Gëzuar festat e fund vitit 2013 dhe mbarësi për vitin 2014 !
Edhe unë Veneta, që jam në vitet e dekadës së tetë, flas me indinjatë: Më fal Çamëri !… /
Shkrim nga Veneta Çallpani/
“U bë kohë që ndiej lëngatë dhe dhimbjen tënde, toka ime e shënjtë. U bë kohë që shikoj simptomat e sëmundjes e cila më bën të ndihem keq. Dhe ndonjëherë ndihem kaq e pa fuqishme, madje edhe kundrejt fjalës, e cila fatmirësisht apo fatkeqësisht është arma ime më e fortë. Ndihem e pa fuqishme edhe ndaj mendimeve, të cilat aq sa më japin forcë, aq edhe më bllokojnë, madje ndonjëherë më marrin frymën”. Kam shkruar dhe shkruaj për ty Çamri, por zëri im mbetet si zë në shretëtirë edhe kur librat e mija kushtuar për ty Çamëri, hiqen nga rafti librarisë dhe çojnë poshtë në budrum, bile ka raste që “Libraria Agolli” në Tiranë nuk i pranon as t’i shikojë dhe jo t’i vendosë në raftë. Kaluan plot 70 vjet, prej vitit 1944 deri 2014, që Çamërisë i është vënë drasa e varrit, fill pas Enver Hoxhës deri te Ramiz Allia dhe në keto vjetë të demokracisë nga dy partitë PS dhe PD, që nuk duan të miratojne Rezolutën Çame, se janë bërë palë me grekun dhe me një përulje të pështirë dhe të neveritshme të qeverisë dhe të Akademisë së Shkencave duke i dhenë priotitet tej mase minoritetit grek që perfaqëson 0.87% te popullatës greke të ardhur para 200 vjetëve me trastën e lypësit dhe me shatin në sup, për të punuar tokat e gjirokastritëve në Dropull dhe në Vurgun e pronarëve të Delvines si bujq çifçinj. Ndërsa për Çamërinë Shqiptarë të djegur, të vrarë, të therur, të çderuar dhe së fundi të dëbuar, që nga viti 1944 të ardhur të raskapitur të drobitur, aq sa Kllogjeri në jug të Konispolit u kthye në një vend varrimi masiv, i çamëve pleq dhe fëmijë që nuk duronin dot, urinë dhe të ftohtit. Enver Hoxha i ka ndjekur Çamët më keq se greku: duke përdorur diskreminim dhe inskenime gjyqesh kundra çameve duke pushkatuar dhe burgosur pa faj, vetëm pse ishin çamë. Kjo pasqyrohet sot, kur në Shqipëri ka afërsisht gjysëm milioni çam dhe në parlamet ka 5 deputetë çam dhe asgjë nuk bëhe për rezolutëmn Çame. Ka akoma më keq, kur në Shqipëri vinë autoritete të qeverisë greke dhe thonë plot gojën se “Çamërinë nuk e njohin”. Kjo është një shuplakë e madhe që i jep greku Shqipërisë për pjesën e saj të Çamërisë me 15.000 km2., qeverisë, Akademisë së Skencave, pesë deputetëve çamë dhe 500.000 çamëve në Shqipëri. Për kujtesë: Përpara 10 vjetëve parlamenti dhe qeveria greke dërgoi rezolutën se “Çamëria nuk egziston”, të cilën e bëri të njohur në OKB, BE, dhe në Kongresin Amerikan. Parlamenti dhe qeveria shqiptare u tallën me “Rezolutën Çame” dhe peshkopi grek që ka uzurpuar Kishën Noliane, përplas duartë nga gëzimi.
Edhe unë Venetë. Që jam në vitet e dekadës së tetë, flas me indinjatë: Më fal Çamëri … !
Nga Veneta Çallpani: “Çfarë mund të bëj unë për të shpëtuar nga kjo gjëndje Çamëria ime? … Ah, sa do të doja të ishte vetëm e imja, kështu nuk do të lejoja askend të të lëndojë, nuk do të lejoja kurrë që ambicjet dhe etja për pushtet të coptojë dhe të luaje me ty, me njerëzit e tu, me dhimbjen dhe historinë tënde.
Çfarë mund të bëj unë?! Do të doja shume të isha politikane, të kisha pushtet vetëm një minutë, sa për të pranuar atë rezolutë të krijuar nga ata që realisht të duan. … Por nuk mundem, prandaj të kërkoj falje.
Nuk mundem të bëhem si ata. Unë jam thjeshtë një vajzë, (edhe unë autori i këtij artikulli, sot jam një plak i ndjekur e i survejuar dhe i ndaluar për të shkruar. Librat që kam shkruar për ty, Çamëri janë të moshës 74 vjeçare e këndej. shën. im) që nga dashuria jote marr guzimin të qajë, të shaj, të vuajë, të flasë, të bërtasë dhe të shkruaje për ty. Më fal që mosha ime nuk më jep të drejtën të jem në parlament, por atyre kush ua jep të drejtën të luajnë me ty?! Vërtet mund të mos e pranojnë atë rezolutë, ama kjo gjë kurrë nuk mund të mohojë egzistencën dhe historinë tënde… Ndoshta një ditë, ata të cilët sot, me indiferencën e tyre hedhin poshtë një të vërtetë dhe një hap të guximshëm drejt saj, ata që sot heshtin kundrejt një padrejtësie, një ditë do të ankohen sërish, do të kërkojnë drejtësi, por atëhere mund të jetë shumë vonë…” Më fal Çamëri… Të lutem më fal që jam vetëm Një…” (Gazeta “ILLYRIA”, 19-12-2013, f. 15).
Jo Veneta jam edhe unë me ty. Mëso Veneta: se Ideatori platformës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka marrë mbështetjen e gjërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i takon projektit për kufijtë natyral të Shqipërisë dhe zhbërjes së Konferencës famëkeqe të Londrës. Platforma për Shqipërinë Natyrale, e cila ka trazuar Sërbinë, Maqedoninë sllave, Greqinë dhe Malin e Zi, ka gjetur mbështetje nga faktorë të rëndësishëm në SHBA.
Prej disa kohësh qarkullon në mediat amerikane, harta për bashkimin e trevave Shqiptare, produkt i ekspertëve të CIA amerikane, parashikohet ndreqia e padrejtësive historike ndaj Shqiptarëve. (Dossier< “Bota Sot”, NEËS, 12-12-2013, 07:33.) Mëso Veneta: Janullatosi është më shumë i avancuar, në vazhdimin e misionit të Shën Kozmait për greqizimin e Shqipërisë. Citojmë historianin Zhan Klod Faveirial: “Murgu Kozma, ka qënë tepër rrënimtarë për kombin shqiptar. Fakti ishte se ky ishte një agjent politik, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte ungjillin, por kërcënonte me shkishërim nga patriakati grek të gjithë shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht. Arevantini thotë, se ai predikonte edhe kundër çifutëve, dhe se çifutët e denoncuan tek Kurt Pashë Berati dhe ky dha urdhër për ta vrarë duke e ngulur në hu, më 24 gusht 1779”. (“Historia e Shqipërisë”, f. 389). Janullatosi për nder të priftit Kozma (1714-1779) ka ndërtuar kisha të Kozmait në Mursi-Sarandë, Livadhja, në Aliko, Vrisera, Himarë, Çarçovë etj., në mirënjohje për punën e këtij prifti për asimilimin e shqiptarëve në shekullin e XVIII. Këto kisha nuk janë të rastësishme, por janë gur themeli për të shkruar historinë greke, se gjoja Greqia shtrihet deri aty ku shkeli këmba e Shën Kozmait. Gjatë këtyre dy dekadave Janullatosi ka ndërtuar 150 kisha të reja me stilin grek. (Gazeta “Dielli”, Janullatosi vazhdon misinin e Kozmait, 22-12-13) Prof. Dr. Eshref Ymeri shkruan: “…Gjatë gjashtëmujorit që vjen , Tirana zyrtare do të ndodhet nën presione të vazhdueshme të karnavalshtetit grek për falje hapësirash detare, për ngritje varrezash të tjera ushtarësh agresorë grekë, bashkë me manastiret dhe memorialet në ndërtim të tyre, që nga Karaburuni e deri në Elbasan, Pogradec e Korçë për të ashtuquajturat të drejta të minoritetit grek në Shqipëri, … për vënien përsipër të gurit të rëndë Çështjes Çame, për përjetësimin e pushtetit të kishës shoveniste greke në Shqipëri …” (//tribuna shqiptare.net/, 17-XII-2013).
U kerkojmë falje të gjithë atyre të moshuarve që vdiqën me maraz, që nuk u kthyen në vatrat e tyre në Çamëri. A ka dhimbje më të madhe kur posta greke kufirit të kthen mbrapa moshatarët çamë, se nuk e njohin Çamërinë? Kur greket vinë me qindra e qindra për pelegrinazhe te varrezat e shqiptarëve të marrë kockat për ushtarë grekë. Aka më keq se kaq, të kësaj qeverie tradhëtare, që nuk i kërkon grekut reciprocitet. Atëhere mblidhuni çamë, unë do të jem i pari për të shkuar në Çamëri te shtëpitë tona, se të gjithë na ndjekin pas, kjo u pa me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, se sa patriotë dhe të bashkuar jemi.
Disa muaj më parë, nisi firmosja e një peticioni për shfuqizimin e vendimeve të Konferencës kriminale të ambasadorëve në Londër, e cila në vitin 1913 coptoi trojet shqiptare, duke ua dhënë fqinjëve si dhurata. Peticioni, ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme nga shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe nga e gjithë bota. Koha punon për Shqipërinë Natyrale, moj e respektuara Veneta !… Prandaj beso dhe shpreso, ashtu si gjithë ne, që jetojmë me shpirtin çam brenda shpirtrave tanë !…
Rasim Bebo Addison Çikago dhjetor 2013.