• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTOHET ROMANI “ FȄMIJȄRI E THINJUR” I SHKRIMTARES ZHANETA BARXHAJ

December 26, 2022 by s p

-Disa vlerësime për romanin “ Fëmijëri e thinjur”:

Ky libër mbart një melodi të egër dhe një tjetër të ëmbël, që rrjedhin trishtueshëm si nga gryka vetmitare e një cule (ah, në këtë rast duhet thënë e një longari, sepse rrëfyesit- vetiu dhe melodia – janë dy), nga ajo dorë e lëmuar që kalon butë përmbi peisazhe të ashpra dhe ngaqë i gjithë teksti, i thurur si një qilim prej një fëmije, është i varur aty tek oborri i fëminisë, duke na lejuar ta shohim atë jo vetëm nga ana e mbarë, por edhe e prapme: të shohim kandrrat e bubuzhelat që kanë gëluar nën të, por edhe thiletë, fijet e bëra komb etj. Ndihet shqetësimi për të shpuar medoemos në truallin gjuhësor – libri është i pasur me frazeologjizma, krahinorizma e dialektlizma – por sonda që shpon këtë truall duhet të jetë pajisur me një kokë diamanti në majë, sepse kështu shkohet më thellë.

Synimi i shkrimtarit duhet të jetë habia e lexuesit, ndjellja e vëmendjes, mbajtja vazhdimisht në tension e saj. Këtë lloj vëmendjeje- le ta quajmë një lloj qengji të llajërt- shkrimtari bën çmos ta lidhë me tërkuzën lara-lara te vetë strumbullari i fabulës, për të kullotur tërfilin e zi të shkronjave në lëndinat e faqeve. Por mund të ndodhë që befas ai të mërzitet, të shikojë haje të tjera në çairet e imagjinatës. A e ka shkrimtari instiktin për ta ndjerë këtë dhe me çfarë marifetesh e ndjell sërish në faqet e veta, çfarë dredhish e teknikash përdor? Mendoj se te ty kjo është bërë në disa mënyra, por më e rëndësishmja është zgjedhja e kompozicionit: sfondi dhe personazhi. Rrëfyesi i parë tregon sfondin, ngjyrat dhe bojrat e tij, rrëfyesi i dytë tregon vetëveten. Burma që shkallëzon intensitetin emocional është te gishtat e tu dhe ata e njohin mirë gradacionin. Mund të zgjatesha më shumë, por të gjitha mund të përmblidhen veç tek fjala “i bukur”, e cila mbart brenda vetes ngjyresa të tilla që si thonë dot shkrime të tëra…

Balil GJINI

*** *** ***

“Një periudhë e ngulitur për keq në ndërgjegjen e kombit, e sjellë përmes vështrimit qortues të një fëmije, të cilit iu nëpërkëmbën e iu thinjën ëndrrat atëherë kur ato duhej veçse të lulëzonin. Një fëmijëri a rini e gjymtuar, si pasojë e shoqërisë ende të papërgatitur për të ndenjur mbi këmbët e veta e që s’di të orientohet në çastet më të vështira të ekzistencës së saj. Pas ardhjes në letërsi përmes një poezie të spikatur, ku shquhet menjëherë finesa dhe eleganca e vargut, Zhaneta Barxhaj ia del të jetë vetvetja edhe në prozën e gjatë, me një frazë të pangarkuar nga teprica të panevojshme, duke ruajtur raportet mes elementeve kyçe të romanit, dialogut konçiz e kompozicionit të zhdërvjellët, si treguesit më të qenësishëm të stilit të saj.”

Thanas MEDI

*** *** ***

“Është e vërtetë që toka dhe natyra jetojnë me shpirtin e njerëzve që rrinë në të”. Këto fjalë të autores në romanin “Fëmijëri e thinjur”, rrokin thelbin e krejt monologut dramatik në këtë rrëfim ngjethës. Monologimi nuk ngërthen vetëm zërin e një personazhi, por të një brezi të tërë të humbur. Ky tekst është autobiografia letrare e personazhit rrëfimtar dhe biografia e një populli. Rrëfimi u përngjan peizazheve të trishta që zgjohen përmes fjalës. Befasuese dhe absurde ngjarjet në këto peizazhe, po aq sa befasues dhe jehonë e absurdit bëhet rrëfimi. E dërrmuar harta shpirtërore e Shqipërisë së asaj kohe, e dërrmuar gjendja shpirtërore e rrëfyesit dhe lexuesit. Kjo e fundit është pa dyshim arritja e Zhaneta Barxhajt në këtë roman: saga e saj e dhimbjes si autore bëhet saora saga e vetë lexuesit. Teksti nuk ka pezm në ngjizjen e situatave. Janë situatat e rrëfyera me vërtetësi lakuriqe, ato që e krijojnë pezmin gjatë leximit. As nuk akuzohet kurrkush. Në këtë mënyrë jemi të gjithë të akuzuar. Jemi fëmijë të thinjur të një epoke mjerane, në një atdhe mjeran, që në vend që të mësojë të thinjë tragjeditë, thinj pa pikë mëshire të ardhmen e tij.

Toka dhe natyra e peizazheve të tragjedisë 97 është një tatuazh që mbetet i freskët në shpirtin e lexuesit që për më tepër nuk e ka përjetuar atë kohë si dëshmitar okular. Këtij lloj lexuesi madje i krijohet pështjellimi se dëshmia ka qenë prej kohësh brenda tij, por ai thjesht ka heshtur për të mos lënduar të tjerët përreth.”

Alisa VELAJ

Filed Under: ESSE Tagged With: zhaneta barxhaj

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT