Të gjithë këtu jemi “vatranë” – Lutem që zjarrin prometean të atdhedashurisë që ndezën mendimtarët dhe veprimtarët themeltarë, Imzot Fan Noli dhe Shkëlqesia e Tij Faik Konica,të vazhdojë të jetë i ndezur bashkë me “Dielli”-n tonë.
MESAZHI I SHKRIMTARIT VISAR ZHITI NË 106 VJETORIN E VATRËS
Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti, në pamundësi për të qenë pjesë e festimeve të Vatrës me rastin e 106 vjetorit të themelimit të saj, për arsye të shëndetit, dërgoi mesazhin përshëndetës:
VATËR E DASHUR
Festa Juaj
është festë e të gjithëve, e shqiptarëve, që ka 106 vjet që mblidhen rreth teje, këtu në SHBA, në Vendin e Madh, shpëtimtar i Shqipërisë, Mbështetës i fortë i Kombit tonë dhe i përparimit.
“ Vatra” ndihmoi historinë e re të Shqipërisë të ecë në rrugë të mbarë dhe u bë vetë histori, është “Vatër” e miqësisë mes dy popujve tanë, atij shqiptar dhe amerikan dhe sot është metafora e këtij bashkimi të gjithanshëm.
Të gjithë këtu jemi “vatranë”
Dhe lutem që zjarrin prometean të atdhedashurisë që ndezën mendimtarët dhe veprimtarët themeltarë, Imzot Fan Noli dhe Shkëlqesia e Tij Faik Konica,të vazhdojë të jetë i ndezur bashkë me “Dielli”-n tonë.
Mes jush
Visar Zhiti
Shkrimtar
Washington 31 Maj 2018
Shënim: Mesazhi u përcoll të Premten në Mbrëmjen Gala kushtuar 106 vjetorit të Vatrës nga editori i Diellit Dalip Greca