• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fuçia e pashuar e barutit

January 3, 2023 by s p

Viliem Kurtulaj/

Është pothuajse e pamundur të mos të ketë zënë veshi shprehjen “Ballkani është fuçi baruti”. Kjo shprehje përdoret rëndomtë sa herë ka konflikte në rajonin tonë. Në fakt, në një rishikim të shpejtë, që prej krijimit të shtetit shqiptar nuk rezulton se ushtria shqiptare, apo segmente të saj, të kenë sulmuar në mënyrë të planifikuar e organizuar një shtet tjetër me synim aneksimin, pushtimin apo spastrimin etnik. Nga ana tjetër, vetëm në 30 vitet e fundit, ushtri të vendeve të tjera të Ballkanit e kanë bërë kasaphanë rajonin. Më 10 prill 1994, pjesëtarë të forcave të armatosura të Greqisë sulmuan një repart kufitar shqiptar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, ku mbetën të vrarë dy ushtarakë shqiptarë, ndërsa tre të tjerë u plagosën. Nga ana e shtetit shqiptar nuk pati asnjë reagim ushtarak ndaj Greqisë.
Ndërkohë, te fqinjët tanë veriorë, sulmet ushtarake ishin bërë diçka e zakonshme në vitet ‘90. Në qershor-korrik të 1991, ushtria serbe sulmoi Slloveninë për të mos lejuar këtë të fundit të shkëputej nga Jugosllavia. Kjo luftë njihet ndryshe si lufta 10-ditore që përfundoi me marrëveshjen e Brionit e cila ndalonte ushtrinë federale jugosllave të kryente veprimtari ushtarake në Slloveni, çka, rrjedhimisht, i dha Sllovenisë mundësinë për t’u bërë shtet i pavarur. Kjo bëri që ushtria jugosllave (e dominuar dhe drejtuar nga serbët) të orientohej drejt Kroacisë dhe Bosnjës.
Në mars të 1991, trupat ushtarake serbo-jugosllave sulmuan disa njësi policore kroate duke vrarë një polic kroat, çka konsiderohet si pikënisja e luftës serbo-kroate. Më 19 maj 1991, Kroacia zhvilloi një referendum për shkëputjen e plotë të saj nga Jugosllavia. Referendumi kaloi me 94% të votave pro. Më 25 qershor 1991, parlamenti kroat shpalli pavarësinë e Kroacisë duke shkëputur varësinë e saj prej Jugosllavisë. Të njëjtën gjë kishte bërë dhe Sllovenia. Qeveria jugosllave u përgjigj duke deklaruar se shpalljet e pavarësisë nga Sllovenia dhe Kroacia ishin të paligjshme dhe në kundërshtim me kushtetutën jugosllave. Si reagim, ajo intensifikoi sulmet ndaj kroatëve çka prodhoi një luftë 4-vjeçare Serbi-Kroaci. Lufta përfundoi në 1995 me fitoren e Kroacisë e cila arriti qëllimet veta, përkatësisht, pavarësinë dhe ruajtjen e kufijve të saj.
Një tjetër luftë e përgjakshme në Ballkan është lufta e Bosnjës e cili nisi në prill të 1992 deri në dhjetor të 1995. Edhe kjo luftë ndodhi në kuadrin e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe u zhvillua ndërmjet forcave serbe dhe boshnjake. Masakrat e ushtrisë serbe në këtu luftë ishin nga më të tmerrshmet të cilat kulmuan me masakrën e Serbrenicës ose, siç njihet ndryshe, gjenocidi i Serbrenicës. Kjo ngjarje famëkeqe u zhvillua në korrik të 1995 ku më shumë se 8000 burra dhe djem boshnjak u vranë nga ushtria serbe në Serbrenicë. Lufta përfundoi në dhjetor të 1995 me nënshkrimin e marrëveshjes e Dejtonit.
Më 1998, një tjetër luftë do të shpërthente në Ballkan, luftë në të cilën ndryshonte viktima por jo agresori. Nën udhëheqjen e Millosheviçit, më 28 shkurt të 1998, ushtria serbe do të kryente disa sulme ndaj shqiptarëve në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës. Kjo konsiderohet dhe si pikënisja e kësaj lufte. Pas luftimeve dhe masakrave të përgjakshme nga ushtria serbe, lufta mori fund në 1999 me ndërhyrjen e forcave të NATO-s, kryesisht të ShBA-së, dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës. Prej 11 shkurtit të 2008, Kosova është shkëputur përfundimisht nga Serbia, duke shpallur pavarësinë si një vend sovran. Pavarësisht kësaj, aktualisht strukturat paralele kriminale serbe në veri të Kosovës vazhdojnë të mbajnë, prej disa ditësh, të paralizuar qarkullimin atje. Ndërkohë, pak ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç i bëri kërkesë zyrtare autoriteteve të KFOR-it për dërgimin e 1000 trupave ushtarake serbe në Kosovë, kërkesë kjo që pritet të refuzohet.
Në janar të 2001, sërish do të kishte luftë në Ballkan. Maqedonia e Veriut, e cila kishte arritur të shkëputej pa luftë nga Jugosllavia, nuk do arrinte t’i siguronte pothuajse asnjë të drejtë komunitetit shqiptar, gjë që do të çonte në shpërthimin e një lufte midis ushtrisë maqedonase dhe kryengritësve shqiptarë atje, të organizuar nën emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Si shembull i të drejtave të mohuara mund të sjellim faktin se, në 2001, vetëm 2% e administratës publike maqedonase ishin shqiptarë. Lufta përfundoi më 13 gusht 2011 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Si përfundim, nga të gjitha luftërat apo konfliktet e përmendura më lart, të cilat kanë ndodhur në Ballkan gjatë tre dekadave të fundit, nuk ka asnjë rast sulmi nga ushtria shqiptare ndaj një vendi tjetër. Duket qartë që ushtritë serbe kanë qenë vazhdimisht nismëtare dhe flamurtare të luftërave, pa përmendur Luftën e Parë Botërore e cila, edhe ajo, nisi në Ballkan pas vrasjes së Franc Ferdinantit më 28 qershor 1914 në Sarajevë nga studenti serb Gavrilo Princip. E ndodhur në një rajon të ashpër, Shqipëria dhe shqiptarët më shumë janë dëmtuar sesa kanë përfituar nga marrëdhënia me fqinjët e tyre. E për ta riformuluar drejt shprehjen “Ballkani është fuçi baruti”, do të ishte më e saktë të thuhej “Serbia është fuçi baruti”.

Filed Under: Analiza Tagged With: wiliem kurtulaj

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT