– Z. Jim Xhema, biznesmen dhe aktivist i njohur përmes z. Elmi Berisha- kryetarit të degës së Vatrës në Hudson Valley, dhuroi 40 Mijë Dollarë.
– Biznesmeni i njohur z. Harry Bajraktari 25 Mijë dollarë…Fushata do të vazhdojë edhe gjatë muajit Dhjetor dhe do të përfshijë edhe degët e Vatrës.
– Me fushatën e Vatrës u bashkuan edhe anëtarët e Shoqatës Skënderbej INC(ndihmat i dorëzoi z. Mark Qehaja), që dorëzuan 3140 dollarë si dhe Shoqata e Shkrimatërve Shqiptaro Amerikanë që dhuruan përmes Kryetarit Mhill Velaj 2850 dollarë.
Sot në mjediset e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës nisi Fushata e ndihmave për pasojat e Tërmetit në Shqipëri.
Fushata ka nisë me 1 minut heshtje dhe Lutje për viktimat e Tërmetit. Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto i ka falenderuar pjesmarrësit që u bashkuan me thirrjen Vatrës. Së shpejti ne do të publikojmë listën me emrat e dhurusëve.
I ftojme bashklatdhetaret qe te bashkohen me ne kete fushate dhe te rrism shumen per te mbylle plaget e Termetit.