Mbrëmjen e së Mërkurës, 25 Nëntor 2015, në sallën Kulturore të lokalit”Red and Black” -Kuq e Zi, me pronar bashkatdhetarin Kristaq Foto, u organizua nga shkolla shqipe, një koncert festiv me ratsin e Ditës së Flamurit Kombëtar, 103 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar. Kjo shkollë e hapur vitin e kaluar në mjediset e dhuruara falas nga pronari, ka vijuar mësimet në gjuhën e bukur shqipe përgjatë vitit. Nën drejtimi e Kristaq Papës dhe të Vera Qehaja nxënësit ksihin përgatitur një koncert të bukur festiv të ndërtuar me recitime, këngë dhe gjë a gjëza. Ata u duartrokitën nga prindërit e tyre spektatorë. Për të ndjekur veprimtarinë ishin edhe sekretarja e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA Nazo Veliu dhe editori i Diellit, Dalip Greca.