AMBASADA E SHBA NË PRISHTINË PRANON APLIKIMET PËR VIZAT E FEJESËS K1 PËR BANORËT E KOSOVËS/
PRISHTINË, 28 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË KOSOVË DËRGOI SOT KËTË KOMUNIKATË:Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kënaqësinë t’ju njoftojë se duke filluar nga gushti 2017, do të pranojë aplikimet pë viza fejese K1 për banorët e Kosovës. Më parë, aplikuesit që kishin qëllimin të martoheshin me të fejuarin/en që eshtë qytetar/e i/e SHBA-së dhe të migronin në Shtetet e Bashkuara, aplikonin për viza K1 në Ambasadën Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ka për qëllim të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovar dhe është e vetëdijshme për vështërsitë e udhëtimit në Shkup, ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza këtu në Prishtinë.
Viza jo-migruese e fejesës K1, është vizë fejese për qytetarët e huaj të fejuar me qytetarët e SHBA-së. Viza K1, u mundëson qytetarëve te huaj, të fejuar, që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të martohen me sposorizuesin qytetar/e e SHBA-së brenda një periudhe prej 90 ditësh, nga koha e mbrritjes. Pas kësaj, qytetari/ja i/e SHBA-së do të aplikojë për rregullimin e statusit për qëndrim të përhershëm (LPR) me Departamentin e Sigurisë së Brendshme (DHS), Shërbimin për Shtetësi dhe Migrim të SHBA-së (USCIS). Pasi që viza e fejesës ua mundëson poseduesve të saj të migrojnë ne SHBA, kjo lloj vize duhet t’i përmbush disa nga kërkesat e një vize migruese. Aplikuesit fëmijë që kualifikohen marrin llojin e vizës K2.Qytetetari i fejuar i SHBA-së, fillon procesin duke dërguar peticionin pranë USCIS. Posa ky peticion të aprovohet, rasti i dërgohet Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për procedim. Sektori Konzullor do t’i kontaktojë individët me peticionin I-129 të aprovuar përmes email-it dhe do t’ua caktoj datën e terminit dhe udhëzimet e mëtejme të aplikimit.
Të gjithë aplikantët do të kenë një intervistë me zyrtarin konzullor në mënyrë që të demonstrojnë kualifikimet e tyre për vizë. Në shumicën e rasteve, vizat e aprovuara mund të merren në Ambasadë, brenda dy ditëve pune, pas intervistës.Ambasada e SHBA-së në Prishtinë punon që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutem ndjekni adresën e Ambasadës ne Facebook për risitë dhe lajmet më të reja. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në: PristinaVisas@state.gov.
PIKAT E RËNDËSISHME
- Aplikantët duhet të vijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ dhe armët janë të ndauara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.
- I/E fejuari/a qytetetar i SHBA-së që ka bërë peticionin mund ta shoqërojë të fejuaren/in aplikues të vizës K1 në intervistë nëse dëshirojnë, edhe pse nuk kërkohet prezenca e tyre.
- Më shumë informata rreth procesit për vizat K1 mund të gjeni në faqen zyrtare të Ambasadës këtu: https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/
28 August 2017
U.S. EMBASSY PRISTINA TO ACCEPT K1 FIANCÉ(E) VISA APPLICATIONS FOR RESIDENTS OF KOSOVO
The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that beginning in August 2017, it will accept K1 fiancé(e) visa applications for residents of Kosovo. Previously, visa applicants intending to marry an U.S. citizen fiancé(e) and immigrate to the United States applied for K1 visas at the U.S. Embassy in Skopje, Macedonia. Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.
The fiancé(e) K-1 nonimmigrant visa is for the foreign-citizen fiancé(e) of a U.S. citizen. The K-1 visa permits the foreign-citizen fiancé(e) to travel to the United States and marry his or her U.S. citizen sponsor within 90 days of arrival. The foreign-citizen will then apply for adjustment of status to a permanent resident (LPR) with the Department of Homeland Security (DHS), U.S. Citizenship and Immigration Services (USCIS). Because a fiancé(e) visa permits the holder to immigrate to the U.S. and marry a U.S. citizen shortly after arrival in the United States, the fiancé(e) must meet some of the requirements of an immigrant visa. Eligible children of K-1 visa applicants receive K-2 visas.
U.S. citizen fiancé(e)s begin the process by filing a I-129F petition with USCIS. Once the petition is approved, the case is sent to the U.S. Embassy in Pristina for processing. The Consular Section will contact those individuals with approved I-129F petitions via e-mail and provide them with an appointment date and further application instructions.
All applicants will be interviewed by a consular official and have the opportunity to demonstrate their qualifications for the visa at that time. In most cases, approved visas may be picked up at the Embassy two working days after the interview.
The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year. Please follow the Embassy on Facebook for news and updates. Questions may be sent to PristinaVisas@state.gov.
IMPORTANT POINTS
- Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview. Large bags, laptops or weapons are prohibited at the Embassy. To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
- U.S. citizen petitioners may accompany their K1 visa applicant fiancé(e)s to the interview if they wish, although their presence is not required.
- More information on the K1 visa process may be found on the Embassy website here: https://xk.usembassy.gov/visas/fiancee-visa/