e kanë organizuar kaq mirë.
Dom Ndue Gjergji në fjalën e tij e theksoi më të madhe rëndësinë e gjetjes së njerëzve të mirë si Valentini. Te tillë, – tha Dom, Ndoi, – jam i sigurtë se ka shumë në komunitetin tonë. Është meritë e Vatrës, organizatës më të madhe, e cila luajti rolin e shtetit të parë shqiptar, kur në Shqipëri ende nuk kishte trokitur Pavarësia, që e gjeti Valentinin dhe e bëri të saj, ashtu siç edhe ne e kemi bërë pjesën e trupit tonë të mirë.
Në muzikën e Bedri Rukaj dhe përcaktimin e projketeve të reja për të arthmen, mbrëmja kaloi në një atmosferë gazmore.
- « Previous Page
- 1
- …
- 6
- 7
- 8