KASTRIOT ALIAJ/
Takimi i 26 Nëntorit midis dy qeverive shqiptare Shqipëri-Kosovë, në kuadrin e bashkëpunimit dy palësh, i ndërprerë për arsye nga më të ndryshmet,ishte një apel dhe vetëgjyqësi para shqiptarëve. Në se vite më parë u hodh ideja e takimeve të përbashkëta, kjo duhet medoemos të bëhej vazhdimësi dhe jo të ndërpritej për mosmarrveshjet midis drejtuesve të qeverive. Në se sot në Shqipëri drejton Rama, me anët e mira dhe të këqia, ndërsa në Kosovë Kurti, nesër do të vinë të tjerë kryeministra por bashkëpunimi nuk duhet të ndërpritet. Këto momerandume e programe bashkëpunimi, nuk janë pronë e kryeministrave dhe e asnjë qeverie, ato janë shprehje e vetdijes së dy populjve, që përbëjnë një komb, një gjuhë, një flamur. Cdo shoqëri ka nevojë për lidhje e bashkëpunim, sepse me vendimet e marra së bashku shtrohen shinat e ecjes përpara, për të ndërtuar një realitet të ri të munguar. Sot më tepër se kurrë, të dy vëndet kanë nevojë për afrimitet, për të lënë mënjanë paragjykimet, deklaratat senile që nxitin armiqësi, sherret, mosmarrveshjet, mos dakordësitë, por vetëm duhet parë përpara në plotësimin e kushteve drejtë integrimit. Ky bashkëpunim nuk mund të konsiderohet herezi por as edhe hipokrizi, siç janë munduar ca lapsa që e kanë bërë vijë, që mbas cdo takimi nuk kursehen, duke hedhur baltë me shkrimet e tyre. Ky bashkëpunim ka brënda dëshirën sinqeritetin dhe nxitjen, për qëndrueshmërinë e sistemit politik në të dy anët e kufirit, për t’u garantuar qytetarve vazhdimësinë e të ardhmes së tyre. Ai nuk është thjeshtë një takim zyrtar, por një program bashkëpunimi e zhvillimi në interes të dy shteteve, që fatmirësisht sot janë të lirë dhe të pamvarur. Ky bashkëpunim si vazhdim edhe i atyre më parë, do të promovojë idetë e ndryshimt të imazhit përpara botës demokratike, se shqiptarët që dikur kanë vënë themelet e qytetërimit Evropian, janë në gjëndje të ndërtojnë shtet dhe të kosolidojnë demokracinë. Këto marrëveshje për bashkëpunim, nuk kanë për qëllim që t’u vëmë notë organizatorëve, por për të modeluar qëndrime efikase ndaj një raliteti të ri, në pronovimin e programeve zhvillimore të përbashkëta në të gjitha fushat. Le t’u kujtojmë drejtuesve të këtyre takimeve thënien e mëncur të ish, presidentit amerikan Xhejms Medison i cili thoshte; “Një bashkëpunim i sinqertë dhe i qëndrueshëm, në pronovimin e një rindërtimi të tillë të sistemit tonë politik, do të sigurojë lirinë e përherëshme të shteteve të bashkuara”. Ky takim është prologu i një procesi në vijim, për të krijuar kushtet e realizimit të ëndrrës së herëshme, të mbetur në tentativë për bashkim kombëtar. Nënshkrimi i 13 marrëveshjeve për bashkëpunim, në fushat më me përparësi në forcimin e shtetit ligjor, janë vizioni i të ardhmes sot midis dy palëve ndërsa nesër ai i bashkimit në një shtet të vetëm. E themi këtë sepse flamuri i pavarësisë në Vlorën e historisë, nuk u ngrit vetëm për Shqipërinë e cunguar në vitin 1913 nga fuqitë e mëdha, por për të gjithë hapësirën e etnicitetit shqiptar. Fakti është që jemi i vetmi komb në botë, që rrethohemi nga vetvetja. Për këtë cështje kaq madhore, që lidhet me identitetin dhe dinjitetin tonë, shqiptarët e te dy shteteve i bëjnë apel politikës, që të lërë mënjanë interesar personale të luftës për karierë e pushtet, por t’i përkushtohet cështjes më të mprehtë të ditës, asaj të bashkimit kombëtar. Prandaj në këto takime me karakter të shumfishtë, një vënd të vecantë duhet zërë sensibilizimi i cështjes, së mbetur pezull nga faktorët negativë të historisë. Bashkimi i dy shteteve nuk është cështje dëshire, por aspiratë që buron nga vetëdija jonë dhe amaneti i rilindasve tanë. Ky bashkim nuk duhet kuptuar si një agresivitet ndaj fqinjve tanë, që i referohen metamorfozës së njohur “Të Shqipërisë së madhe ” të fabrikuar prej tyre. Ne jemi kombi i ndarë pafajësisht dhe padrejtësisht, nga ish.fuqitë e mëdha duke lënë jashtë trungut 2/3 e etnicitetit shqiptar. Prandaj shqiptarëve u lind e drejta e zbatimit të parimit të vetvendosjes, si një e drejtë legjitime që ka marrë rrugë që më 1919 në konferencën e Parisit. Duan apo nuk duan fqinjët si dhe disa nga antarët e BE, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kjo është cështje e tyre ndërsa ne jemi në të dretën tonë. Qëndrimi i tyre bie në kundërshtim me vijën politike të BE, e cila u krijua për t’u bërë një komunitet model në të gjithë botën demokratike, për mbrojtjen e lirisë pavarësisë dhe të drejtave të qytetarëvë brënda saj. Por është fakt dhe dukuri negative, që gjirin e saj janë shfaqur divergjenca, turbolenca, mos dakordësi për vendimmarrje, gjë që e ka zbehur rolin e saj si komunitet model. Por shqitarët sot në të dretat e tyre të pamohueshme, në të gjithë hapësirën etnike, do të bëjmë gjithcka që propozimi për bashkimin e dy shteteve Shqipëri-Kosovë të bëhet realitet.