-Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe Kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq/
NJU JORK, 23 Shtator 2021 – Gazeta DIELLI/
Nga Presidenca e Kosovës u dërgua kjo Komunikatë e përbashkët e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidentit të Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe Kryetarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq u takuan sot në Nju Jork gjatë javës së Nivelit të Lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të diskutuar zhvillimet në tri shtetet që përfaqësojnë dhe në Ballkanin Perëndimor. Presidentët shprehën shqetësimin për zhvillimet e fundit në rajon dhe gjithashtu qëllimin e përbashkët të tyre për ruajtjen e stabilitetit si parakusht për perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Të tre presidentët ranë dakord ta vazhdojnë komunikimin dhe dialogun për këtë çështje.