• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jepni një krehër zonjës V

December 13, 2016 by dgreca

1-nje-reher
Koment nga Gëzim Llojdia/
1.Përtej të bërit politikë dhe përtej shikimit të parë .Dje në mbrëmje .Një zonjë  e nderuar si M.N shkroi në fb: Jepni një krehër asaj Vllahutisë!
Ç’praj këtij casi  me erdhi vringëlli në mënd. Në kohën e kooperativave në një  ditë ku korrej gruri,arrave ,lëndinave ,fushave dhe rrëzave. Në një kombajnë gjithsejtë 5 qerosë e fshatit .I pari kombajneri,cullak koka. I dyti brigadier me kokë të vogël.I treti sekretari i partisë. Shoku L. Na koka, shndriste si pasqyrë. I katërti normist Limja.I pesti  një sehirxhi .Turma e kooperativistëve  shikonte me nge këtë spektakël qerosësh në një makinë korrëse gruri. Dikush tha:
-Të pesë këta e kursejnë shtetin tonë të varfër.
-Pse e kursejnë shtetin tonë këta dhe nga se? Kuriozi gjendej gjitherës.
-E kursejnë sepse nuk blejnë asnjëherë krehër. Krehët  në atë soj kohe ishin kallcuk,jo prej fildishi. Por shteti kështu kursente shumë  dhe pak nuk ishin gjithsejtë 5 krehër. Ata kishin vite, që nuk vinin në kokë krehër. Vite të tjera   fshehurazi nga të tjerët bënin sikur i shtrinin qimet e rralla Por gjithsesi ata ishin inferior ngase  kishin vite ndryshe nga të tjerë,t që vinin krehër në kokë çdo mëngjes,ata hiç lanin fytyrën,pastroheshin me ujët e pakët  bënin tualetin e vogël dhe të shpejt të ditës,por krehrin nuk lëvizej nga vendi dhe në fund të fundit,po cu duhej krehri atyre.
 Në fakt edhe ata kishin dëshirë  të ishin si pjesa tjetër,madje të kishin edhe mustaqe por s’lejonte gjithsesi regjimi. Madje thuaj e përflitej se edhe artisti Bujar .L i kishte lënë me pasaportë, mustaqet. Të paktën atë, që Zoti nuk ua kishte dhënë me flokë tua jepte regjmi .Por regjimi s’dëgjonte nga kjo anë. Kështu, që ata mbesnin pa flokë dhe pa mustaqe. Aso kohe nuk kryheshin as operacione për të mbjell flokët,mos shikoni sot që nga hëngrën veshët reklama për të mbjell flokët, ato që do të   hiqeshin nga menderja  e shkretë dhe do të vendoseshin në kokë. Ahere s’kishte të tilla marifete,s’kishte operacione ,s’kishte mustaqe ,pra njeriu i shkrete donte s’donte kokën, do ta linte zbuluar në shi,borë,zheg vere e kështu deri sa të mbyllte jetët në një qefinë të vogël në një errësirë të  pafundme diku në varrezat civile. Donte s’donte i shkreti njeri, do rronte ashtu siç  ishte dhe s’kishte as mjete as mundësi.Mirë ata, që se kishin këtë mundësi dhe mjerë ata,po ata që kishin flokë, por që nuk përdornin krehër?
2.
Dy shembuj sot nga perëndimi. Vetëm një në katër njerëz që vizitojnë HRBR mund të ketë një transplantim. Për ata që nuk zgjedhin të ketë një transplantim, opsioni i parë është që të pranojnë humbjen e flokëve dhe të rruajnë kokën. Shumë njerëz nuk janë shumë të shqetësuar për humbjen e flokëve të  tyre duket me kokë të  madhe të rruar  njësoj si  Andre Agassi apo Bruce Ëillis. Në fund të fundit, thotë Dr Collins, është se nuk ka shërim për humbjen e flokëve.
Sa për njerëzit që udhëtojnë jashtë shtetit për procedurën, Turqia ka provuar të jetë destinacion i zgjedhur për burrat  në Mbretërinë e Bashkuar, ndihmuar nga shpenzimet e konsiderueshme më të ulëta duke filluar nga £ 1619, dhe fluturime të përballueshme. India krenohet me çmime mesatare më konkurruese duke filluar në vetëm £ 789, por ajo mund të jetë kostoja e fluturimeve që ka penguar pacientët. Rrofsh perëndim se na kënaqe!
3.
Kjo shprehja e zonjës në Fb është proverbiale:”Po jepni (apo i falni) një krehër zonjës Vllahutinë!Në fakt zonja Vllahutinë  ka dëshirat e saj sikurse bën zgjedhjet e saj   dhe vendos vetë për astet e saj,këshillat e tepërta të shqiptareve kanë lindur që nga koha e kohës. Që nga koha kur i kërkonte udhëheqësit e saj të bukur,të zgjuar trima dhe të fuqishëm. Mirëpo meqë erdha tek kjo pikë po ju them edhe një anekdotë të vogël. Aty nga vitit ‘96 më takoi të shoqëroja një grup parlamentarësh londinez ,vinin në ndihmë të partive të djathta. U ndodha tek selia dhe më thanë coji në Kaninë .Kanina është një fshatë ,”ballkoni i Vlorës” i thonë. Dhe unë hipa në mikrobusin ku ishin ulur mbi 16 parlamentarë të huaj. Mëritëm te ballkoni i qytetit,pra në qendër të fshatit ,zbrita i pari se isha te porta dhe  po shikoja parlamentarët e huaj .Zbriti i pari  një burrë i kërrusur fare ,tjetri çalonte pak ,ai pas tij hiqte  këmbën zvarrë,tjetra e shëndosh si  sa s’bëhet dhe vargu vijonte me  këta njerëz .
-More po ku i keni mare këta,tha një fshatar .S’kishte burra të pashëm apo gra të bukura,por keni sjell këta !Nga cili spital i keni marr- ironizoi fshatari,me këta jo fushatë s’bëni dot, por do trembni fshatin. Ikni më mirë.
 -C’tu mollois më!
Përkthyesi u tha:Po këta merren me politikë shoku!
Sa për krehrin e zonjës Vllahutin, çe do krehrin zonja kur nuk i duhet dhe zonja i di vet punët e saj. Ne shqiptarët  vijojmë dhe tjerrin histori si në avazin tonë të vjetër.Po ‘spate bisht ta vëmë,po pate ta heqim.

Filed Under: Komente Tagged With: Gezim Llojdia, Jepni nje kreher, zonjes V

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT