Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra, të premten me 6 Shkurt 2015, ngushëlloi familjen e të ndjerit Selahedin Velaj që ndërroi jetë me mbrëmjen e 31 Janarit 2015. Arkivoli me trupin e të ndjerit ishte vendosur mes lulesh dhe fotografish në një nga sallat e Gallagher Funeral Home
që ndodhet në 31 Arch Street,Greenich, CT. Të kryesuar nga kryetari dr. Gjon Bucaj, vatranët u shprehën ngushëllimet zonjës Velaj, djalit, dhe të gjithë familjes. Për të ngushëlluar familjen Velaj kishte ardhë edhe famullitari i Kishës Katolike Shqiptare don Pjetër Popaj, i biri i Imam Isa Hoxhës, Avdulla Hoxha, familje vatranësh, si zonja Lumto Uruci me të birin dr. Edëard Uruci(anëtar i degës së Vatrës Queens), Lumo Tsungu, Zyhdi Karagjozi(anëtar i këshillit të Vatrës) e të tjerë.
Nga Vatra ngsuhëlluan, Kryetari Bucaj më zonjën Nikoleta, zv/ kryetari Asllan Bushati, arkëtari Marjan Cubi, anëtari i këshillit të Vatrës Idriz Lama e Zef Përnoca dhe editori i Diellit Dalip Greca. Po ashtu njëherësh me Vatrën ngushëlluan Mhill Velaj me bashkshorten, Pier Pandeli Simsia, Astrit Tota, Ermira Muja e shumë të tjerë. (Foto-arkiv: Dr. Selahedin Velaj(djathtas) gjatë festimeve të 60 Vjetorit të Diellit,nëntor 1969 në Nju Jork, kur Vatra bashkoi shqiptarët e Amerikës me arëbëreshët e Italisë.)