• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Viti 1990-Anton Çetta, në New York Times, fliste për pajtimin e gjaqeve…

December 9, 2020 by dgreca

Viti 2020 – Anton Çetta – 100 vjetori i lindjes dhe 25 vjetori i kalimit në amshim, si dhe 30 vjetori i nisjes së aksionit të pajtimit mes shqiptarëve – pajtimit të gjaqeve, të cilit i printe. Para 30 viteve – në 7 Prill 1990 gazeta Amerikane  New York Times  shkruante për faljen e gjakut dhe punën që po bënte Anton Çetta:

Më 7 prill të vitit 1990 në gazetën prestigjioze “New York Times” kishte zënë vend shkrimi i cili fliste për faljen e gjakut dhe punën që po bënte Anton Çetta.

Lajmi fillon më përshkrimin e familjes Dragacina dhe Betushi, ku dy anëtarët e familjes së tyre – Libibe Dragacina dhe Beslim Betushi i zgjatin dorën njëri tjetrit për t’ia falur gjakun e vrasjes.

Artikulli tregon se deri tani, që nga 1 shkurti janë pajtuar rreth 150 familje dhe se organizatorët janë të bindur se do të zgjidhen edhe 450 deri në 550 raste të mbetura, shkruan KultPlus.

“Në këtë situatë e cila ka qenë e vështirë për shqiptarët, ne dëshirojmë që të kemi të paktën një reduktim të kësaj të keqe”, është shprehur Anton Çetta, nismëtari i kësaj iniciative, për New York Times.

“Në kohë të vështira, është ligj natyror që njeriu dëshiron të ndjehet i sigurt”, ka theksuar Çetta.

Artikulli tutje tregon se për të marrë gjak duhet që të vritet një nga burrat e familjes, duke treguar se vrasësi është i pari që mendohet të vritet por nëse nuk mundet që të vritet ai atëherë vritet një anëtar tjetër i familjes, mashkull.

Në artikull është përfshirë edhe Ismail Haradinaj, familja e të cilit po ashtu po diskuton për të falur gjakun pasi që vëllai i tij ishte vrarë.

Anton Çetta për New York Times ka treguar se grupi i tij po përpiqen të ndryshojnë këtë traditë duke u thirrur në çështje patriotike në këtë kohë trazirash kur shumë shqiptarë po i bëjnë rezistencë asaj që ata thonë se është presioni në rritje i qeverisë qendrore në Beograd, ndaj tyre.

Shkrimi tutje diskuton edhe për problemet në mes të serbëve dhe shqiptarëve dhe pretendimet që kanë serbët për Kosovën duke e quajtur atë tokë të tyre.
“Kur gratë hoqën shamitë ishte e vështirë, por tani ato ulen mes nesh”, Anton Çetta u tha familjeve të një fshati.

“Tani është e vështirë për të falur gjakun, por më vonë do të jetë normale. Duhet të betohemi se nuk do të vrasim më njëri-tjetrin”.

Filed Under: Histori Tagged With: në New York Times, Viti 1990-Anton Çetta

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT