Ne prag te 21 Janarit, 97 Vjetorit te Kongresit te Lushnjes.
21 Janari,dita e fillimit te punimeve te Kongresit te Lushnjes ka qene feste kombetare, prej vitit 1922 deri ne vitin 1939, kur pushtuesit italiane e hoqen kete date nga kalendari i festave. Vendosja e regjimit komunist nuk solli gje te re per kete date.Pra,21 Janari vazhdoi te ishte nje dite e zakonshme per shqiptaret dhe jo pervjetori i njeres prej ngjarjeve me te medha te historise se tyre.Enver Hoxha nuk do pranonte madheshtine e Kongresit te Lushnjes qe kish per protagoniste Aqif Elbasanin,Abdi Toptanin, Ahmet Zogun dhe elitat e kohes,te cilat kur erdhi ne pushtet, i trajtoj si armiq.Ne pamundesi per te mohuar rendesine e tij, Kongresi i Lushnjes u trajtua nga historiografia komuniste jo me formatin real, duke mos zene vendin e merituar ne Historine e Shqiperise.
Madheshtia e Kongresit te Lushnjes qendron ne kurajen dhe zotesine e pashoqe me te cilen ai perballoj nje nder situatat me te veshtire qe vendi kish njohur, ne suksesin e jashtezakonshem me te cilin doli nga kjo perballje dhe ne ngritjen e strukturave shtetrore,mbi parime thellesisht demokratike.Vitet 1914-1920 jane me dramatiket ne historine e Shqiperise, sepse u rrezikua seriozisht egzistenca e saj si realitet politik.Me 27 tetor 1914, Greqia me mbeshtetjen e Britanise se Madhe, shpalli zyrtarisht pushtimin e Shqiperise se jugut.Dy muaj me vone Italia pushtoj Vloren,Himaren dhe Tepelenen.Pas terheqjes se trupave austriake ne vitin 1918, Italia vendosi garnizone ushtarake edhe ne Fier, Lushnje, Durres, Shengjin dhe ne Tirane. Shkodra ishte e pushtuar nga nje trupe ushtarake nderkombetare.Ushtria franceze kish pushtuar Pogradecin dhe Korcen.Traktati i fshehte i Londres i 26 prillit te v.1915 i njihte Italise pretendimet mbi tokat shqiptare ,ne kembim te pjesmarrjes ne lufte krah Antantes.Bazuar ne ne kete dokument ,ushtrite serbe dhe malazeze pushtuan zonat veriore dhe qendrore te Shqiperise.
Epilogu i Luftes se Pare boterore ishte Konferenca e Paqes ne Paris,qe do te konfiguronte harten e re politike te Europes,sipas parimit te shperblimit te fitimtarve me teritoret e humbesve.Shqiperia nuk kish qene pale me askend,vec e kish pesuar,duke u bere jashte vullnetit te saj shesh lufte mes palve ne konflikt. Megjithate u trajtua si fuqi humbese.Me 13 Janar 1919 Anglia dhe Franca i derguan qeverise italiane nje memorandum mirkuptimi, qe konkretizonte coptimin e trojeve Shqiptare, sipas klauzolave te Traktatit te fshehte te Londres. Italise i njihej pushtimin mbi Vloren dhe nje teritor te gjere rreth saj. Serbia merrte veriun e vendit perfshire qytetin e Shkodres. Plotsoheshin orekset Greqise per Korcen dhe Gjirokastren. Cka mbetej do te ishte nje shtet shqiptar nen protektoratin Italian. Ne Paris, patrioteve shqiptare qe moren takim me ambasadorin amerikan, iu be e qarte se qeveria amerikane mbeshteste ceshtjen shqiptare vetem ne rruge dipllomatike. Shqiptaret duhej te ishin te gatshem te perballeshin ushtarakisht me pushtuesit, jo te prisnin qe te tjeret vendosnin fatin e tyre.Kjo ishte situate qe duhej te perballonte Kongresi, ndryshe Shqiperia do te kthehej ne” shprehje gjeografike,” ndersa shqiptaret do te beheshin “kurdet e Europes,” pakica nacionale mjerane te shteteve fqinje. Kongresi i Lushnjes do te merrte dhe do te vinte ne jete vendime qe do te percaktonin rrugetimin e Shqiperise,te pakten per 100 vjete.Shume evenimente te jetes shqiptare zene fill me kete Kongres.Per here te pare ne historine e saj, Shqiperia do te kete nje “Akt Kushtetues”me 6 pika te hartuar nga vete shqiptaret, dokument qe do te sherbente si baze juridike per mbeshtetjen e vendimeve qe do te merrte Kongresi. Me Kongresin e Lushnjes nis parlamentarizmi dhe pluralizmi ne jeten politike te Shqiperise. Kontrolli dhe ballanca e pushteteve, sipas modeleve me te mira te Europes, gjithashtu jane veper e tij. Kongresi zgjodhi strukturat shteterore .Per shkak se Princ Vidi kur u largua nuk ishte dorhequr zyrtarisht si Kryetar shteti, deri ne caktimin e formes se regjimit dhe zgjedhjen e Kryetarit te Shtetit, funksioni i ketij te fundIt,ju ngarkua Keshillit te Regjences, te perbere nga Aqif Elbasani, Abdi Toptani, Luigj Bumci dhe Mihal Turtulli, qe ishin edhe perfaqesues te besimtarve shiite,sunite,katolike dhe ortodokse.Kongresi zgjodhi Senatin me 37 anetare, qe do te ishte edhe parlament, deri ne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Qeveria e dale nga Kongresi zgjodhi k/minister Sulejman Delvinen, minister te jashtem Mehmet Konicen dhe minister te brendshem Ahmet Zogun. 27 Marsi i vitit 1920, dita e hapjes se punimeve te parlamentit, shenon fillimin e jetes parlamentare ne Shqiperi,qe ne pak vite do te njihte zhvillime interesante dhe deputete me profil te larte atdhetar dhe intelektual.Sot,gadi 100 vjet me pas, palamenti shqiptar ende nuk ka figura te formatit te Fan Nolit, Faik Konices, Mid’htat Frasherit ,Gjergj Fishtes,apo Luigj Gurakuqit. Qeveria e Kongresit ju fut trimerisht punes se veshtire per clirimin dhe bashkimin e vendit,per formimin e administrates, te ushtrise dhe vendosjes se rendit publik. Bazuar ne piken e pare te Aktit Kushtetues,qe e shpallte vendin te pavarur dhe te lire brenda kufive te caktuar nga Konferenca e Ambasadorve ne Londer ne vitin 1913, qeveria shqiptare i kerkoi zyrtarisht qeverive italiane ,greke dhe serbe,te terhiqnin trupat ushtarake nga tokat shqiptare te pushtuara prej tyre.Duke e kercenuar qeverine e Duresit me ballafaqim ushtarak,ministri i brendshem Ahmet Zogu e detyroj ate te dorhiqej dhe te dorzonte arkivin prane qeverise se Sulejman Delvines,duke shmangur precedentin e rrezikshem te vitit 1913,kur krahas qeverise se Ismail Qemalit ,egzistonte edhe ajo e Esat Tpotanit.Xhandarmeria nen komanden e Bajram Currit, shpartalloi bandat esadiste te drejtuara nga Osman Bali,duke forcuar rendin publik dhe besimin e popullit ne zotesine e qeverise se Kongresit.Pas memorandumit te presidentit Willson, drejtuar Konferences se Paqes me 6 mars 1920,qe shpallte ne forme ultimative, se nuk do te pranonte kurre qe Serbia dhe Greqia te kompensoheshin me troje shqiptare ,me 11 mars Ahmet Zogu ne krye te nje reparti xhandarmerie mori ne dorezim qytetin e Shkodres prej gjeneralt francez Bardi de Fortu. Me 24 prill trupat e xhandamerise moren qytetin e Gjirokastren dhe dy dite me pas Saranden. Me 26 maj Eshref Frasheri, zv/kryeminister i qeverise,ne krye te qindra vullnetarve, i kerkoj zyrtarisht komandantit te trupave franceze ne Korce, qe ne rrethanat e reja, kur lufta kish mbaruar dhe vendi kish qeveri te ligjeshme, ti dorzonte Korcen qeverise shqiptare, sikunder kish vepruar homologu i tij ne Shkoder. Dhe ashtu u be.Trupat greke qe ishin pregatitur te hynin ne Korce, perballe faktit te kryer dhe vendosmerise se pales shqiptare, pranuan te nenshkruanin“Protokollin e Kapshtices,”qe ja linte qeverise shqiptare administrimin e Korces, deri sa Konferenca e Paqes te vendoste se kujt do ti perkiste ky qytet .Me 3 Shtato 1920 u clirua Vlora,pas nje lufte qe i kushtoj Shqiperise mbi 400 deshmore dhe qindra te plagosur.Pa kaluar 8 muaj qeveria e Kongresit vendosi nen kontrollin e saj pothuaj te gjithe teritorin e vendit. Jo vetem kaq! Fale ideve vizionare te k/ministrave Sulejman Delvina dhe pasuesit te tij, Iliaz Vrioni ,me 17 Dhjetor Shqiperia do te pranohej ne Lidhjen e Kombeve, pas nje beteje te rrepte dipllomtike te kryesuar nga Fan Noli.Ky sukses do ti hapte vendit rrugen e njohjes nderkombetare dhe te kufijve te caktuar nga Konferenca e Londres e v.1913. Ne me pak se nje vit,qeveria e Kongresit e coj vendin nga pragu i coptimit dhe i zhdukjes si realitet politik, ne anetar te Lidhjes se Kombeve.Ne te gjthe historine e egzistences se shtetit shqiptar,asnje qeveri nuk ka qene kaq e sukseseshme. Kongresi i Lushnjes eshte konsideruar si ngjarja e dyte me e rendesishme, pas Kuvendit te Vlores qe shpalli pavaresine e Shqiperise. Por Profesor Arben Puto,e konsideron Kongresin e Lushnjes te barazvlefshem me Kuvendin e Vlores, sepse Ai dhe strukturat shtetrore te ngritura prej Tij ,vazhduan dhe perfunduan punen e nisur nga Kuvendi i Vlores dhe qeveria e Ismail Qemalit, duke u perballuar dhe fituar te gjitha sfidat madhore qe shtroheshin para shoqerise shqiptare.Godina e shtetit shqiptar eshte ngritur mbi themelet e hedhura nga Kuvendi i Vlores dhe Kongresi i Lushnjes.Ne saje te ketyre evenimenteve, prej 100 vjetesh kemi atdheun dhe shtetin tone. Kontributi i Kongresit te Lushnjes ne dobi te atdheut eshte i prekshem,i njohur,i gjithe pranuar.Prej gadi 100 vjetesh,personalitete te jetes publike shqiptare,nga e majta dhe nga e djathta,si profesoret Isuf Luzi, Ernest Koliqi, Fatos Arapi, Arben Puto, Muin Cami,e kane vendosur ate ne nje radhe me epoken Kastriotase,Lidhjen e Prizrenit dhe Kuvendin e Vlores. Dekretimi i 21 Janarit Feste Kombetare dhe dhenia e statusit “Muze Kombetar,” muzeut aktual te Kongresit te Lushnjes,duhen konsideruar nga qeveria shqiptare, koregjim i vonuar i nje padrejtesie historike dhe vleresim i merituar,per nje nga ngjarjet madhore te historise tone kombetare!