• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Wizner: Zgjedhjet e se dieles, moment kyç në historinë e Kosovës

June 7, 2014 by dgreca

New York- 07 qershor 2014 /
Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, korrespondenti ynë në Nju Jork, Halil Mula, zhvilloi një intervistë me ambasadorin Frenk Vizner. Ambasadori Vizner kërkoi nga kosovarët që nesër të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke i cilësuar zgjedhjet e nesërme si moment kyç për historinë e Kosovës.
RTV21: Zoti Vizner, sërish faleminderit që më pranuat, pasi që sap o jeni kthyer nga një udhëtim i gjatë. Populli I Kosovës do të votojë nesër për përfaqësuesit e vet kombëtarë. Cila është porosia e juaj për kosovarët?
Vizner: së pari, sapo mora lajmin tragjik për shpërthimin në Korporatën Energjetike të Kosovës, për humbjen e jetëve, shkatërrimin e pronës, tragjedi që preku para se gjithash punëtorët e KEK-ut dhe familjet e tyre. I shprehu ngushëllimet e mia të gjitha familjeve, të gjithë atyre që vuajtën për shkak të këtij incidenti të tmerrshëm. Së dyti, të dielën, Kosova do të votojë. Është me rëndësi tejet të madhe që të gjithë kosovarët të shfrytëzojnë këtë moment dhe që nesër të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë. Në një demokraci, është zgjedhja dhe vendimi i juaj se për kë do të votoni. Por votoni. Demokracia nuk është një sport i shikuesve, por sport i pjesëmarrësve. Sikur edhe ekipi juaj lokal i futbollit, ju duhet të kyçeni në lojë, duhet të lëvizni përpara. E gjithë bota do ta përcjellë dhe shikojë këtë ngjarje, do t’iu shikojë juve duke e shfrytëzuar të drejtën tuaj për të votuar. Dhe do të vëzhgohet një nga përvojat e juaja të hershme në Republikën tuaj të re, do të vëzhgohet se si do të jepet vota, korrektësia, liria dhe pjesëmarrja juaj në zgjedhje. Të gjitha këto gjëra do të shënohen dhe do të definohet se nga po shkon shteti juaj gjatë disa viteve të ardhshme. Keni bërë një punë të madhe gjatë disa viteve të kaluara, keni vendosur pavarësinë, keni shtuar numrin e njohjeve anembanë botës, keni filluar të ndërtoni paqen brenda rajonit tuaj, në veçanti me Serbinë. Të gjitha këto gjëra janë të arritura të jashtëzakonshme. Por këto të arritura mund të lëvizën përpara vetëm nëse ekziston një mandate i ri demokratik, dhe kjo nënkupton se vota e nesërme do të jetë tejet e rëndësishme. Duhet të kemi një pjesëmarrje të lartë, një votim paqësor, të rregullt dhe të kemi një epilog të hershëm dhe të pastër, në mënyrë që të formohet qeveria dhe të vazhdojnë aktivitetet shtetërore. Ende duhet bërë shumë, për ta bërë Kosovën një shtet të prosperuar, por këto zgjedhje janë një moment kyç në historinë tuaj. Prandaj apeloj tek të gjithë miqtë e mi në Kosovë që nesër të dalin për të votuar dhe të marrin pjesë në këtë përvojë demokratike./Halil Mula/

Filed Under: Interviste Tagged With: Vizner: Zgjedhjet e nesërme

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT