• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEDERATA VATRA TELEGRAM URIMI KRYEMINISTRIT DRITAN ABAZOVIÇ

April 29, 2022 by s p

I nderuar Kryeministër i Malit të Zi z.Dritan Abazoviç

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra ju dërgon urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes suaj si Kryeministër i Malit të Zi. Vatranët dhe shqiptaro-amerikanët ju përgëzojnë për suksesin e arritur e ju urojnë shëndet e mbarësi në realizimin e detyrës së shenjtë shtetërore. Federata Vatra ka shpresë të madhe dhe besim të fortë se nën udhëheqjen tuaj, shqiptarët në Mal të Zi janë më të përfaqësuar se kurrë dhe të faktorizuar në skenën politike në Ballkanin perëndimor. Zgjedhja juaj në postin e lartë të Kryeministrit të Malit të Zi zhvillon edhe më shumë lidhjen e fortë vëllazërore dhe integruese të shqiptarëve në Mal të Zi e më gjërë. Federata Vatra ofron bashkëpunimin me qeverinë tuaj me të gjitha kapacitetet e saj në të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi, në Ballkan e në diasporë. 3 Kryeministra shqiptarë në Ballkan është një arritje historike për shqiptarët, kjo do të forcojë bashkëpunimin mes shqiptarëve e popujve të tjerë në Ballkan, çka do rrisë zhvillimin, stabilitetin, sigurinë e paqen e qëndrueshme mes popujve të Ballkanit në rrugën e përbashkët drejtë Bashkimit Europian.

Ju priftë e mbara

Me gëzim e vlerësim

Kryetari i Vatrës Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra Tagged With: dritan abazovic, Elmi Berisha, Vatra

VATRA FTON SHQIPTARËT NË DARKËN E FLAMURIT KOMBËTAR MË 28 NËNTOR 2021

October 30, 2021 by s p

Dielli

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra fton të gjithë patriotët shqiptarë në Amerikë, Kanada e kudo tjetër që të bashkohen për të festuar së bashku Festën e Flamurit Kombëtar me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në festën e sivjetshme të Flamurit Kombëtar, Vatra fton të gjitha shoqatat dhe organizatat shqiptare në Amerikë e Kanada, mediat shqiptare, bashkësitë fetare, bizneset shqiptare, bashkatdhetarët e spikatur, selitë diplomatike, organizatat e ndryshme dhe klubet patriotike e kulturore që të marrin pjesë në darkën e festës së Flamurit kombëtar që do të organizohet më 28 NËNTOR 2021 NË ORËN 6:00 PM në Restorantin: EASTWOOD MANOR:3371 EASTCHESTER RD, BRONX, NY 10469. Këngëtarët që do performojnë janë: Aranit Hoxha, Fahrije Zogaj, Barbana Dini, dhe Gëzim Nika “Mjeshter i Madh”. Hyrja për person kushton 100 Usd me të gjitha të përfshira dhe çdokush që dëshiron të vijë duhet të prenotojë te z.Anton Raja në numrin 646-594-4747 dhe z.Kujtim Funiqi në numrin 347- 723- 2112.

Filed Under: Opinion Tagged With: Vatra

GAZETA DIELLI NJOFTON PËR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR

October 28, 2021 by s p

Të dashur patriotë shqiptarë në Amerikë, Kanada dhe trojet shqipfolëse, vatranë, aktivistë, media, biznese, kompani, shoqata, organizata, autoritete dhe personalitete:
Gazeta Dielli në numrin Nëntor 2021 me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, botohet në një numër special ku përfshihen vetëm shkrime rreth Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, firmëtarëve të aktit të Pavarësisë, ngjarjeve të kohës në sfondin e para dhe pas Pavarësisë dhe personalitete të shquara të kombit shqiptar etj.
Ju lutem të gjithë bashkëpunëtorëve që shkrimet për botim në gazetën Dielli të dërgohen deri në datën 10 Nëntor 2021 në adresën: gazetadielli@gmail.com.
Gazeta fton dhe bën me dije se për të gjithë ata patriotë shqiptarë në Amerikë dhe Kanada, trojet shqipfolëse, vatranë, aktivistë, media, biznese, kompani, shoqata, organizata, autoritete fetare, politike dhe personalitete që duan të urojnë festën e Flamurit Kombëtar, të reklamojnë apo njoftojnë në gazetë për numrin special të Nëntorit të Pavarësisë, tarifat janë si më poshtë:
1 Faqe Gazetë= 1 mijë dollarë
1/2 Faqe Gazetë= 500 dollarë
1/4 Faqe Gazetë= 200 dollarë

MIRËNJOHJE DHE FALEMINDERIT NGA ZEMRA PËR ÇDO MBËSHTETJE.

Filed Under: Opinion Tagged With: dielli, Vatra

VATRA nderoi me “Mirënjohjen e Artë” Kolonelin nga Kosova Gazmend Hoxha

October 26, 2021 by s p

Sokol Paja

New York më 25 Tetor 2021, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA nderoi më “Mirënjohjen e Artë” Kolonel Gazmend Hoxhën me motivacion “Për kontributin e dhënë në sigurinë publike të qytetarëve të Kosovës, arritjet e shkëlqyera, rezultatet e larta dhe trajtimin me efikasitet, seriozitet dhe profesionalizëm të ngjarjeve dhe sfidave me të cilat është përballur Policia e Kosovës”. Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar në Selinë Qëndrore të Vatrës, Kolonel Hoxha u nderua nga autoritetet më të larta drejtuese të Vatrës, media, vatranë e patriotë shqiptarë në mërgatën e Amerikës. Kryetari z.Elmi Berisha e uroi Kolonel Hoxhën për arritjet e larta dhe mbi të gjitha për menaxhimin e sigurisë në Kosovë përgjatë pandemisë globale. Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj u ndal në përshëndetjen e tij te roli i institucioneve të sigurisë në forcimin e themeleve të shtetit të Kosovës. Sekretarja e Vatrës zonja Nazo Veliu u ndal te përformanca e shkëlqyer e institucioneve të sigurisë kombëtare në Kosovë dhe reagimi i tyre në rastin e tensioneve në veri të Kosovës. Kolonel Gazmend Hoxha Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës në Prishtinë, në fjalën e tij falenderuese u shpreh i emocionuar dhe i befasuar për pritjen dhe respektin në Vatër. Ai u ndal te roli i jashtëzakonshëm i mërgatës së Amerikës dhe Vatrës e Diellit për çështjen kombëtare. Pas pritjes vëllazërore, patrioti Sabit Bitici shtroi një darkë për kryetarin Berisha, Kolonel Hoxhën dhe stafin që e shoqëronte.

Filed Under: Featured Tagged With: Gazmend Hoxha, Sokol Paja, Vatra

VATRA EMËRON AHMET XHAFON KRYETAR TË KOMISIONIT PËR ORGANIZIMIN E FESTËS SË FLAMURIT KOMBËTAR

October 18, 2021 by s p

Dielli/

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra ka emëruar z.Ahmet Xhafo Kryetar të Komisionit të Posaçëm që do të Organizojë Festën e Flamurit Kombëtar me rastin e 109 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra vjen në Festën e Flamurit Kombëtar pas një moment historik vëllazërimi, forcimi, bashkimi e fuqizimi. Vendimi i emërimit të z.Xhafo u miratua unanimisht nga Kryesia e Vatrës dhe z.Xhafo mori mbështetjen absolute nga anëtarët e Komisionit të organizimit të festës së Flamurit: Anton Raja, Mithat Gashi, Marjan Cubi, Dr. Pashko Camaj, Besim Malota dhe Sokol Paja. Vatra vjen në këtë festë kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë, më e fortë se kurrë, më e bashkuar se kurrë, më e madhe se kurrë, me synime të qarta për të ardhmen duke i shërbyer me devotshmëri e përkushtim çështjes kombëtare e bashkatdhetarëve shqiptarë kudo që ndodhen. Në festën e sivjetshme të Flamurit Kombëtar, Vatra do të ftojë të gjitha shoqatat shqiptare në Amerikë, mediat shqiptare, bashkësitë fetare, dhe bashkatdhetarët e spikatur. Festa kombëtare e sivjetshme është një një festë vëllazërie e miqësie të përjetshme mes vatranësh e anëtarëve të komunitetit tonë. Kjo festë do të jetë një moment historik i vazhdimësisë së Vatrës me qëllim për të çuar përpara proceset për të cilat Vatra ka qenë e angazhuar që prej fillimit të ekzistencës së saj. Pas bashkimit vëllazëror, Vatra sot është më e fortë se kurrë dhe fillon një etapë të re, një process i ri në respekt të dashurisë për njëri-tjetrin, atdheut tonë të shtrenjtë, etikës, kanunores dhe çdo njeriu që e do kombin, vatrën, misionin kombëtar dhe frymën e shenjtë vatrane.

Filed Under: Politike Tagged With: Ahmet Xhafo, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT