• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MBYLLJA E SHËRBIMIT GJEOLOGJIK, SHQIPËRISË I MJAFTON KANABISI DHE KORRUPSIONI

August 26, 2017 by dgreca

Vangjel-kici-prof_dr

Nga Prof. Dr. Vangjel KICI/ Toronto/

Tre profesorë të Universitetit Europian të Tiranës (UET) kanë paraqitur projektin për reformën në administratën e re shtetërore. Projekti parashikon 10 Ministri/100 Institucione. Ata shkruajnë: Ja Projekti për Shtetin e Vogël (botuar në Gazeta Mapo, 2 gusht, 2017). Sipas këtij projekti, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kërkohet të zëvendësohet me një agjenci. Ajo është emërtuar “Agjencia e Menaxhimit të Pasurive Gjeologjike”.

Tre profesorë të tjerë (tashmë në pension), të Fakultetit Gjeologji-Miniera në Tiranë, e  kundërshtojnë këtë projekt të UET (Gazeta Tema, 8 gusht, 2017). Ata bëjnë thirrje kundër këtij projekti, për sa i përket Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Autori i këtij shkrimi  mbështet thirrjen e tre Profesorve të Gjeologjisë, drejtuar qeverisë së ardhëshme dhe direkt kryeministrit Rama. Ata bëjnë thirrjen: “Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pasuri kombëtare”. Pas vitit 1990, nxjerrja në ankand e gjithë Shqipërisë, për kërkime nafte, gazi dhe mineralesh nga kompanitë e huaja, sikurse është vendosur deri tani nga qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare, përfshirë edhe qeverinë e mëparshme “Rama-Meta”, çon detyrimisht në mbylljen e plotë të Gjeologjisë Shqiptare. Por kjo mbyllje është me pasoja të hidhura dhe të pariparushme për Shqipërinë. Qeveria e mëparëshme “Rama-Meta” ka vendosur jo vetëm për nxjerrjen në ankand të Shqipërisë, por edhe për privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol. Ajo ka vendosur edhe për transferimin (= shkatërrimin) e Fakultetit Gjeologji-Miniera në një godinë tjetër etj. Më poshtë po japim pak histori, se si ka qenë Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në të kaluarën, për ta krahasuar me të sotmen.

Studimi gjeologjik i Shqipërisë, në mënyrë të organizuar, filloi në vitin 1922, me krijimin e Zyrës Gjeologjike, e cila ka një aktivitet të dokumentuar deri në vitin 1929. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar u krijua në vitin 1952. Ai përfaqësonte një strukturë administrative komplekse, që drejtonte studimin shkencor të Gjeologjisë së Shqipërisë, kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve, mineraleve të dobishme të ngurta, ujrave etj. Pra, ai nuk përfaqësonte thjesht një Zyrë, apo një institucion të vetëm.

Pa dashur të hyjë në hollësi, struktura organizative e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, gjatë regjimit komunist, në vija të përgjithëshme ishte si vijon:

Në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave ishte Drejtoria Gjeologjike, Drejtoria e Naftës dhe Drejtoria e Minierave. Drejtoria e Naftës kishte Sektorin e Kërkimit dhe Sektorin e Prodhimit. Sektori i Kërkimit kishte Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz, dhe Gjeofizikën ( me bazë në Fier). Ai kishte disa Ndërmarrje Shpim-Kërkimi (në Kucovë, Patos, Lushnje etj.). Sektori i Prodhimit kishte Institutin Teknologjik të Naftës dhe Ndërmarrjen e Shpim-Shfrytëzimit. Sektori i naftës kishte dy uzina mekanike (në Kuçovë dhe në Patos) dhe 4 uzina të përpunimit të naftës. Pra, industria e naftës ishte komplekse. Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz, në bashkëpunim me Sektorin e Gjeofizikës, bënte kërkimet dhe projektimin e puseve për zbulimin e naftës dhe të gazit. Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit bënin shpimet e puseve të projektuar. Ndërmarrjet e Nxjerrjes së Naftës (disa të tilla), në bashkëpunim me Institutin Teknologjik dhe Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, bënin shfrytëzimin racional të vendburimeve të naftës dhe të gazit.

Drejtoria e Minierave kishte Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologji-Minierave në Tiranë. Ky institut, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Gjeofizike për mineralet e ngurta, bënte kërkimet gjeologjike për mineralet e dobishme të ngurta, dhe projektonte punimet e shfrytëzimit. Më vonë, Instituti i Minierave u nda më vete. Në shumë qytete kishte Ndërmarrje Gjeologjike, që kryenin kërkime për mineralet e dobishme të ngurta, kryenin shpime kërkimi dhe zbulimi etj.

Dy institutet e naftës, që u përmendën më sipër, dhe Instituti i Studimeve dhe Projektimeve për Gjeologji-Miniera, kishin laboratoret e tyre, të pajisur më së miri me aparaturat e nevojshme, dhe specialistët përkatës. Ndërmarrja Gjeologji-Gjeodezi, me bazë në Tiranë, bënte studimin gjeologjik inxhinjerik, për digat e hidroçentraleve etj.                                                                                                                                  Për studimin dhe kërkimin e ujrave ishte Ndërmarrja Hidrogjeologjike, e cila zbuloi basenet ujëmbajtës nëntoksorë, për furnizimin me ujë të popullatës, industrisë dhe bujqësisë. Në bazë të kësaj strukture organizative, të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, u zbuluan dhe u vunë në shfrytëzim shumë vendburime nafte, gazi dhe miniera të mineraleve të ndryshme (kromi, bakri, hekur-nikeli etj.). Të ardhurat vjetore, nga nafta dhe minierat, ishin të mëdha. Ato janë pasqyruar edhe në thirrjen e tre profesorave të gjeologjisë (450 milionë dollarë në vit). Pra, sektori i gjeologjisë (nafta dhe minierat) u bë baza e zhvillimit të industrisë së rëndë dhe ekonomisë në përgjithësi. Nafta dhe minierat siguronin jo vetëm të ardhura të mëdha financiare për arkën e shtetit, por hapën edhe vende pune në mënyrë masive dhe të përherëshme.

Me “ardhjen e demokracisë”, në vitin 1992, në emër të reformave filloi shkatërrimi i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. U mbnyll Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike për Naftë dhe Gaz në Fier. U mbyll Instituti Teknologjik i Naftës në Patos. U mbyllën Ndërmarrjet e Shpim-Kërkimit dhe ato të Shpim-Shfrytëzimit në sektorin e naftës. U mbyllën uzinat mekanike të naftës. U mbyll Instituti i Studimeve dhe Projektimeve Gjeologjike, dhe Instituti i Minierave në Tiranë. U mbyllën Ndërmarrjet Gjeologjike në shumë qytete të Shqipërisë, si dhe Sektori i Gjeofizikës për naftën në Fier dhe Ndërmarrja Gjeofizike për mineralet e ngurta në Tiranë etj. Mbyllje, mbyllje dhe vetëm mbyllje ! Pra, u mbyll burimi i madh i të ardhurave financiare për arkën e shtetit shqiptar ! U mbyll perspektiva e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë ! U mbyllën frontet e përhershme dhe masive të punës ! Papunësia dhe varfëria në Shqipëri morën përmasa të

frikëshme. Në fakt, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, pas vitit 1990, është pothuajse i mbyllur. Në Ministrin e Energjisë dhe Industrisë është Drejtoria e Naftës dhe Drejtoria e Minierave (me disa gjeologë zyrash). Në Patos është kompania shtetërore e naftës, Albpetrol, me pak punonjës. Ajo administron vetëm disa vendburime nafte dhe gazi (pra, është një kompani nafte jo e plotë, gjysmake). Qeveria ka vendosur ta privatizojë këtë kompani. Në Tiranë është Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Kjo agjenci ka relativisht shumë specialistë gjeologë etj. Aty bëhen marrëveshjet hidrokarbure dhe ato të minierave për dhënien me konçesione.

Sherbimi Gjeologjik Shqiptar u shndërrua në një qendër simbolike, me emrin GeoAlba Sh.a. Pas pak vitesh, GeoAlba Sh.a. mori prap emërtimin e mëparshëm: Sherbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH). Pra, ky shërbim ekziston vetëm formalisht

(ka gjithsej 133 punonjës dhe gjeologë, që rrinë nëpër zyra). Ekziston edhe Instituti i Gjeoshkencave (me pak specialistë gjeologë, që rrinë nëpër zyra). Nuk kryhen punime gjeologjike në terren. Nuk ka institute shkencore dhe laboratore. Nuk ka punime gjeofizike.dhe shpime etj. Gjatë 27 vjetve të fundit nuk është zbuluar asnjë vendburim i ri nafte, gazi apo minerali.

Shkurt, u mbyllën studimet shkencore dhe kërkimet gjeologjike në Shqipëri.

Vendburimet e naftës, dhe minierat, u dhanë me konçesione korruptive, kryesisht tek kompanitë e huaja. Pra, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar u shkatërrua në emër të reformave. Me sa duket, qeveria e re e kryeministrit Rama kërkon t’i shkatërrojë fare edhe këto pak qendra formale të Sherbimit Gjeologjik Shqiptar, dhe t’i zëvendësojë ato me një agjenci menaxhimi (d.m.th. zyrë për bërjen e pazarllëqeve me pasuritë e popullit !).

Në këto kushte, u bëj thirrje të gjithë shqiptarve, kudo që janë, të mos bëjnë sehir, por ta kundërshtojnë fuqimisht këtë politikë shkatërrimtare. Deri tani popullit tonë i është hequr buka e gojës, nëpërmjet grabitjes së pasurive nëntokësore, kurse këtej e tutje, nëpërmjet mbylljes së Sherbimit Gjeologjik Shqiptar dhe nxjerrjes së gjithë Shqipërisë në ankand tek kompanitë e huaja, kërkohet t’i hiqet Shqipërisë krejt perspektiva e zhvillimit ekonomik. Në emër të reformave shkatërruam industrinë, shkatërruam bujqësinë etj. Tani, prap në emër të reformave kërkohet të shkatërrojmë përfundimisht edhe gjeologjinë shqiptare (naftën dhe minierat). Dale, se ka edhe më: Jo vonë do të shohim shpalljen nga qeveria të tenderit për “privatizimin” e kompanisë Albpetrol (d.m.th. shitjen dhe grabitjen

e vendburimeve të naftës nga qeveritarët tanë, në bashkëpunim me të huajt). Në Kongresin Botëror të Naftës, në Stamboll, kryeministri Rama u bëri thirrje kompanive të huaja të naftës: Hajdeni në Shqipëri, për bashkëpunim, se kemi shumë naftë dhe gaz ! Këtë thirrje ai ua bëri edhe kompanive amerikane, nëpërmjet Sekretarit Amerikan të Shtetit, Tillerson. Pa e formuar akoma qeverin e re, kryeministri Rama po kërkon bashkëpunëtorë të huaj, për grabitjen e naftës dhe të Albpetrolit. Mendja e tij, dhe e ministrit Gjiknuri, punon kryesisht për grabitjen e naftës shqiptare. Kryeministrit Rama i duhet thënë STOP! Ajo naftë dhe ai gaz, që ju i nxirrni në pazar, pa e pyetur fare popullin, janë të shqiptarve. Nuk do t’u lejojmë të vazhdoni me grabitjes e naftës, në bashkëpunim me të huajt, siç keni bërë deri tani !

Nga sa u parashtrua më sipër, popullit shqiptar i janë hequr jo vetëm minierat, por edhe nafta dhe gazi. Çfarë i ka mbetur tjetër Shqipërisë? Asgjë. Kanë mbetur vetëm korrupsioni, kanabisi, krimet, prostitucioni, sjellja e plehrave nga jashtë për “riciklim” dhe paudhësi të tjera si këto. Pa industrinë, pa bujqësinë, pa naftën dhe pa minierat, Shqipëria shndërrohet plotësisht në koloni.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Mbyllja e sherbimit Gjeologjik, Vangjel Mici

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT