Shoqëria dhe lidhja midis nesh, është respekti dhe vlerësimi për njeriun./
Nga Violeta Mirakaj/*
New York- New York, 16 Nëntor 2019 – Është një ditë Nëntori me ftohtësinë e zakonshme të një fillim dimri Newyourkez… Grupime shoqërore, shoqata të ndryshme bëjnë organizime festive për festat e Nëntorit, festat e nëntorit shqiptar. Edhe Association of “Skënderbej”organizon një mbasdite, takim festiv për këto ngjarje të rëndësishme të biografisë së kombit shqiptar si dhe për të kujtuar 4 Dhjetorin, 107 Vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura.
Mjedisi festiv fillon nën tingujt solemn te dy himneve, të atij Shqiptar dhe Amerikan … Vazhdon me ritualin protokollar të përshendetjeve të rastit nga organizatoret si dhe te ftuarit Z. Skënder Kodra, nga përfaqësuesit ushtarakë të shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia e të tjerë. Në respekt të ish oficerëve të pranishëm u bënë vlerësime të veçanta për kuadrot e para ushtarake si Krisulla Prifti, Gëzim Mustafa, Floresha L. Dergjini, B. Hasani, F. Zeka etj… tashmë të emigruar në Amerikë si shumë emigrantë të tjerë për një jetë më të mirë dhe më të sigurtë, të lirë për vete dhe familjet e tyre. Disiplina, jeta e përditëshme ushtarake me përgjegjësitë dhe privimet e saj bëri që ta përqafojnë lehtë jetën amerikane, me gjithë vështirësitë e fillimit për t’u akumuduar. Po Amerika është një lumë që gurgullon pa i vënë vesh së shkuarës… dhe kjo e bën më të lehtë përqafimin e saj. Ku Liri nuk do të thotë as ditë të shkujdesura, jetë pa halle, por kur të gjitha këto janë të pranishme dhe njeriu del mbi to duke këputur zinxhirin me të cilin ka lidhur veten në agimin e kuptimit që i u duk si orë mesdite. Këtë mesazh duket sikur e dha shumë bukur poetja Iliriana Sulkuqi në pak momente poetike të saj. “Për pak liri gjakosa dhimbjen./ Kur e fitova , e futa në pranga”…kjo troket në aktualitetin shqiptar. Në këtë mesditë festiv duken se troje të Shqipërisë janë këtu, me dashurinë për jetën, për lirinë, gëzimin, dashurinë, për mallin, brengën dhe gjithçka; ndjehet në bisedat, në muzikën, në këngët, në vallet dhe meloditë sa nga Jugu dhe Veriu, sa nga Lindja dhe Perëndimi. Vallja e kënduar Çame pasohet nga melodia plot temp e Malësisë së Madhe dhe e Kosovës, nga vallja Tiranase dhe Vlonjate etj . Dukej sikur aty ishte gjithë Shqipëria, gjithë shqiptarët.
Biseda rreth kujtimeve të ish oficereve, nostalgjia për ato vite, më la mbresa. Krisulla Prifti tregon në lidhje me kujtimet, emocionet, luftën për “mbijetesë” në ambientet mashkullore të pacënuara më parë nga gjinia femërore, dhe është e sigurtë që gjithkush nga ne vajzat e kursit të 1967-tës vazhdon, mund të shkruajmë volume tëra; por ajo që do na shoqërojë duke nisur që nga vitet e kursit 2-vjeçar dhe gjatë gjithë ecurisë profesionale ndërvite: -Shoqëria dhe lidhja që do të krijonim me njera – tjetrën, respekti dhe vlerësimi për njeriun. E mbylla karrierën ushtarake në Mars të vitit 2006, por kjo nuk do të thotë se u mbyll miqësia mes ish kolegeve ushtarakë, kjo vazhdoi dhe vazhdon edhe nëpërmjet shoqatës “Skënderbej” këtu në Amerikë. Bashkëbisedimi vazhdoi ndërmjet tyre duke kujtuar koleget e tyre officere, vështirësitë që hasën kur krijuan familje si dhe njëkohësisht të ndiqej karriera….Kuptohet shumë karriera u ndërprenë në mes pas viteve ’90, në emër të ashtuquajtura reforma, disa mbijetuan me vështirësi. Në këto vite historike të brishta për vendosjen e një sistemi demokratik në vendin tone , Shqipëri, në organizimin e ri të Ushtrisë së re, si pjesë e NATO-s, janë në të gjitha hallkat komanduese. Përsëri oficeret ia dolën mbanë. Shembull, dhe të parat që i treguan shqiptarëve dhe mbarë botës janë këto zonja Krisulla, Violeta, Floresha dhe 67 shoqet e tyre, si të parat oficere të Ushtrisë 10 Dhjetor 2017, në New York dhe New Jersey . Ishte nisma e ushtarakëve në mërgim si Veri Talushllari, Gëzim Mustafa, Mihal Jano, Astrit Xhakolli etj e cila nga një kuvend me mbi 60 ushtarakë shqiptarë, emigrantë në SHBA, u miratua dhe nga Departamenti i shtetit të NY më 28 Shkurt 2019 si një organizatë jo fitimprurëse. Nën drejtimin e një bordi drejtues me në krye Bujar Hasani si dhe Gëzim Shentolli, Gëzim Mustafa , Dirka Xhakolli , Flutura Zeka etj. ka mbledhur rreth vetes ish pjesëtarë të FA të RSH emigrantë këtu në SHBA, si dhe pjesëtarë të familjeve të tyre, miq dhe simpatizantë për t’ju gjendur njeri – tjetrit në të mirë dhe në të keq , për të ruajtur dhe trashëguar në breza që vijnë traditat dhe zakonet më të mira të popullit tone si dhe përshtatjen me historinë, jetën dhe kulturën amerikane. Organizimet janë të larmishme si dhe në bashkëpunim me shoqata te ndryshme si ajo e “Bijtë e Shqipes” Filadelfia , “Albania American Civil League” e drejtuar nga Z. Jozef Dioguardi, “SHKUR” në Tiranë etj. Më shumë se celebrimet dhe festimet për ditë të shënuara, kujdes është treguar solidaritet, kujdes për t’ju gjetur pranë familjeve ushtarake në raste fatkeqësish si vdekjeje, sëmundjeje, në vështirësi ekonomike, duke dhe ndihmuar sipas rastit me punësim të anëtarëve apo dhe familjarëve të tyre. Pra motoja që e drejton këtë shoqatë dhe që ndihmon në edukimin e të rinjve:- Shoqëria dhe lidhja midis nesh, është respekti dhe vlerësimi për njeriun. Duke kultivuar një personalitet të ngrohtë, zemërmirë, me një dashuri të sinqertë për njerëzit
Violeta Mirakaj
New York 16 Nëntor 2019
- Per me shume fotografi shihni ne Facebook dielli vatra