• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT

November 14, 2017 by dgreca

DIGITAL CAMERA

–“FLAMURTARI” TE VARRI I ISMAIL QEMALIT U  REALIZUA,  ME HONORARIN E “MONUMENTIT TË LUFTËTARIT KOMBËTAR TË KORÇËS”/

1-Gezim-Llojdia-240x300Nga Gëzim Llojdia/Ai ishte mjeshtri i pa arritshëm i skulpturës shqiptare. Quhej Odise Paskali. Janë thinjur monumentet nga pesha e kohës nëpër rrugë dhe shesh qytetesh .Ai ka mërguar në mërgimin e madh dhe të pafundmë, për tu mbyllur,për tu ngurosur në fundin e fundmë,por jo të dëshiruar. Mërgoi si fillesë shpirti. Rri në këtë copë tokë, shiu rrëke derdhet përmbi bronzin  tënd. Është Flamurtari me kostum kombëtar që përfaqëson popullin e vetëdijshëm, që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dore flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jete . Ky është kuptimi, që skulptori i madh shqiptar Odise Paskal, ka  realizuar 80 vjet më parë në Vlorë,flamurtarin. Mirëpo e gjeta këtë libër, ku mjeshtri i madh O.Paskali flet në kujtimet e tij në një botim, që është bërë para viteve ’90,titullohet: “Gjurmë jete”. Skulptori i shquar ka shkruar  për ndërtimin  e varrit monumental të Ismail Qemalit.Nga  zhbirimi i  kujtimeve mësojnë faktin se artisti O.Paskali:Statujën e Flamurtarit e realizova, shprehet  me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja ne të njëjtën kohë.

ODISE PASKALI:. VARRI I ISMAIL QEMALIT

Libri:”Gjurmë jete”shb”8 nëntori’,faqe 70,indeks51.Mew 1929 kisha botuar nw revistën Studenti shqiptar të Torinos një projekt për varr monumental Ismail Qemalit.Nga mesi i vitit 1930 në një udhëtim në Tirane, më thirri Eqrem Libohova, ministër i pallatit dhe më tha se mbreti Zog dëshironte të ndërtonte me shpenzimet  veta (por që në fakt nuk shpenzoi vetë asnjë grosh) një varr madhështor për Ismail Qemalin dhe më ngarkoi të përgatitja një projekt të r,i si e gjykoja më të përshtatshëm. Paraqita një vizatim dhe çmimin 40 mijë franga ari. Më tha, ta reduktoja e me kosto më të  vogël. Paraqita një të dytë, për 25 mije franga. Më tha, se: nuk duhej abuzuar nga mirësia e lartmadhërisë së tij, prandaj mos të kushtonte më shumë se” 10 mijë franga. Ndërkaq, për ngatërresë  dhe mbase për interes, ndërhyri skulptori Italian De Markis, që ,jetonte në Tiranë, si organizator sportiv dhe mu kërkua prej ministrit të oborrit ,një maket plastik dhe një fragment në madhësi natyrore.

Në Ekspozitën e Miqve të Artit të 1931 kisha dhe maketin e Varrit  të Ismail Qemalit dhe fragmentin portret të “Flamurtarit” në  allci në madhësi të  monumentit. Lidha kontratë për 10 mijë franga ari. Në parlamentin e  kohës, zëdhënësi i Zogut, Lalë Krosi, deklaroi botërisht se: «Naltmadhënia kishte dhënë 20 mijë (siç) franga ari një skulptori për ndërtimin e varrit madhështor të Ismail Qemalit».Nuk u  caktua se ku do to ngrihej monumenti, po nga një vizite në Kaninë ku gjendej varri vjetër, në një vend të ngushtë në oborrin e  xhamisë, mendova se duhej ndërtuar në Vlorë, në vendin ku u ngrit flamuri më 1912. Studiova vendin dhe e  bëra fakt të kryer, pa pyetur njeri. Ngarkova korçarët, Kristaq dhe Kilo për punimin e gurëve. Ata punuan vetë i katërt më se shtatë muaj dhe e përfunduan, siç është me gur të nxjerrë në pllajën e Ujit të Ftohtë. Vetëm nderimi i gurëve, blerja e pllakës dhe udhëtimet e  mia e harxhuan të  gjithë fondin prej 10 mijë frangash.Statujën e  Flamurtarit e realizova me honorarin e Monumentit të Luftëtarit Kombëtar të Korçës, të cilin po e punoja në të njëjtën kohë. Varri i Ismail Qemalit u  përurua me 28 Nëntor 1932 nga ministri i Arsimit, poeti Hil Mosi, i cili e  shpalli monument nacional. Flamurtari me kostum kombëtar përfaqëson popullin të vetëdijshëm që bën roje pranë varrit të atdhetarit të madh i pikëlluar për vdekjen e tij, duke mbajtur në një dorë flamurin historik dhe në tjetrën pushkën me të cilën do ta mbrojë për jetë.Kokën e Flamurtarit e punova njëkohësisht me statujën dhe dëshira ime ishte, që të realizoja një tip labi. Një ditë,mbas vendosjes së statujës pashë në pazarin e Vlorës një fshatar ,që i përngjiste krejt Flamurtarit dhe më erdhi mirë. Të gjitha punimet ishin të kryera në fillim të marsit 1932, po u vendos, që përurimi të bëhej me 28 Nëntor.

VARRI MONUMENTAL I I. QEMALIT.

Varri monumental i I.Qemalit u ndërtua rreth 80 vjet më parë nga skulptori O.Paskali. Ka të dhëna të cilat zbulojnë vitin për ndërtimin e varrit monumental. Këtë e zbulon së pari vet autori, skulptori Odise Paskali. Një të dhënë tjetër kemi  dhe lulishtja e tij u ndërtua prej kryebashkiakut të asaj kohe Ali Asllanit rreth viteve 1932. Sipas shtypit të asaj kohe gjejmë se eshtrat  plakut të  Vlorës janë vendosur në këtë varr  në 20 vjetorin e pavarësisë. Këtë kohë përcakton edhe skulptori O.Paskali duke qartësuar datën 28 nëntor. Përurimet kryheshin në festën e flamurit dhe në datën 28 .Simbolika në vetvete është e qartë . Ja shkurtazi çfarë citon shtypi i kohës: Ministri i Arsimit, Hilë Mosi u tha të pranishmëve: “Vëllezër shqiptarë.Sot mbushen plot njëzet vjet që kur se Ismail Qemali, një nga bijtë më të çmuar të kësaj Vlore trime, mu këtu në këtë shesh shpalli vetësundimin e Shqipërisë edhe valëviti në ajrin e lirë flamurin tonë të shenjtë kombëtar. Me këtë vepër, Shqipëria, e cila për më shumë se katër shekuj kishte lënguar nën zgjedhën e huaj, në mes të zjarrit të luftës ballkanike, nën udhëheqjen e një plaku, i cili për së afërmi i kishte ndjekur lëvizjet kombëtare të rilindjes, qysh më 28 Nëntor 1912 u shpall si shtet i lirë e i pavarur.””Këtë shtatore, që hijeshon varrin e Ismail Qemalit e që simbolizon flamurin kombëtar, si edhe ata luftëtarë që ranë theror për nder të tij, e deklarojmë monument kombëtar, edhe mirëmbajtjen e ruajtjen e saj ia ngarkojmë prefektit të Vlorës si kryetar i këshillit arsimor. Shqiptarë! Për një çast t‘i mbledhim zemrat tona rreth këtij veterani dhe t‘i betohemi se atë flamur që dora e tij shkundi nga pluhuri i robërisë, ne do të jemi gjithnjë gati ta mbrojmë e ta lartësojmë me mendjen, me zemrën edhe me gjakun tonë.”Kryetari i Parlamentit, Eshref Frashëri mbajti një fjalë të shkurtër. Prefekti i Vlorës, Abedin Nepravishta, lexoi dhe mesazhin e mbretit .

Filed Under: Histori Tagged With: “FLAMURTARI” TE, Gezim Llojdia, VARRI I ISMAIL QEMALIT

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT