• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VESLI E PRANON GABIMIN E BROVINËS, POR TIBUNALI PËR KRIMET SERBE ËSHTË I PAKTHYESHËM

May 17, 2019 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në konferencë për media se nga dje ka marrë shumë mesazhe, telefonata e shqetësime të shumë familjarëve të të pagjeturve e të viktimave se a do të stopohet iniciativa për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krime serbe në Kosovë.

Ai tha se që nga momenti i bërjes publike të propozimit për këtë iniciativë, ka pasur edhe shumë mbështetës por ka pasur edhe skeptikë.

Megjithatë, Kryeparlamentari Veseli tha se nuk ka forcë që mund ta ndalë formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë.  

“Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëra grave të dhunuara, dëbimin e dhunshëm te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe përjeton shoqëria jonë.  Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal”, tha Veseli.  Ai ka folur edhe për rastin e publikimit të fotos nga deputetja Flora Brovina.  “Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them këtë, sepse e njoh Florën, veprimtarinë e saj, humanizmin e saj, ashtu siç e njeh gjithë Kosova. Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atë veprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë. Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim. Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale. Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirë kualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara”, ka thënë Veseli.

Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli në Konferencën për media:  

Të nderuar qytetarë,

Që nga mbrëmë, kam pasur shume thirrje, mesazhe dhe sot kamtakuar edhe disa përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës te cilet kanë shprehur shqetësimin nëse do të ndalet iniciativa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.Të gjithë jemi dëshmitarë se që nga momenti që kam filluar këtë iniciativë për ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar për t’i vënë para drejtësisë kriminelët serbë për gjenocidin në Kosovë, ka pasur përkrahës, ka pasur skeptikë. Ka pasur mbështetës, ka pasur kundërshtarë.20 vjet te kaluara mbase mund të vejnë në dyshim se a mund të arrihet të dokumentohet e vërteta e krimit serb mbi popullatën tonë.Gjurmët e gjenocidit janë gjithandej në Kosovë.  Unë jam këtu për të thënë qartë se gjenocidi serb nuk e ka bazën te një foto, as te një person, por te një politikë shteterore serbe – e cila ka kryerkrime ne menyre te planifikuar, sistematikedhe me hierarki te qartë politike, ushtarakedhe policore serbe.  Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t’i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëragrave të dhunuara, debimin e dhunshem te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe perjeton shoqëria jonë.

Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal.  

Qytetarë të nderuar,

Jam këtu për të pyetur se a do të jetë më i fortë dyshimi, ndrydhja, frika, dështimi, apo do te jete më e fortë e drejta, e vërteta, drejtësia për popullin tonë?Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them kete, sepse e njoh Floren, veprimtarine e saj, humanizmin e saj, ashtu sic e njeh gjithe Kosova.

Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atëveprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë.  

Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim.Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale.Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirëkualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara.Sot dua ta përçoj edhe një mesazh, për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin per Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.Kjo iniciativë nuk do të ndalet.  As që mund ta ndalë askush.  Nuk ka forcë që mund ta ndalëte verteten dhe drejtësinë për popullin tonë.  

Nga dita e parë e kesaj iniciative ka pasur goditje, etiketime dhe jam i bindur se do të ketë edhe më tutje.  Por, një gjë duhet te dihet: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është i pashmangshem dhe do të ndodhë, sepse ka fakte, ka dëshmi, ka dëshmitarë të bollshëm.  Serbia do te pergjgjet per gjenocidin e kryer mbi shqiptaret ne Kosove dhe kriminelët nuk do të mund të flenë rehat derisa të dënohen për krimet e bëra në Kosovë.Të hënën, Kuvendi do të vazhdoje seancën aty ku ka mbetur mbrëmë dhe të gjitha pikat e propozuara do të votohen me mbështetje te gjere.

Do të votohet Komisioni Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë, si dhe iniciativa per ngritjen e tribunalit nderkombetar per gjenocidin serb ne Kosove.Do të votohet Muzeu i Gjenocidit, i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës. 

Si dhe do të votohet Muzeu i Dëbimit të dhunshëm të qytetarëve të Prishtinës, te Stacioni i trenit në kryeqytet. E po ashtu, do ta shpallim edhe Diten e Gjenocidit serb ne Kosovë.E kemi foitusar lirinë sepse e kemi merituar.E kemi bërë shtetin e pavarur dhe sovran.  Dhe do ta fitojmë edhe drejtësinë.  

***

Brovina e pranon: Fotografia është e falsifikuar

Flora Brovina para mediave e ka pranuar se fotoja e publikuar nga vet ajo dje, mund të jetë e falsifikuar.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut por nuk ia di emrin, ia kam harruar. Ndërsa nënkryetarja e Komisionit ka qenë Mevlyde Saraçi që kemi punuar shumë bashkë. Këtë rast ajo ma ka sjellur zarfin dhe më ka thënë që kjo grua është 35 vjeçare, dhe e di rastin ”, tha ajo, raporton KTV.

Ajo ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ka qenë në dijeni për këtë rast.“Unë kam shumë dokumente për të dëshmuar gjenocidin. Në prokurori jam në cilësinë e dëshmitares”, tha ajo.Kur është pyetur se a do të jepte dorëheqje nëse i kërkohet ajo tha “jam e gatshme për gjithçka në të mirë të shtetit”.

Filed Under: Politike Tagged With: Veseli-Brovina-Fotografia dhe Tribunali

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT