Kanë zbarkuar dje pasdite pasdite në aeroportin e Rinasit 25 shtetas shqiptarë që kishin shkuar në Gjermani për të kërkuar azil. Lajmin e bëjnë të ditur burime zyrtare, sipas të cilave të gjithë personave në fjalë kërkesa u është refuzuar nga autoritetet gjermane, duke çuar në kthimin e tyre në vendlindje. Nga burimet mësohet se 25 shtetasve në fjalë u është ndaluar hyrja në hapësirën Schengen për një periudhë 2-vjeçare. Në fund të muajit të kaluar, të paktën 70 persona janë kthyer nga Gjermania, pas pesë muajsh qëndrim në kampet e azilantëve në pritje të azilit ekonomik. Shumica e tyre, kryesisht të rinj, u kthyen me dëshirën e tyre pasi vunë re pamundësinë e fitimit të azilit në shtetin gjerman.