ALFONS GRISHAJ/
Porosi/
Miq, ju porosis !/
Brumi i trogloditit është një lëmsh me gjemba/
Kurth i sirtarëve dhe i simbjozave ./
Sponsor i kapeles së madhe mbi kokën e vogël./
Kremi i parasë nuk do mbulojë kurrë/
Rrudhat në shëmtinë e kohës me teknikën e plastikës./
Kollarisja nuk mbulon dot fytyrën e një idioti,/
As kantalena nuk ka nevojë për glaca minjësh mbi E./
As ritishenca për thumbat e hermetizmit kot së koti./
Mbi letrën e bardhë ,mund të shkruani me multikolor,
Por jo me të bardhë … dhe grafika e të bardhës mbi të zezë
Duket si epitaf mbi vorr!
Manekini do bëhet kopja e harpës moderne,
Ku zhvesh vehten me kënaq lakuriqësinë e njeriut
Që përditë tymos llullën magjike të haluçinacionëve.
Miq , rrokullisem me dhimbjen e luleve
Në honet e qelizave molekulare të shpërdorimit mizor,
Kur i këput një pis dhe i dhuron një hor!
Mos besoni tek asnjë lloj miu ,
Se prej aty, nuk lind kurrë gjeniu!
Ju lutem!Ju lutem!
“Lacrimosa-n “ e Mozart, mos ta lozim tani , “*Judicandus homo reus”,
Se shpirtrat e fëmijëve tanë kurrë nuk do të gjejnë qetësi.
Gjëndra pineale: “ Zgjohu o njeri”!
* Judicandus homo reus = Njeriu fajtor do gjykohet…
Pushti
U shfaqën vrangat mbi ndryshkun e fytyrës
Aktorit në skenë , aktor në jetë…
Lotët e shelgjeve u mblodhën në duart e pista prej pushti
Si Juda Eskarioti në qesen e turpit …
Lypsari modern , zvarraniku prehistorik!
Litarët e gjakut , konopë ankorimi në emporium,
Superlativa e pushtllëkut puthadorë.
Me kockat e të parëve, hajmali e hajmalive …
Pushti hiperbolës, bën viganë kakërdhitë e dhive!
Zgjidhja e Terrorit
Të gjithë vuajnë prej terrorit…
Prej pabesisë që vjell pafajsinë,
Prej djallit që del prej ferrit
Me kosë në fyt me pre lirinë.
E vras mendjen për ketë jetë…
Formulë të thjeshtë për qetësi,
Çdo njeri të shkojë n’ vend të vet,
S’ do ketë më vrasje e pabesi !