Në këtë objekt do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës./
Prishtinë, 28 dhjetor 2016-Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot ka inauguruar objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në komunën veriore të Mitrovicës. Ky proces shënon shtrirjen dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës edhe në pjesën veriore të vendit, në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit.Me këtë rast ministrja Edita Tahiri deklaroi se pas një periudhe disamuajshe të përgatitjeve intensive të bëra nga Ministria për Dialog dhe Ministria e Administratës Publike si dhe me angazhimin e të gjitha institucioneve dhe në veçanti të mbështetjes së Zyrës së Kryeministrit sot ka filluar puna e institucioneve qendrore në pjesën veriore të vendit. Objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës të cilin e inauguruam sot gjendet në komunën veriore të Mitrovicës. Unë i bëra një vizitë objektit të qeverisë dhe vlerësoj se kushtet e punës janë përgatitur mjaft mirë nga ana e Ministrisë së Administratës Publike. Në këtë objekt do t’i kenë zyrat 15 ministri dhe agjenci qendrore që kanë fushë veprimtari lokale si Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Gjithsejtë do të punojnë 105 zyrtar të punësuar në këto institucione, theksoi ministrja Tahiri.Po ashtu, sot gjatë ditës në Mitrovicë, ministrja Edita Tahiri ka mbajtur një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që kanë filluar sot punën në komunën e Mitrovicës veriore. Në këtë takim ministrja Tahiri ka vlerësuar lartë angazhimin e institucioneve të Kosovës për fillimin e mbarë të punës së zyrave si dhe në takim është diskutuar për koordinime sa më të mira për mbarëvajtjen e punës dhe vijimësinë e rregullte të të punësuarve. Po ashtu, janë diskutuar hapat vijues. Në bazë të planit dhe dinamikave, ky proces do të vazhdoi me hapjen e zyrave në Zubin Potok për të cilin objekti është përgatitur si dhe në Leposaviq, ndërsa për Zveçan është bërë akomodimi në objektin e inauguruar sot. Në këtë takim, përfaqësuesit e MAP njoftuan për gjithë procesin e realizuar që nga gjetja e objektit me qira deri te pajisja e tyre me mjetet e punës dhe teknologjisë informative.Përfaqësuesit e institucioneve qendrore njoftuan për të gjithë hapat që kanë ndërmarrë për mbarëvajtjen e punës si dhe caktuan nga një koordinatorë që do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e punës në këto zyra dhe do t’i udhëzojnë punonjësit në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e punës në bazë të përshkrimit të vendit të punës për të cilën kanë nënshkruar kontratë punësimi. Secili institucion duhet të vendos një mekanizëm monitorimi me qëllim që të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punës dhe rregullsinë e ardhjes në punë të punonjësvePo ashtu edhe një objekt tjetër i Qeverisë së Kosovës do të hapet pas vitit të ri në komunën e Zubin Potokut dhe një tjetër në Leposaviq me të cilat do të plotësohet tutje progresi në shtrirjen e sovranitetit në pjesën veriore të vendit i cili është i një rëndësie strategjike.Ministrja Tahiri në fund të takimit theksoi se duke marrë parasysh se që nga fundi i luftës jemi ballafaquar me sfida të ndryshme në këtë pjesë të vendit, tashmë jemi duke shtrirë dhe konsoliduar sovranitetin e shtetit edhe në këtë pjesë të vendit dhe po integrojmë pjesëtaret e komunitetit serb në sistemin e Republikës së Kosovës, duke iu falënderuar dialogut të Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar BE, SHBA dhe vendeve tjera evropiane.