• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA DHE BASHKESIA SHQIPTARE NE NEW YORK FESTUAN ME MADHESHTI FESTEN E FLAMURIT

November 29, 2015 by dgreca

Te Premten me 27 Nentor 2015 ne mjediset e restorantit MAESTRO’S Federata Panshqiptare e Amerikes, ne vijim te tradites se saj 103 vjecare, se bashku me organizatat shqiptare dhe disa nga deget e saj si ajo e Queensit organizoi nje festim madheshtor te Dites Kombetare te Pavaresise. Kane qene me shume se 400 pjesmarres, si dhe te tri bashkesite fetare ne Nju Jork, te perfaqesuar nga Imami Edin Gjoni i Qendres Islame ne Queens, dom Pjeter Popaj famullitar I kishes Katolike shqiptare “Zoja e shkoderes” ne Nju Jork si dhe  pastor Nathan Preston nga Kisha Ortodokse Shqiptare Shën Nikolas.Kryetari i Komisionit te Festes dr. Skender Murtezani u ka uruar mireseardhjen te ftuareve dhe ka ka uruar Festen e Flamurit me nje fjalim te shkurter.Nder te tjera, dr. Murtezani, duke folur per Diten e Flamurit tha:

Pjesmarja juaj ne kete darke solemne eshte nderimi me i madh qe ju i beni festes se Flamurit dites me te rendesishem per Shqipetaret kudo qe jane. Prezenca juaj sonte eshte shprehja e nderimit te gjithe patrioteve te kombit qe punuan per pavarsimin e Shqiperise. Kjo rruge e gjate me plot sacrifica u kurorezua me 28 Nentor 1912  me ngritjen e Flamurit Kuq e Zi ne Vlore,  nga ana e themeluesve te Shtetit Shqipetar ne krye me  Ismail Qemal Vloren.Kjo mbremje eshte nje rast I mire qe te falemnderojme  popullin  Amerikan dhe udheheqesit e saj te shkelqyeshem, ne mbeshtetjen pa reserve jo vetem te  republikes se Shqiperise po tani  edhe te Republikes se Kosoves.Prezenca juaj sonte respecton ata qe ne keto 103 vite me vepren e tyre e rradhiten kombin tone ne familjen e kombeve te emancipuara.Respect ne vecanti per te gjitha brezat e vatraneve te cilet me mesimet e Nolit, Konices dhe shum patrioteve rikanalizun veprimtarine patriotike te filluar qindra vite me pare ne nje nivel me te larte, me te suksesshem.Respekt te  gjith mergates shqipetare ne Amerike qe e mbajtejn dhe vazhdojne te mbajne te gjalle jo vetem gjuhen e lashte dhe te embel shqipe po dhe atdhedashurine.GEZUAR FESTEN E PAVARESISE!Dr. Murtezani ka prezantuar moderatoren e darkes, gazetaren Kozeta Turishta, qe ka drejtuar me profesionalizem darken.Hymnet Kombetare jane interpretuar nga kengetarja e re Dea Elezaj. Ne emer te tri besimeve fetare Imam Edin Gjonaj ka percjelle mesazhin fetar. Ai ka fole per harmonine nderfetare karakteristike shqiptare dhe ka falenderuar Zotin, qe e ka amrer ne mbrojtje Kombin shqiptar.Konsullja e Shqiperise ne Nju Jork, zonja Irena Dai, ka pershendetur ne emer et Shtetit shqiptar. nder te tjera Ajo tha: Eshte nje privilegj dhe kenaqesi qe sot te ndaj me Ju emocionin e festimit te Dites Historike te Kombit Shqiptar, Shpalljen e Pavaresise Kombetare. Ky moment madheshtor i Historise sone, pesha dhe rendesia e te cilit nuk do te zbehet kurre, na jep nder e krenari duke na treguar qendresen e nje Kombi dhe mbijetesen e Tij. Jam e lumtur , tha Konsullja e Republikes se Shqiperise, zonja Dai, qe sot, mes Vatres se Nolit dhe Konices, kam nderin qe te perkujtojme dhe pershendesim perpjekjen e jashtzakonshme per Liri e Pavaresi, te Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasan Prishtines, Luigj Gurakuqit dhe shume te tjere te cilet me vendosmerine e tyre, hodhen themelet e shtetformimit.Keta shqiptare kaq te vendosur dhe te dedikuar per Kombin, jane nje frymezim absolut per te gjithe brezat, nje inkurajim per te punuar me te gjitha forcat ne rrugen e progresit dhe te mireqenies se Kombit Shqiptar.Edhe sot, pas 103 vjetesh, ku historia e shtetit shqiptar, ka patur nje rrugetim te veshtire, ka perjetuar ndryshime te thella, ajo cfare ka qendruar e pandryshueshme, eshte dashuria per Shqiptarizmin. Ate e gjen ane e kand Globit, kudo ku jane shqiptaret, me deshiren e madhe per te respektuar e nderuar kete Dite te Lavdishme per Kombin, -keshtu sic jeni mbledhur ju sot.Mesazhin e saj Konsullja e Shqiperise, Zonaj Irena Dai e ka mbyllur: Deshiroj qe t’ju drejtoj urimet me perzemerta Juve dhe gjithe shqiptareve nga do qe ndodhen per 103 vjetorin e Pavaresise!Gezuar Diten e Pavaresise. Te gjithe se bashku le te ndjekim rrugen e kontributit, perkushtimit dhe dashurise per Shqiperine, duke i dhene asaj sukses dhe begati.Edhe Konsulli i Republikes se Kosoves, z. Kryeziu, ka sjelle pershendetjet e Qeverise se Kosoves dhe ka uruar Diten Kombetare et Pavaresise se Shqiperise.Ansambleisti I Shtetit te Nju Jorkut z. Mark Gjonaj ka pershendetur ne gjuhen shqipe dhe ka uruar festen kombetare.Veprimtari Harry Bajraktari ka evokuar trimerine e dy heronjeve luftetare te pragpavaresise. Ne fillim te fjales se tij, z. Bajraktari tha: Sot, pikërisht, para 105 vjetësh, më 27 Nëntor 1910, dy vjet para  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me urdhërin e Durgut Pashës, xhonturqit e   pabesë në sheshin e pazarit në Gjakovë, varën publikisht Shaban Binakun e  Avdullah Hoxhën, në të njëtën ditë, në të njëjtin vend. Varjen e këtyre dy dëshmorëve të kombit, Qeveria e Xhonturqve e bëri publikisht me qëllim që ta  frikësonte masën popullore shqiptare që ishte ngritur kundër këtij pushtuesi për të fituar lirinë dhe pavarësinë…..Me pas e ka marre fjlaen foleso I nderit i mbremjes, historinai Uran Butka, te cilin e  ka paraqite dr. Gjon Bucaj. Gjate prezantimit dr. Bucaj percolli nje mesazh te shkurter.

Ne fillim te fjales se tij, shkrimtari Butka tha: Jam i nderuar që jam i ftuari i “Vatrës” në këtë përvjetor të Ditës së Pavarësisë Kombëtare  dhe që sjell përshëndetjet më të përzemërta nga Shqipëria: Gëzuar  28 Nëntori- dita e shenjtë e Flamurit!

Shpallja e Pavarësisë nga Ismail Qemali erdhi si rezultat i lëvizjeve të mëdha kulturore , politike dhe luftarake shqiptare, më së afërti qysh nga Komiteti i fshehtë i Manastirit 1905 dhe krijimi i çetave të para të lirisë, 1905, Kongresi i Alfabetit në Manastir 1908, Kongresi arsimor i Elbasanit 1909, kryengitjet e fuqishme antiosmane dhe çlirimtare në vitet  1910-1912 në Kosovë, Malësinë e Madhe dhe gjithë hapësirën shqiptare, paralelisht e pazgjidhmërisht edhe  me lëvizjet atdhetare në Amerikë, që kulmuan me shoqatën Besë-Besën 1907, themelimin e Kishës shqiptare në Boston 1908, daljen e  gazetes “Dielli” 1909 dhe themelimin e Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, 1912.

E them qysh në krye se këtë herë nuk vij si politikan,  por si një pjesëz e kulturës kombëtare, që është shënja  e kushti  i parë e identitetit dhe mbijetesës sonë kombëtare….

Ansambl I valleve “Rozafat” I Qendres Kulturore “Nena Tereze prane Kishes Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres nen drejtimin e koreografes Angjelina Nika dhe Ansambi”Kenga dhe Vallja Shqiptare” nen drejtimin e Pranvera Coba, kane dhene program artistik dhe jane duartrokitur nxehtesisht.

Pjesmarresit jane argetuar nga Bujar dhe Anila UKa, Trio Oda dhe Kleopatra Dokle. Vallet shqiptare kane vazhduar deri ne mesnate.

Ne darken festive ka marre pjese edhe nje perfaqesi e deges se Vatres me kryetarin Alfons Grishaj, zv/kryetarin Mondi Rakaj, anetarin e Keshillit te Vatres Kujtim Qafa me familjet e tyre si dhe Kryetari i deges se Vatres ne South Florida, Kolec Ndoja. Ne emer te degeve me nje fjale te shkurter ka pershendetur kryetari i deges se Vatres ne Michigan, Alfons Grishaj. Ne mesazhin e tij, z. Grishaj, percolli falenderoi vatren per kete organizim te shkelqyer, falenderoi mysafirin e ardhur nga Tirana z. Uran Butka, qe po u jep leksion historianeve per rishkrimin dhe korrigjimin e Historise kombetare.(Nje kronike me te zgjeruar mund ta lexoni ne Diellin e printuar.)

Filed Under: Vatra Tagged With: feste madheshtore, per 103 vjetorin, Vatra

Voal – Zëri i Shqiptarëve mbështet Deklaratën e Federatës Panshqiptare Vatra në SHBA

November 24, 2015 by dgreca

Voal – Zëri i Shqiptarëve mbështet fuqishëm Deklaratën e Federatës Panshqiptare Vatra në SHBA, që vjen nga vendi të cilit Kosova i dedikon çlirimin dhe lirinë, rreth situatës dramatike në Kosovë, duke e konsideruar me vlerë historike, e cila me urtësi dhe largpamësi, mban një qëndrim mbi palët politike, në të mirë të popullit të Kosovës, meqë, në fund të fundit, partitë politike në Kosovë përfaqësojnë votën e elektoratit. Sikur thekson Federata Panshqiptare Vatra, edhe Voal është kundër kthimit të Kuvendit të Kosovës në një arenë të dalur jashtëkontrollit, në opozitë të plotë me traditën shqiptare, ku drejtësia vendoset përmes urtësisë, dhe peshorja anon nga e mira e përbashkët. Po ashtu Voal është kundër maxhorancës së krijuar si rezultat interesash klienteliste dhe jo frut i demokracisë free and fair. Voal shpreh qëndrimin konform deklaratës së Vatrës se „koalicioni qeveritar nuk i shpëton përgjegjësisë për situatën e krijueme që asht shkak i një dëshprimi shpërthyes. Korrupsioni i përhapun deri në rrethet ma të nalta qeveritare e parlamentare, zyrtarët e zgjedhun a të emnuem pasunohen “mbrenda natës”si me u pikë parja prej qiellit, ndërsa populli vorfnohet gjithnjë e ma tepër, papunësia rritet, rinija mbetet rrugëvet pa shpresë për të ardhmen dhe mija familjesh lëshojnë trojet e marrin arratinë“. Edhe Voal si Vatra „nuk mund të pajtohemi me metodat e dhunës me prirje anarkike të opozitës, që janë të papranueshme në nji shoqni të civilizueme, të dënueshme si antidemokratike dhe, në anë tjetër, komprometojnë randë kauzën të cilës don t’i dalë zot, sado kauzë e drejtë të jetë ajo.“ Voal pajtohet plotësisht me Deklaratën e Vatrës në lidhje me dy marrëveshjet që ka bërë qeverija e Kosovës me Serbinë për “Zajednica”-n dhe me Malin e Zi për përcaktimin e vijës kufitare. Fillimisht opozita të tërhiqet e me durim të presë vendimin që vjen prej Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nga ana e saj Gjykata Kushtetuese të mos e zvarrisë vendimin. Për të gjetur një konsensus mbarë popullor, ne jemi plotësisht dakord me qëndrimin e Vatrës në deklaratën e 18 Nëntorit 2015 i shprehur në dy pika: „Së pari, duhet të merret vendim dhe të organizohet sa ma shpejt një referendum për marrëveshjet, për të cilat populli duhet të informohet në mënyrë shumë të qartë dhe t’i kuptojë mirë, kështu që ai, sovrani, në kushte të qeta sigurije, të vendosi në se i pranon ose i shtyn ato për negociata të reja. Së dyti, të shqyrtohet me seriozitet mundësia e shkuemjes në zgjedhje të parakohshme.” Vetëm kështu, do të veprohet në të mirë të interesit të popullit e të shtetit të Kosovës, do t’i jepet fund skenave të anarkisë dhe kaosit, si dhe do të ndalet papërgjegjshmëria e palëve. Të mos harrojmë se partitë në Kosovë duhet të jenë zëdhënëse të popullit të Kosovës dhe jo si deri tash që populli i Kosovës është kthyer në shërbëtor i partive politike.

Filed Under: Analiza Tagged With: ederata Panshqiptare, Referendum mbarëpopullor, SHBA, situata Kosovë, Vatra, VOAL, zgjedhjet e parakohëshme

VATRA PRITI AMBASADORIN MAL BERISHA

November 21, 2015 by dgreca

Edhe pse pasditja e së enjetes të 19 Nëntorit ishte e shoqëruar me shira të rrëmbyshëm dhe trafiku ishte i tejrënduar, vatranët u mblodhë dhe pritën në një takim të ngrohtë ambasadorin Mal Berisha, i cili vinte në këtë takim pas përfundimit të mandatit në Britaninë e Madhe. Pvrvec vatranëve në takim kishte ardhë edhe Kryesia e shoqatvs rinore”Shokë klase përgjithmonë”.
Takimin e ka hapë Kryetari i vatrës, dr. Gjon Bucaj, i cili i uroi mirvseardhjen mysafirit të nderuar. Dr. Bucaj, tha se për Vatrën dhe vatranët është nder që të takohet me ambasador Mal Berishën, i cili është gjithashtu dhe anëtar nderi i Vatrës.
Më pas kryetari i vatrës, u kujtoi të pranishmëve karrierën diplomatike dhe ate studimore të z. Mal Berisha. Për më shumë tha ai ju mund të vizitoni Gazetën Dielli online, ku jepet saktë karriera e z. Mal Berisha.
Por cila është karriera e z. Mal Berisha.
Sic shkroi Gazeta Dielli online(www.gazetadielli.com)-Z. Mal Berisha ka botuar një seri librash studimore rreth çështjes shqiptare dhe ka pasur një rol aktiv në median shqiptare lidhur me çështjet e rajonit dhe sidomos të Kosovës.
Në fushën e studimeve dhe të përkthimeve studiuesit Mal Berisha i përkasin:
– Herman Bernstain
– “Charles Erikson”
– Shqiptarët, Lisa mbi truallin Ilir
– Shqiptarët, Europianët më të lashtë dhe më të rinj
Shpëtimi në Shqipëri- Një qint përqint e hebrenjëve në Shqipëri të shpëtuar nga Holokausti, shkruar nga Harvey Sarner dhe përkthyer nga Mal Berisha….
Ambasadori Mal Berisha sapo ka përfunduar mandatin e shërbimit diplomatik prej tri vitesh në Britanine e Madhe dhe Irlande. Karrierën në diplomaci e nisi në vitin 1992, kur hyri në shërbimin diplomatik të shtetit shqiptar si specialist në Drejtorinë Rajonale në MPJ dhe më pas emërohet konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi. Nga viti 1995 deri në 1997 promovohet si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë po në Stamboll.
Në vitin 1998 ai i bashkohet përpjekjeve të pareshtura të shqiptarëve të Amerikës nën emblemën e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe Federatës Pan Shqiptare Vatra në Amerikë, për çështjen e Kosovës. Kjo, i dha mundësinë të shprehë pikëpamjet e lobit shqiptar në Amerikë nëpërmjet qendrave televizive amerikane.
Në vitin 2000 punësohet nga Kombet e Bashkuara dhe bën pjesë në Misionin e Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, (UNMIK). Nga viti 2008 merr drejtimin e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë atë të Drejtorisë së Përgjithshme Rajonale dhe të Inisiativave, po në këtë Ministri.
Që prej 17 Shkurtit 2012 ushtroi detyrën e Të Ngakuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës.
Ambasador Mal Berisha ka jetuar disa vjet ne ShBA dhe ka qene antar aktiv i Keshillit Drejtues të Vatrës. Prej sa është larguar nga Amerika ai është anëtar Nderi i Vatres.
***
Ambasadori Mal Berisha, tha se ndjehej i nderuar mes Vatranëve dhe shumë i dneruar për qenien”Anëtar Nderi i Vatrës”. Ai i falenderoi pjesmarrësit dhe ndau me ta fragmente nga jeta e tij diplomatike dhe studimore. Duke shfletuar librin e tij “Realitete Shqiptaro-Britanike”, ai solli kontribute te britanikeve dhe të komunitetit shqiptar në Londër. Biseda u shoqerua edhe me fotografi nga takimet në Londer, ku u shpalosen veprimatritë e tajshme, por edhe me fragmente nga krijimtaria e tij studimore.
Në fund u bënë pyetje. Ai dhuroi disa kopje të librit me autograf. (Per me shume do te lexoni ne Diellin e printuar te Dhjetorit)

Filed Under: Vatra Tagged With: Mal Berisha, promovim, Vatra

DEKLARATË E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS “VATRA” MBI SITUATËN NË KOSOVË

November 18, 2015 by dgreca

Vatranët në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, si të gjithë shqiptarët në përgjithsi, janë të alarmuem për gjendjen kritike të krijueme në Kosovë.Pamjet e shëmtueme të dy ditëve të fundit, transmetue direkt nga Prishtina, nuk i ngjajshin nji vendi ku populli i lirë ka mendue se ka zgjedhë e dërgue ma të përshtatshmit me e udhëheqë drejt konsolidimit të shtetit dhe mirëqenjes së qytetarëvet, dhe ma të mirët për të përfaqsue interesat e tij në Parlament.
Kuvendi i ngjante ma tepër një arene sportive me tifozë të dalun kontrollit se sa një institucioni ku vendosen fatet e Kosovës, në kundërshtim me odat tradicionale të burravet, ku palët kundërshtuese ndigjoheshin me rend, argumentet shqyrtoheshin me gjakftoftësi dhe konfliktet zgjidheshin me arsye e drejtësi, si u ka hije njerëzve të civilizuem.
Pamjet jashtë Kuvendit sjellshin memorjen e kohëve jo të largëta të konfrontimevet me policët serbomalazez dhe nuk i ngjajshin një popull që i gëzohet lirisë së fitueme me aq shumë gjak e sakrifica.
Nuk mund të pajtohemi me metodat e dhunës me prirje anarkike të opozitës, që janë të papranueshme në nji shoqni të civilizueme, të dënueshme si antidemokratike dhe, në anë tjetër, komprometojnë randë kauzën të cilës don t’i dalë zot, sado kauzë e drejtë të jetë ajo.
Koalicioni qeveritar nuk i shpëton përgjegjësisë për situatën e krijueme që asht shkak i një dëshprimi shpërthyes. Korrupsioni i përhapun deri në rrethet ma të nalta qeveritare e parlamentare, zyrtarët e zgjedhun a të emnuem pasunohen “mbrenda natës”si me u pikë parja prej qiellit, ndërsa populli vorfnohet gjithnjë e ma tepër, papunësia rritet, rinija mbetet rrugëvet pa shpresë për të ardhmen dhe mija familjesh lëshojnë trojet e marrin arratinë, manipulimet politike dhe etja e teprueme për pushtet dhe për pasunim të pa kufi, janë disa nga ankesat e zashme të popullit, që asht sovrani të cilit duhet t’i shërbejnë zyrtarët, qofshin qeveritarë ose përfaqësuesa të tij në parlament.
Situata ka shkue tue u keqsue në vend që të përmirësohet dhe ka mbërrijtë në një nivel alarmues mbas nënshkrimit të dy marrëveshjeve që ka ba qeverija me Serbinë për “Zajednicat” dhe me Malin e Zi për përcaktimin e vijës kufitare. Opozita e akuzon qeverinë për lëshime të randa në dam të Kosovës, ndërsa qeverija pohon të kundërtën, dhe kështu çashtja ka kalue në Gjykatën Kushtetuese. Asht e arsyeshme që opozita të ketë durim dhe t’i japi kohë Gjykatës të veprojë.
Për të dalë nga situata e rrezikshme që asht krijue në Kosovë, mendojmë se, së pari, duhet të merret vendim dhe të organizohet sa ma shpejt një referendum për marrëveshjet, për të cilat populli duhet të informohet në mënyrë shumë të qartë dhe t’i kuptojë mirë, kështu që ai, sovrani, në kushte të qeta sigurije, të vendosi në se i pranon ose i shtyn ato për negociata të reja. Së dyti, të shqyrtohet me seriozitet mundësia e shkuemjes në zgjedhje të parakohshme.
Kemi shpresë se të gjithë faktorët politikë, për interesin e popullit e të shtetit të Kosovës, do të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe do të krijojnë klimën e gjakftoftësisë, që të ecet përpara drejt stabilitetit dhe përparimit të vendit e mirëqenjes së popullit. Këtë ua dëshirojmë me sinqeritetin tonë vëllaznor.
Kryesia (New York, 18 nandor 2015)

Filed Under: Vatra Tagged With: deklarate per Situaten, Kosove, Vatra

BASHKESIA SHQIPTARE DHE VATRA KREMTOJNE FESTEN E FLAMURIT ME 27 NENTOR 2015

October 16, 2015 by dgreca

-FESTA ORGANIZOHET ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6 .00 TE MBREMJES, NE MAESTROS RESTORANT/
BASHKESIA SHQIPTARE NE NJU JORK DHE FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES VATRA DO TA KREMTOJNE FESTEN E PAVARESISE, DITEN E FLAMURIT KOMBETAR ME 27 NENTOR 2015, NE OREN 6.00 NE MASTROS RESTORANT. TRADITA 103 VJECARE E VATRES MBLEDH BASHKE NE KETE DITE TE SHENUAR BASHKESINE SHQIPTARE DHE KOMUNITETET FETARE. FTOHEN ORGANIZATAT DHE FONDACIONET QE T’I BASHKOHEN VATRES NE 103 VJETORIN E PAVARESISE.PER DETAJE KLIKONI MBI NJOFTIM.

Filed Under: Vatra Tagged With: bashkesia shqiptare, Festa e Flamurit, kremtim, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT