Vuçiç: Nuk e kam pritur këtë provokim nga Rama/
BEOGRAD, 10 Nentor/-Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama se ka ardhur koha që dy vendet tona të shohin nga e ardhmja nga BE. Problemet tona tha Vuçiç mund të zgjidhen vetëm me komunikim.
“Është një lajm i rëndësishëm se pas 68 vitesh takohen kryeminstrat e dy shteteve. Unë jam i bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar për të nënshkruar marrëveshje të tjera për shkëmbime.Kemi rënë dakord për nënshkrimin e marrëveshjeve që qytetarët e Shqipërisë dhe Serbisë të qarkullojnë me karta identiteti, marrëveshje për bashkëpunim ekonomik. Jemi të intteresuar për investime dhe të rrisim bashkëpunimin ekonomik. Duam që pakica jonë serbe në Shqipëri dhe ajo shqiptare në Serbi të jenë urë bashkëpunimin mes dy vendeve”, deklaroi Vuçiç.
Ai shprehu besimin se janë me interes të madh investimet nga të dyja anët dhe mendoj që është me interes të dyfishtë edhe integrimi ynë në BE, gjithashtu duam që edhe komunitetet tona në të dy shtetet të jenë në nivele më të larta.” Në takimin mes meje e Ramës, biseduam të mundohemi përmes BE të marrin një leje, të bëjmë sa i përket pjesës së hekurudhës, Beograd-Podgodricë-Tiranë, do mundohemi të marrim mbështetjen e BE. Kjo i takon pjesës së stabilitetit të rajonit ku ne do të mundohemi të kthejmë një kaputull të ri, në një rrugë përmes BE”, theksoi Kryeministri i Serbisë.
Vuçiç tha se në Berlin kemi pasur takime mjaft të mira dhe do të mundohemi që në të marrim leje nga BE për të ndërtuar infrastrukturë.Së bashku do të insistojmë për të përfituar nga ky bashkëpunim.
“Sot edhe në Shqipëri edhe në Serbi është shumë e lehtë të ngrihen tensione shovisniste, sepse kjo sjell edhe pikë politike por unë kam zgjedhur të sjell mendime demokratike dhe do të kujdesem për fatin e Serbisë dhe zhvillimin e saj ekonomik. E rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal; dhe jam i lumtur që jemi duke kthyer një faqe të re jo nga e kaluara por nga e ardhjma drejt rrugës së përbashkët në BE”, nënvizoi Vuçiç.
Vuçiç: Nuk e kam pritur këtë provokim nga Rama
“Nuk kam pritur provokime nga Rama dhe që do të flistr për Kosovën. Unë nuk do lejoj askënd të uli këtu në Beograd Serbinë.Më vjen keq që Zoti Rama e shfrytëzoi rastin që të flasë këtë konferencë për të folur për tema që s’duhet të flasim.
Sa i përket incidentit të ndodhur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, unë mund të them se droni ka qenë i organizuar. Kjo cështje me dronin ka qenë e po ndiqet nga organet kompetente. Madje edhe UEFA e ka përcajtuar 3-0 ndeshjen por mesa duket edhe UEFA nuk e ka parë sic duhet. Edhe njëherë më vjen keq që po flasim për Kosovën, pasi nuk ka qenë dëshira ime të flasim për këtë temë megjithatë do të flasim dhe do të bashkëbisedojmë”, tha Vuçiç pas fjalës së Ramës.
Vuçiç: Nuk do presim 70 apo 68 vjet për tu takuar serish
Kryeministri serb theksoi se pavarësisht provokimeve, siç i cilësoi ai deklaratat e Ramës se Kosova është e pavarur, për shefin e qeverisë serbe, ajo është pjesë e Serbisë.
Sipas Vuçiç Serbia po tregohet mikpritëse pavarësisht deklaratave të Ramës për Kosovën, ndërsa shtoi se shumë shpejt do të vijë edhe radha e tij kur do të shprehë mendimin e tij për çështjet delikate.
“Unë nuk kam asnjë problem për atë që dua të them kudo të jem. Unë jam gjithnjë i mendimit, se Kosova mbetet Serbi. Nëse më pyesni për atë unë besoj tek institucionet e Europës unë di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe se këto gjërat do të kalojnë shumë shpejt dhe jemi gati të bashkëpunojmë. Unë këtë dëgjoj çdo ditë në Prishtinë dhe Tiranë për serbët, dhe është diçka që nuk e dua dhe nuk e do askënd, dhe me këtë rast treguam që jemi me krahë hapur ndaj çdo gjëje. Unë po ju tregoj se është pjesa e mikpritjes serbe dhe vijnë flasin për Kosovën dhe do të vijë radha ime dhe di të them edhe unë gjërat e mia”, theksoi Vuçiç.
Gjithsesi shtoi ai, kam qënë shumë i lumtur që flamujt shqiptarë dhe serb kanë qënë së bvashku për të parë përpara.
Askush nuk do të ketë nevojë që të presë për 70 vjet të tjera apo 68 vjet për të parë një takim të tillë marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Serbisë