*Ne Prishtine i pari prine Isa MUSTAFA I LDK-se, I Dyti Shpend AHMETAJ I VETEVENDOSJES/
* Ja perballjet ne balotazhin e 1 Dhjetorit/
* Deshtim ne VERI, humbet materiali zgjedhor/
Prishtinë, 4 nëntor – Jozyrtarisht konfirmohet zgjedhja e kryetarëve të dhjetë komunave që në raundin e parë të votimit, që u zhvillua dje. Emrat e kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës do të dihen pas raundit të dytë, që do të zhvillohet më 1 dhjetor. Në raundin e parë të votimit, sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, janë zgjedhur kryetarët e komunave Drenas – Nexhat Dermaku (PDK), Fushë-Kosovë – Burim Berisha (LDK), Deçan – Rasim Selmanaj (AAK), Istog – Haki Rugova (LDK), Kaçanik – Besim Iljazi (PDK), Podujevë – Agim Veliu (LDK, Skënderaj – Sami Lushtaku (PDK), Shtimje – Naim Ismajli (PDK), Mamushë – Arif Butuç (PP turke e Kosovës) , dhe në Han të Elezit – Rufki Suma (kandidat i pavarur).
KQZ nuk ka publikuar asnjë rezultat për katër komunat në pjesën veriore të Kosovës – Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq.
NE PRISHTINE PRIN ISA MUSTAFA, I DYTI-SHPEND AHMETI
Prishtinë, 4 nëntor – Sipas rezultateve të para të Demokracisë në Veprim, kryetari aktual i Prishtinës, Isa Mustafa edhe kësaj radhe është duke prirë në garën për Prishtinën. Sipas DnV-së, Isa Mustafa është duke prirë me 43.6 për qind të votave, i ndjekur nga Shpend Ahmeti i VV-së, me 31 për qind.
Kandidati i PDK-së, Agim Çeku, ka arritur të grumbullojë 11.4 për qind, pasuar nga kandidati i AKR-së, Korab Sejdiu, me 5.7 për qind, kandidati I AAK-së, Besnik Tahiri, me 4.5 për qind dhe Visar Arifaj i Partisë së Fortë me 1.4 për qind.
Rezultatet preliminare sipas KQZ-së janë:
ISA MUSTAFA – LDK – LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 8.677 44,82% 46,38%
SHPEND AHMETI – LËVIZJA VETËVENDOSJE! 5.345 27,61% 28,57%
AGIM ÇEKU – PDK – PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 2.066 10,67% 11,04%
KORAB SEJDIU – AKR – ALEANCA KOSOVA E RE 1.125 5,81% 6,01%
BESNIK TAHIRI – AAK-LDD ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS LDD 833 4,3% 4,45%
VALON MURATI -Lëvizja Për Bashkim – LB 348 1,8% 1,86%
VISAR ARIFAJ – Partia e Fortë – PF 225 1,16% 1,20%
SALI SALIHU – IQ GRUPIMI TRADICIONAL SHQIPTAR 49 0,25% 0,26%
KAQUSHA JASHARI – PSD – Partia Socialdemokrate e Kosovës 42 0,22% 0,22%
NE VERI , HUMBASIN MATERIALET ZGJEDHORE
Mitrovicë, 4 nëntor – Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë nuk ka arritur që të marrë asnjë fletëvotim nga tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, që u sulmuan në ditën e zgjedhjeve.Zëdhënësi i këtij misioni Nikolla Gaon thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas sulmit, i cili nxiti edhe evakuimin e personelit të OSBE-së nga veriu, nuk dihet gjë se ku kanë mbetur votat e qytetarëve të pjesës veriore të Mitrovicës.
“Në tri lokacionet, të cilat kanë qenë të sulmuara dje në veri të Mitrovicës, Shkolla Fillore “Sveti Sava”, Shkolla e Mesme Teknike dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë, materialet [zgjedhore] nuk kemi mundur t’i mbrojmë. Ne nuk e kemi në posedim këtë material dhe të njëjtin nuk kemi mundur ta dorëzojmë [tek KQZ-ja]”, thotë Gaon.
Persona të maskuar kanë hyrë të dielën rreth orës 17h në tri qendrat e votimit për Mitrovicën e Veriut.
Në xhirimet e postuara në portale të ndryshme, shihen kuti të demoluara të votuesve, ndërsa raportohet edhe se listat e votuesve janë marrë nga agresorët që sulmuan këto vendvotime.
OSBE-ja ishte mandatuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për lehtësimin e procesit zgjedhor në katër komunat veriore.
Zëdhënësi i OSBE-së, ndërkaq thotë sot se nuk e di se ku është materiali zgjedhor të cilin duhej ta mbronte.
“Ai material, sipas asaj që kemi parë, nga xhirimet që kemi parë në Youtube dhe media të tjera, është i dëmtuar, i shpërndarë nëpër tokë, kështu që unë nuk e di, parimisht, se cili është fati i këtij materiali; nëse ka përfunduar në shportë mbeturinash apo çka ka ndodh me të”.
“Thjesht, personeli ynë duhej të largohej nga këto lokacione, sepse siguria ishte rrezikuar, dhe nuk kemi mundur që ta ruajmë materialin zgjedhor”, thotë Nikolla Gaon për Radion Evropa e Lirë.
Shefi i OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, në një konferencë për shtyp mbrëmë vonë, ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për rolin që ka pasur ky mision në këto zgjedhje.
JA PERBALLJA NE BALOTAZH
Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh më 1 dhjetor.
Prishtinë: Në balotazh, Isa Mustafa – LDK dhe Shpend Ahmeti – Vetëvendosje.
Gjakovë: Në balotazh, Mimoza Kusari Lila – AKR dhe Pal Lekaj, AAK – LDD.
Prizren: Në balotazh, Ramadan Muja – PDK dhe Eqrem Kryeziu – LDK.
Pejë: Në balotazhi, Gazmend Muhaxheri – LDK dhe Ali Berisha – AAK-LDD.
Gjilan: Në balotazh, Lutfi Haziri – LDK dhe Qemajl Mustafa – PDK.
Mitrovicë e Jugut: Në balotazh Avni Kastrati – PDK dhe Agim Bahtiri – AKR.
Ferizaj: Në balotazh, Agim Aliu – PDK dhe Muharrem Svarça – LDK.
Malishevë: Në balotazh, Ragip Begaj – IQM dhe Sali Morina – LDK.
Rahovec: Në balotazh, Idriz Vehapi – PDK dhe Smajl Latifi – AAK-LDD.
Dragash: Në balotazh, Selim Jenuzi – PDK dhe Fatmir Mehmeti – LDK.
Graçanicë: Në balotazh, Branimir Stojanoviq – GIS dhe Bojan Stojanoviq – SKS.
Junik: Në balotazh, Agron Kuçi AAK-LDD dhe Zenun Shala – LDK
Kamenicë: Në balotazh, Shaip Surdulli – LDK dhe Begzad Sinani – PDK
Klinë: Në balotazh, Sokol Bashota – PDK dhe Fadil Gashi – LDK.
Kllokot: Në balotazh, Sreçko Spasiq – GIS dhe Sasha Mirkoviq – SLS.
Lipjan: Në balotazh, Shukri Buja – PDK dhe Imri Ahmeti – LDK.
Novobërdë: Në balotazh, Bajrush Ymeri – LDK dhe Svetislav Ivanoviq – GIS.
Obiliq: Në balotazh, Mehmet Krasniqi – LDK dhe Xhafer Gashi – AAK-LDD.
Partesh: Në balotazh, Nenad Cvetkoviq – SLS dhe Dragan Nikoliq – GIS.
Ranilug: Në balotazh, Gradimir Mikiq – GIS dhe Milan Aritonoviq – SNPK.
Shtërpcë: Në balotazh, Bratislav Nikoliq – SLS dhe Ivan Rexhiq – GIS
Suharekë: Në balotazh, Sali Asllanaj – LDK dhe Bali Muharremaj – AAK-LDD.
Viti: Në balotazh, Sokol Haliti – LDK dhe Nexhmedin Arifi – PDK.
Vushtrri: Në balotazh, Bajram Mulaku – PDK dhe Refik Ramaj – LDK ose Muharrem Shabani – AAK-LDD (Përqindja e dy të fundit është e njëjtë dhe pritet që KQZ të japë versionin zyrtar).
Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Deçan: Rasim Selmanaj , AAK- LDD.
Fushë Kosovë: Burim Berisha – LDK.
Glogovc: Nexhat Demaku, PDK
Han i Elezit: Refki Suma – kandidat i pavarur
Istog: Haki Rugova – LDK
Kaçanik: Besim Ilazi – PDK
Mamushë: Arif Butuq – KTAP.
Podujevë: Agim Veliu – LDK.
Shtime – Naim Ismajli – PDK
Skenderaj: Sami Lushtaku – PDK.
Komunat që fillimisht presin vlerësimin nëse zgjedhjet ishin apo jo të suksesshme:
Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviqi.
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kanë qenë të vlefshme edhe për zgjedhjen e asambleistëve komunalë në të gjitha komunat e Kosovës, por rezultati preliminar për asambletë nuk është shpallur ende.
Gara e balotazhit për kryetarët e komunave pritet të zhvillohet më 1 dhjetor.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sivjetme lokale morën pjesë 814.780 votues nga rreth 1.8 milion sa ishin të regjistruar, ose 45.79 për qind. Ky numër i votuesve, sipas KQZ-së, është rritur për rreth 100 mijë.