• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjuha latine, një domosdoshmëri në rritje për akademinë shqiptare

July 28, 2022 by s p

Nga Zhensila Xhelilaj/

Gjuha latine, ndonëse një gjuhë e vjetër, ende vazhdon të ketë peshën e vet në kurrikulat akademike dhe të studiohet nën katedrat e universiteteve të Europës. Nëpërmjet këtij artikulli, synoj të ndaj me lexuesit eksperiencën time me gjuhën latine si studente e drejtësisë, të ndaj mundësi studimi të kësaj gjuhe si dhe të shpjegoj pesë nga frazat latine më të përdorura në fushën e së drejtës ndërkombëtare publike.

Ndryshe nga shtete të tjera të Europës, ku gjuha latine ofrohet si lëndë e detyrueshme ose me zgjedhje në shkollat e mesme, kurrikulat e arsimit parauniversitar në Shqipëri nuk ofrojnë lëndë të tilla. Si rrjedhojë, studenti shqiptar e ka të vështirë të mësojë terminologjinë latine të fushës përkatëse për herë të parë në bankat e universitetit. Një prej këtyre studentëve isha dhe unë, kur, tre vite më parë, u bëra pjesë e programit BA Juridik i Përgjithshëm në Universitetin Europian të Tiranës. Kontakti i parë me gjuhën latine ishte në semestrin e parë të vitit të parë, konkretisht në lëndën e së drejtës romake, ku që në leksionet e para studentët u ndeshën me terma si: “praetor”, “ius civile”, “ius gentium” etj. Megjithatë, lektorja e kësaj lënde, Renata Kau, PhD., me mjeshtëri ndau me ne dijen e saj të gjuhës latine, të marrë nga eksperienca si ish-studente e universitetit të njohur italian “La Sapienza”. Në lëndët në vijim, terminologjia latine ishte pjesë e pandarë jo vetëm e teksteve apo artikujve në nivel doktrine, por edhe e vendimeve të gjykatave që pedagogët na jepnin në mënyrë konstante për t’i përgatitur për seminarin e ardhshëm.

Si rrjedhojë, arrita në konkluzionin se, në mënyrë që të jem një akademike/ praktikante e mirë e së drejtës në të ardhmen, duhet të thelloj njohuritë e mia në gjuhën latine. Për këtë qëllim më erdhi në ndihmë një shkollë verore e organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, e cila u zhvillua në datat 18-23 korrik. Shkolla verore u organizua për të parën herë, ku figura si Prof. Dr. Sabri Laçi, Prof. Dr. Valentina Duka dhe Dr. Andi Pinari dhanë mesazhin e tyre në lidhje me rëndësinë e gjuhës latine. Gjatë këtij harku kohor, autorja shqiptare që drejton Institutin e Albanologjisë në Budapest, Etleva Lala, PhD., na trajnoi ne studentëve se si të kërkonim, si të lexonim dhe si të përkthenim dokumente të ndryshme mesjetare. Gjithashtu, lektorja u shpreh e gatshme t’u përgjigjej pyetjeve të mia në lidhje me paqartësi që kisha në lidhje me terma specifikë të kontekstit juridik. Përfundimi i kësaj shkolle verore për mua qe një sukses, prandaj, nëpërmjet këtij artikulli u rekomandoj kolegëve të mi, si dhe çdo personi të interesuar të bëhen pjesë e kësaj shkolle verore në vitet në vijim.

Duke qenë se fusha ime e interesit është e drejta ndërkombëtare publike dhe nëndegët e saj, me synimin për t’u ardhur në ndihmë studentëve të tjerë, kam përzgjedhur të ndaj pesë frazat latine më të përdorura në fushën e së drejtës ndërkombëtare publike.

1. Pacta sunt servanda (shqip: marrëveshjet duhet të mbahen). Përcaktohet shprehimisht në nenin 26 të Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve, sipas së cilit “Çdo traktat në fuqi është i detyrueshëm për palët në të dhe duhet të zbatohet prej tyre me mirëbesim.”

2. Jus cogens (shqip: ligj detyrues). Nënkupton se një traktat është i pavlefshëm nëse, në kohën e përfundimit të tij, ai bie ndesh me një normë urdhëruese të përgjithshme jus cogens. Një normë detyruese e përgjithshme në të drejtën ndërkombëtare është një normë e pranuar dhe e njohur nga bashkësia ndërkombëtare e shteteve në tërësi si një normë nga e cila nuk lejohet asnjë shmangie dhe që mund të modifikohet vetëm nga një normë pasuese e së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare me të njëjtin karakter (neni 53 i Konventës së Vjensës mbi të Drejtën e Traktateve, 1969). Është pranuar se jus cogens ndalon gjenocidin, torturën, përdorimin e forcës etj.

3. Locus standi (shqip: një vend për të qëndruar). Nënkupton të drejtën për të ngritur padi. Shembull: Në bazë të nenit 34 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës me padi (locus standi) e kanë vetëm shtetet.

4. Ad hoc (shqip: për këtë qëllim/ situatë). Përdoret kryesisht në të drejtën ndërkombëtare penale. Shembull: Kombet e Bashkuara krijuan gjykata penale ndërkombëtare ad hoc në Jugosllavi dhe Ruandë për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për krimet që shqetësuan arenën ndërkombëtare.

5. Proprio motu (shqip: me lëvizjen e vet/ me iniciativën e vet). Term i përdorur në të drejtën ndërkombëtare penale që nënkupton fuqinë e prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të filluar hetimet proprio motu në bazë të informacionit për krimet brenda juridiksionit të gjykatës (Neni 15/1 i Statutit të Romës, 2002).

Filed Under: Emigracion Tagged With: zhensila xhelilaj

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT