• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ËNDRRAT PËR MBARË NJERËZIMIN

December 29, 2016 by dgreca

Refleksion/1-vjollcaNga Vjollca Pisku/

Edhe pak ditë vagoni i kohës do të fillojë të transportojë Vitin e Ri 2017. Pëlhurat e projektimeve të reja enden në disa mendje për të shtuar sado pak dritë në botë. Të tjerë përpiqen ta ruajnë dritën e fituar, të tjerë të etur për errësirë, enden si hijet e tokës, për të shuar me rrufe terrorizmash qirinjtë e jetës… Nga fryma e dritës qiellore, ku merr jetë toka, ndjej që tani embrionet e padukshëm të filizave të mendimit që i japin jetë botës, por ndjej edhe embrionet e kalbur në rrënjë të mendimit regresiv. Ata janë të shndërruar në ngjyrën e verdhë të tharjes, sepse i ka helmuar krimbi i kauzave të çmendura. Oh, sa dhimbje!… Në vigjilje të dritës së Krishtlindjeve, dita në Berlin lindi me dymbëdhjetë jetë më pak dhe u ndezi nga një qiri në mungesën e frymës së tyre. Të lënduarit e tjerë, në netët me plagë, do të ëndërrojnë përsëri për ditët në ardhmëri…. Shpirtrat njerëzorë u ndjenë si retë e ngarkuara, që shkarkohen duke mbushur ajrin me lagështi lotësh. Megjithatë, rëniet e një momenti zëvendësohen me këngët e zogjve të rinj. Dashuria lind në shpirt si një Perëndi e vogël, sepse kjo botë ekziston në saj të saj… Ditë të tjera lindën dhe marketi i Krishtlindjes ushton në Berlin nga zhurmat e zërave dhe vargjeve njerëzor, që ecin si flakëza të vogla, të kuqe dhe në fitilat e shpirtrave të tyre, derdhet ajo verë e kuqe, ku është përsëritur njëjtë edhe shekuj më parë. Eci në këtë mbrëmje me drita të zjarrta drejt qendrës së Braunschweigut . Çdo dritë e ndezur është një ëndërr shpirti. Sa do të dëshiroja të bëhej flashi pozitiv i realitetit, pavarësisht vështirësisë së realizimit. Në këtë Vit të Ri do të dëshiroja gjithë lulet e trishtuara, që çelin orëve të ecjes së ditëve, të shikojnë nga kahja e diellit të optimizmit. Gjatë kokëdhimbjeve dhe psherëtimave të shpirtit të vrarë, ekziston gjithmonë zëri i burimit të pashtershëm të shpresës. Nëse ka një kambanë që thërret për mort, ka përsëri dy tinguj të rinj të lindjes së jetës. Nëse sot ka ngrica në zemra, nesër ato do të zëvendësohen me aroma zambakësh e trëndafilash. Nëse dikush provon të ngjitë një rrugë të vështirë, ka gjetur në të vërtetë psalmin e jetës, e nëse ndodh të rrëzohet, do të krijojë një bagazh përvoje dhe mes dhimbjes së rënkuar, jehona e suksesit do ta tërheqë në vazhdimësinë e udhës…Nëse banojmë në zjarrin e vuajtjes, çelësi i durimit është të shikojmë pak më poshtë, se ka edhe shumë më keq… Edhe drita pengohet në errësirë, por lind përsëri, edhe yjet kanë netë të humbura, pa shkëlqim, në mbulesën e zezë qiellore, por në netët e tjera, shkëlqejnë nga pasqyrat reflektuese deri afër mëngjesit… Nëse gjithmonë na brejnë pyetje pa përgjigje, pas tyre fshihet një urtësi e virgjër, e cila në fluturimin e ditëve do të japë një përgjigje që bie nga lart, si flutur e një agimi të ngarkuar me vesën e puthur nga engjëjt. Vazhdoj të eci në rrugët e qytetit, i cili është bërë i dashur për mua dhe muzika yjore me dritë të bardhë më ndjek mes gjithë galaktikës yjore që vezullon në pafundësinë qiellore. Urimin tim e shpërndaj me fjalët e erës: Qofshin të bekuara ëndrrat e 2017-tës për mbarë njerëzimin!

Filed Under: ESSE Tagged With: Refleksion, Vjollca Pisku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT