• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VONESAT E KOSOVES

August 6, 2017 by dgreca

KOSOVA, VONESA PAS ZGJEDHJEVE/

-Kosova gati 2 muaj pas zgjedhjeve, nuk dihet kur do përfundojë konstituimi i Kuvendit e zgjedhet qeveria/
Kuvendi-Kosove-2017_08_03_Seanca_konstituive_3-Marrëveshjet u dhanë fund vonesave pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2001 e të 8 qershorit 2014/

1 rugovafoto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-1-Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Ibrahim Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”/Gazeta-Rilindja-5-mars-2002-foto-Gazeta-DIELLI-Behlul-Jashari-1

PRISHTINË, 6 Gusht 2017-Behlul Jashari/ Nuk dihet kur do vazhdojë e përfundojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të zgjedhjeve të parakohshme të gati para dy muajve – 11 qershorit 2017, ndërsa për javën e ardhshme është paralajmëruar një takim i partive parlamentare.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma. As në 4 gusht nuk vijoi seanca meqë vijoi mungesa e deputetëve, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Në axhendën trepikëshe të seancës u përfundua e para – Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, si dhe e dyta – dhënia e betimit të deputetëve, ndërsa vazhdon vonesa për të tretën, shumë të rëndësishme për konstituimin – Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas këtyre zhvillimeve, në 4 gusht në mesditë, lidhur me vazhdimin e seancës konstituive u mbajt takim konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare, i ftuar e drejtuar nga deputeti më i vjetër kryesues i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

“Pas diskutimeve, u vendos që të mërkurën, në 9 gusht, në orën 10:00, të mbahet një takim i ngjashëm konsultativ, përkitazi me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit”, theksonte deklarata zyrtare dërguar nga Kuvendi.

Takimi konsultativ u pasua edhe me deklarata dërguar në formë komunikatash nga partitë parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se, asnjëherë nuk është udhëhequr prej mendësive bllokuese dhe deri më tash ka lëshuar rrugë shumë herë, duke lënë anash interesin partiak në dobi të ruajtjes së unitetit dhe interesit të shoqërisë dhe shtetit tonë.

“Si subjekt politik, për ta shmangur krizën politike, ne e kemi bërë publike edhe ofertën tonë, e cila është vetëm në shërbim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve dhe në asnjë mënyrë nuk do të bëhet për të kënaqur animozitetet individuale apo partiake të të tjerëve”, theksoi PDK.

Lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, kandidat për kryetar Kuvendi i koalicionit fitues të zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, një ditë para komunikatës partiake, në një intervistë televizive deklaronte se do të ofronte një kandidat tjetër për kryeparlamentar nëse do të votohej brenda ditës në seancën konstituive udhëheqja e Kuvendit dhe qeveria e Kosovës  me kryeministër Ramush Haradinajn dhe për këtë u bënte thirrje publikisht koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizjes Vetëvendosje, partisë me numrin më të madh të deputetëve.

Reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje ishte i menjëhershëm duke theksuar se, “e përshëndesin tërheqjen e Veselit nga kandidatura për kryeparlamentar” dhe se “ka qenë koha e fundit për reflektim”.
Por, vijonte deklarata e VV-së, sa i përket kërkesës që ne ta votojmë Haradinajn, ne nuk mund
të bëjmë marrëveshje me Veselin.

“Është Veseli ai që ka marrëveshje me Haradinajn. Pas dështimit të Haradinajt për të formuar qeverinë, radha
i kalon të nominuarit tonë”, përfundonte deklaratën Lëvizja Vetëvendosje.

Po në 4 gusht, në takimin e Kryesisë së LDK-së është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht rreth seancës konstituive të Kuvendit.

“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se Kosova nuk ka kohë dhe nuk mund të përballojë gjendjen pa institucione dhe se çdo ditë e humbur pa institucione është humbje për qytetarët e Kosovës. LDK i bën thirrje tërë spektrit politik që secili të merr përgjegjësitë e tyre politike dhe t’i ushtrojë ato konform Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth seancës konstituive, duke mos i bllokuar institucionet”, theksonte deklarata e dërguar.

Ndërsa, Lista Serbe deklaronte se “si parti politike e përgjegjëshme” me pjesëmarrjen në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës në 3 gusht “tregoi se nuk dëshiron të frenojë formimin e institucioneve, të cilat duhet të zgjidhin problemet e qytetarëve”.

Ndërsa për mospjesëmarrjen në vazhdimin e seancën në 4 gusht, Lista Serbe theksonte se me këtë “japim hapësirë që partitë shqiptare të gjejnë numër të mjaftueshëm votash për vazhdimin e punës së parlamentit”.

Vetëm koalicioni PDK-AAK-Nisma, si fitues i zgjedhjeve, sipas një vendimi të para tre viteve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit, por për ta zgjedhur me 39 mandatet që i ka dhe përkrahjen e siguruar nga deputetë e subjekte tjera parlamentare duket nuk ka numrin e duhur të votave, së paku 61 nga 120 anëtarët e parlamentit, 100 prej tyre shqiptarë e 20 të komuniteteve pakicë.

Mungesa, të paktën edhe e një vote, u pa gjatë zhvillimeve të seancës konstituive në 3 gusht. Pas betimit të deputetëve, koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma, i cili erdhi me vonesë në seancë, kërkoi 2 orë shtyrje të pikës së tretë të axhendës që është zgjedhja e kryetarit  dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Ky propozim u rrëzua me barazim votash, pro 60 edhe kundër 60. “Kur është rezutati i barabartë propozimi bie poshtë dhe nuk aprovohet”, tha kryesuesi i seancës, deputeti më i vijetër, Adem Mikullovci, nga Lëvizja Vetëvendosje që po ndihmohej nga deputetja më e re, Teuta Rugova e LDK-së, e cila votoi pro propozimit të koalicionit PDK-AAK-Nisma, e vetmja nga 61 deputetët e VV-së (32) dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa (29).

Pas kësaj, deputetët e PDK-AAK-Nisma lëshuan sallën e seancës, më pas edhe të tjerët dhe mbeti e paqartë se kur do vijonte seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e papërfunduar, kur do votohet për kryeparlamentarin, kryeministrin…

Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë në Kuvendin e Kosovës. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.

Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Atëherë, pas gjysëm viti humbje kohe, marrëveshja për koalicion e dy partive më të mëdha kosovare, PDK e LDK, i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë së Kosovës.

LDK e  PDK, që pas zgjedhjeve të para 3 viteve u bënë së bashku partnerë në qeverisjen e Kosovës, janë historikisht edhe partitë e rivalitetit më të madh politik në të gjitha zgjedhjet. Por, me koalicionin që bënë, treguan edhe se më shumë se rivale janë shtetndërtuese.

Edhe pas zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e lirë nga qershori 1999 që u mbajtën në 17 nëntor 2001 kishte vonesë, rreth 3 muaj e gjysmë, për zgjedhjen e presidentit e të qeverisë. Vonesa dhe humje kohe kishte derisa  u arrit  marrëveshja dhe në 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme, e bëri Kosovën me të gjitha institucionet e zgjedhjeve të përgjithshme: President i Kosovës u zgjodh Ibrahim Rugova (LDK), kryeministër i Kosovës  – Bajram Rexhepi (PDK).

Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri  historik Rugova ka folur menjëherë pas zgjedhjes President.

Në Kosovë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017 ishin të gjashtat në liri, të tretat pas pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 të njohur deri tani nga 114 shtete anëtare të OKB-së, ndërsa u zhvilluan tre vjet pas zgjedhjeve të kaluara që ishin poashtu të parakohshme pas vetëshpërndarjes së Kuvendit.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, kosova, VONESA PAS ZGJEDHJEVE

Artikujt e fundit

  • GADISHULLI BALLKANIK  
  • Lindja e Mesme, Trump dhe kthimi në Realpolitikë
  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT