Braziliani i famshem qe ka luajtur me Interin, Parmen dhe Perugjian do te drejtoje bardheblute./
Nga Albano Kolonjari/
José Marcelo Ferreira ose sic njihet ndryshe Ze Maria do te jete trajneri i ri i KF Tiranes. Ish futbollisti i njohur brazilian i cili ka luajtur me Flamengon, Vasco Gama (Brazil) , Parma, Perugjia, Interin ne Itali, ndodhet ne Tirane dhe pritet qe diten e shtune te hedhe firmen perfundimtare. Nga ana tjeter Wikipedia personale e futbollistit te njohur e ka bere fakt te kryer. (José Marcelo Ferreira (born 25 July 1973), commonly known as Zé Maria, is a retired Brazilian footballer and current manager of Albanian First Division side Tirana.). Ze Maria eshte trajneri i ri i bardhebluve pas doreheqjes se Mirel Joses. Ne vitin 2010 Ze Maria fillon karrieren e trajnimit me disa skuadra modeste si Group Castello, Catanzaro, Ceahlaul, Gor Mahia, por pa arritur ndonje sukses te vecante. Pak pas mberritjes ne Tirane Ze Maria u shperh se:”Kam një mik që jeton këtu në Shqipëri që më ka folur për klubin dhe vendosa të pranoj këtë sfidë sepse është klubi më historinë më të madhe këtu, prandaj mendoj se është një sfidë e madhe. Jam një njeri që kam provuar përherë sfida të tilla. Objektivi është ringjitja e Tiranës në Superligë sepse një klub me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Këtë vit nuk ka ndjekur ndeshje të Tiranës por kam informacione për disa lojtarë dhe do t’i njoh gjatë ditëve të ardhshme”. Takimi i pare zyrtar qe Ze Maria do te drejtoje Tiranen jane dy takimet e vleveshme per Europa Lige, pasi bardheblute fituan Kupen e Shqiperise. “Talenti” brazilian gjen nje Tirane te shkateruar psikologjikisht dhe me shume lojtare te larguar. Rreth ketij fakti Ze Maria shprehet se:”Edhe Juventusi ka kaluar momente te veshtira”. Me 416 ndeshje mbi supe si futbollist dhe 35 gola ne karriere Ze Maria do te marre drejtimin e “Zonjes” se Shqiperise qe ka mbi supe 49 trofe, 24 nga te cilat jane titulli Kampion ne Shqiperi.