• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festat e Nëntorit Shqiptar në New York, Biografia e Kombit

November 17, 2019 by dgreca

Shoqëria dhe lidhja midis nesh, është respekti dhe vlerësimi për njeriun./

Nga Violeta Mirakaj/*

New York- New York, 16 Nëntor 2019 – Është një ditë  Nëntori me ftohtësinë  e zakonshme të një fillim dimri  Newyourkez… Grupime shoqërore, shoqata të ndryshme bëjnë organizime festive për festat e Nëntorit, festat e nëntorit shqiptar.  Edhe Association of “Skënderbej”organizon  një mbasdite, takim festiv  për këto ngjarje të rëndësishme të biografisë së kombit shqiptar si dhe për të kujtuar 4 Dhjetorin, 107  Vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura.

                                                                                                                                   Mjedisi festiv  fillon nën tingujt solemn te dy himneve, të atij Shqiptar dhe Amerikan … Vazhdon me ritualin protokollar të përshendetjeve të  rastit nga organizatoret  si dhe te ftuarit Z. Skënder Kodra, nga përfaqësuesit  ushtarakë të shoqatës  “Bijtë e Shqipes” Filadelfia e të tjerë.  Në respekt të  ish oficerëve të pranishëm u bënë  vlerësime  të veçanta për kuadrot e para ushtarake si Krisulla Prifti, Gëzim Mustafa,  Floresha L. Dergjini, B. Hasani, F. Zeka etj… tashmë të emigruar  në Amerikë  si shumë emigrantë të tjerë për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë, të lirë për vete dhe familjet e tyre.  Disiplina, jeta e përditëshme ushtarake  me përgjegjësitë dhe privimet e saj bëri që ta përqafojnë lehtë jetën amerikane, me gjithë vështirësitë e fillimit për t’u akumuduar.  Po Amerika është një lumë që gurgullon pa i vënë vesh së shkuarës… dhe kjo e bën më të lehtë përqafimin e saj. Ku Liri nuk do të thotë as ditë të shkujdesura, jetë pa halle, por kur të gjitha këto janë të pranishme dhe njeriu del mbi to duke këputur zinxhirin me të cilin ka lidhur veten në agimin e kuptimit që i u duk  si orë mesdite. Këtë mesazh duket sikur e dha shumë bukur poetja Iliriana Sulkuqi në pak momente poetike të saj. “Për pak liri gjakosa dhimbjen./ Kur e fitova , e futa në pranga”…kjo troket  në aktualitetin shqiptar. Në këtë  mesditë festiv duken se troje të Shqipërisë janë këtu, me dashurinë për jetën, për lirinë, gëzimin, dashurinë, për mallin, brengën dhe gjithçka;  ndjehet në bisedat, në muzikën, në këngët, në vallet dhe meloditë  sa nga Jugu  dhe Veriu, sa nga Lindja dhe Perëndimi.  Vallja e kënduar Çame pasohet  nga melodia plot temp e Malësisë së Madhe dhe e Kosovës, nga vallja Tiranase dhe Vlonjate etj . Dukej sikur  aty ishte gjithë Shqipëria, gjithë shqiptarët.

Biseda rreth kujtimeve të ish  oficereve, nostalgjia për ato vite, më la mbresa. Krisulla Prifti tregon në lidhje me kujtimet, emocionet, luftën për “mbijetesë” në ambientet mashkullore të pacënuara më parë nga gjinia femërore, dhe është e sigurtë që gjithkush nga ne vajzat e kursit të 1967-tës vazhdon, mund të shkruajmë volume tëra; por ajo që do na shoqërojë duke nisur që nga vitet e kursit 2-vjeçar dhe gjatë gjithë ecurisë profesionale ndërvite: -Shoqëria dhe lidhja që do të krijonim me njera – tjetrën, respekti dhe vlerësimi për njeriun. E mbylla karrierën ushtarake në Mars të vitit 2006, por kjo nuk do të thotë se u mbyll miqësia mes ish kolegeve ushtarakë, kjo vazhdoi dhe vazhdon edhe nëpërmjet  shoqatës “Skënderbej” këtu në Amerikë. Bashkëbisedimi vazhdoi ndërmjet tyre duke kujtuar koleget e tyre officere, vështirësitë që hasën kur krijuan familje si dhe njëkohësisht të ndiqej karriera….Kuptohet shumë karriera u ndërprenë në mes pas viteve ’90, në emër të ashtuquajtura reforma, disa mbijetuan me vështirësi. Në këto vite historike të brishta për vendosjen e një sistemi demokratik në vendin tone , Shqipëri, në organizimin e ri të Ushtrisë  së re, si pjesë e NATO-s, janë në të gjitha hallkat komanduese. Përsëri oficeret ia dolën mbanë. Shembull, dhe të parat që i treguan shqiptarëve dhe mbarë botës janë këto zonja Krisulla, Violeta, Floresha dhe 67 shoqet e tyre, si të parat oficere të Ushtrisë 10 Dhjetor 2017, në  New York dhe New Jersey . Ishte nisma  e ushtarakëve në mërgim si Veri Talushllari, Gëzim Mustafa, Mihal Jano, Astrit Xhakolli etj e cila nga një kuvend me mbi 60 ushtarakë shqiptarë, emigrantë në SHBA,  u miratua dhe nga Departamenti i shtetit të NY më 28 Shkurt 2019 si një organizatë jo fitimprurëse.  Nën drejtimin e një bordi drejtues me në krye Bujar Hasani si dhe Gëzim  Shentolli, Gëzim Mustafa , Dirka Xhakolli , Flutura Zeka etj. ka mbledhur rreth vetes ish pjesëtarë të FA të RSH emigrantë  këtu në SHBA, si dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, miq dhe simpatizantë për t’ju gjendur njeri – tjetrit në të mirë dhe në të keq , për të ruajtur dhe trashëguar në breza që vijnë traditat dhe zakonet më të mira të popullit tone si dhe përshtatjen me historinë, jetën dhe kulturën amerikane. Organizimet  janë të larmishme si dhe  në bashkëpunim me shoqata te ndryshme si ajo e “Bijtë e Shqipes” Filadelfia , “Albania American Civil League” e drejtuar nga Z. Jozef  Dioguardi, “SHKUR” në Tiranë etj. Më shumë se celebrimet dhe festimet për ditë të shënuara, kujdes është treguar solidaritet, kujdes për t’ju gjetur pranë familjeve ushtarake në raste fatkeqësish si vdekjeje, sëmundjeje, në vështirësi ekonomike, duke dhe ndihmuar sipas rastit me punësim të anëtarëve apo dhe familjarëve të tyre. Pra motoja që e drejton këtë shoqatë dhe që ndihmon në edukimin e të rinjve:- Shoqëria dhe lidhja midis nesh, është respekti dhe vlerësimi për njeriun. Duke kultivuar një personalitet të ngrohtë, zemërmirë, me një dashuri të sinqertë për njerëzit

Violeta Mirakaj

New York 16 Nëntor 2019

  • Per me shume fotografi shihni ne Facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Violeta Mirakaj-Shoqata Skenderbej

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT