Nga Enkela Vehbiu/Nebraska/
OMAHA, NEBRASKA – Sa here qe me qellon te udhetoj e takohem me bashkeatdhetare sapo permend emrin e shtetit ku banoj, Nebraska, te gjithe e kane degjuar sepse zyrat e miratimit te dokumentave te emigrimit ndodhen ne shtetin tim. Por pak dine te te thone me teper se aq.
Nebraska, gjendet ne qender te Amerikes dhe eshte shtepia e nje komuniteti te vogel shqiptar, kryesisht te perqendruar ne zone lindore te shtetit. Omaha, qyteti me I madh ne shtet, eshte vendi ku banojne shqiptaret kryesisht nga Shqiperia. Ndersa Linkolni, kryeqyteti I shtetit dhe qe shume prej jush e njohin nga “letrat,” eshte qendra e shqiptareve te Kosoves te vendosur atje pas luftes.
Eshte nje shtet I mire. Pak di te flas per Linkolnin sepse nuk e njoh, por Omaha me ka bere per vete. Ne fillim kisha degjuar per Omahan ne dimrin e 2001-it. Ish ambasadori amerikan ne Shqiperi, I ndjeri Jozef Limpreht, ishte nga vendi im tani. Ne nje mbremje per gazetaret ne Tirane, e shoqja me tregoi disa foto te Nebraskes. I ftohte mu duk ai vend. Nuk e dija ne ate kohe qe po shikoja ne foto te ardhmen time. Kur im shoq me tha per zhvendosjen ne Omaha me erdhen ne mendje pamjet lakuriqe te gureve te latuara nga era dhe thashe jo, nuk mundem. Po gjerat nganjehere ndodhin, ja ashtu, pa kuptuar.
Sa kishim dale nga shkolla ne Nju Meksiko ku ne kampusin e vogel te Las Krusesit shqipja as nuk mendohej te degjohej. Arrijme ne Omaha qe eshte e vendosur tamam ashtu sic thuhet ne zemer te Amerikes. Eshte nje qytet mesatar qe me rrethinat shkon rreth nje milion banore, dhe per shkak edhe te vendndodhjes gjeografike, mjaft konservative. Pas dy diteve ne qytet, me duhej te blija dicka dhe futem ne supermarketin Target. Tek eci, degjoj nje tingull qe kisha kohe pa e degjuar – “Po ku shkoi ky…?!” Mbajta kembet. Jam ne enderr thashe apo cfare. Kthehem. Shoh nje vajze te re. E pyes a jeni shqiptare. Nuk kisha gabuar. Dhe historia ime ne Omaha nisi tamam atje ne rreshtat e Targetit. Brigita nga
Prishtina u be pika ime e pare e kontaktit me komunitetin shqiptar, me tingullin e gjuhes ame qe me nevoitej aq shume te rimbushja shpirtin here pas here.
Omaha, dhe ne pergjithesi Nebraska, njihen per miser e mish. Dhe ia pelqej te dyja produktet. Por te them te drejten me shume u pelqej entuziasmin per jeten dhe detyrimin qe ndjejne ndaj shoqerise. E thene ndryshe u pelqej mjaft harmonine e arritur mes te qenurit I lumtur si njeri dhe te qenurit I pergjegjshem si qytetar I kesaj bote.
Per lumturine, me duket se jane nder te paktet njerez qe kam takuar dhe qe kane arritur ekuilibrin e deshiruar mendje-shpirt-fizik. Mesojne dhe punojne shume. Mbajne nje lidhje te forte me Zotin dhe besimin. Ushqehen mire, kujdesen per trupin dhe nuk lene pas dore argetimin kurrsesi. Ne shqiptaret mesojme. Nuk behemi shume. Nuk kam te dhena te sakta por me sa di une, nuk I kalojme te 50 ne nje qytet afer nje milionesh. Ka zenka, ka merira edhe ne grupime te vogla si tonat, por pamvaresisht nga kjo, ne gjykimin tim e kemi kuptuar mire emigrimin. Per ata qe interesohen dhe per sa me intereson mua, emrin Shqiperise ia kemi ngritur lart. Te gjithe, te rinj e te vjeter, kemi treguar se nuk kemi frike sfidat. Rinia ia ka dale balle shkolles me sukses te plote. Te moshes se mesem, me perpjekje dhe sakrifice, ia kane dale te realizojne deri diku endrren e tyre. Sa per argetimin e besimin, jemi ende ne rruge e siper, po kercejme ama. Ne festa familjare jemi gjithmone prane, dhe oh sa kercejme. Po shume, bre, shume si I thone kosovaret.
Por ajo qe personalisht me ben per vete ne kete vend eshte perulesia dhe pergjegjshmeria. Ne letra Omaha eshte nje qytet me perqindje te larte milioneresh. Kjo lidhet drejpersedrejti me emrin e Uoren Bafetit, miliarderit qe ende jeton ne shtepine modeste prane lagjes sime. Thjesht, shume thjesht. Dhe po aq thjesht jetojne dhe pjesa tjeter. Eshte nje mesim per ne te dalet nga uria e varferia. Shoqeria ne Omaha eshte ne nje faze tjeter. Pas ngopjes, ata e kane kuptuar se te pasurit e nje shtepie te mire, makine apo te ardhurash nuk eshte gjithshkah. Eshte nje dimension tjeter qe eshte me I rendesishem – dhe ai eshte te qenurit pjese e nje komuniteti qe tani biles ka dale nga perimetri i shtetit dhe eshte bere boteror.
Ne fillim, dhe ketu flas per veten time, e kisha te veshtire ta beja timen kete aspekt. Me pas, turrbullia kaloi, fitova qartesi dhe kuptova qe eshte e drejte. Dhe them se dhe ne te aneve tona, e kemi kuptuar mire kete. Te gjithe shqiptaret ketu, me sa di une, nuk kane pasur asnjehere probleme me ligjin. Jemi komunitare te mire. Po thuajse te gjithe kemi shtepite tona dhe I mbajme mire ato. Ne komunitet vleresohemi si njerez punetore, te zellshem dhe te besueshem. Sidomos te rinjte, jane rritur ende me shume me ndjenjen e perkatesise ne komunitet. Shume prej tyre bejne pune vullnetare dhe jane te integruar teresisht ne jeten amerikane.
Ketu thone “ruaje Omahan per vendalinjte.” Edhe pse fanatike te komunitetit vendas, njerezit e Nebraskes na kane lejuar te jemi pjese e tyre. Nuk jemi te perkryer, por them se me kontributin tone, ia kemi shperblyer mikepritjen Nebraskes. Ndersa ne vete kemi arritur ne piken ku Shqiperia dhe Nebraska jane bere nje – jane te dyja vendet tona.
Omaha, Nebraska-20 Gusht 2013.