Hidhe vallen me brezat …Nenezo….!/
nga Raimonda MOISIU/
Sa te shendrisin syte ,/
Nenokja ime !/
Si e kercen kete valle ,/
shtruar -shtruar ./
Si nje lundertare zemerbute,/
Qe mbledh rrjetat,/
Ti therret me duar nipin, sternipin,djalin, mua !/
Sa te don sternipi, moj zemera ime ,/
Qe me mungon kaq shume tej oqeanit!/
Ja nje sekret , moj nene:/
Une e ve harakatin tone te bukur, /
cdo mbremje,/
Te flere me fotografine tende!
Nipin tim,sternipin tend !
Eshte me i bukuri I botes,
Dhe kur ma puthin zonjushat,
U thote ne gjuhen tende,
Se eshte shqiptar i kulluar.
Me beso, per koken tende!
Kur mua me merr malli shume per atdheun,
Veshtroj me ngulm fotografine tende te nuserise,
Ajo!
Rri vetem te koka e sternipit tend!
Je kaq e bukur, shume e bukur, pafundesisht e bukur,
Nuk i kishe keto rrudha qe ke tani,
Po….e di qe me pelqejne shume keto rrudhat e tua?
E di pse?
Ja….
Ti …
Sapo qesh!
Rrudhat mergojne …ikin laaaaaarg …
Aq larg…
Sa ti behesh e bukur,
Si ai jargavani i shtepise sone
Ai moj ,
Qe cele i pari,ngjyre te bardhe apo lila,
Kur lulet e tjera ndruajne ,te celin!
Nene !
Te lutem veshtro nje cast nga qielli,
Mendo cfar te duash,
Por asgje qe ka lidhje me dhomen,
Mendo gjithcka tjeter ,
Qe lidhet me qiell, me det, me ajer, me eternitet!
Sepse
Une dua te kundroj strehen e qerpikeve te tu,
Atje ,ku ndrijne syte tend ,
Me te bukurit ,me te kalterit
Si deti e si qielli!
Kur isha ende vajze….poshte atyre qerpikeve,
Une shihja se si beje dashuri me babane!
Hidh valle nenezo,
Shpejto – shpejto,
Hidhe si nje lundertare,
Qe po niset plot hare neper parajsen e detit .
Hidhe vallen nenoke,
Nuk i shikon syte e tere botes qe ,
po gezon si e cmendur?
Po yjet lart?
Po po ndrijne si ne asnje nate ,moj nene,
Po ndrijne sikur te ishin,
Sy te burrave te rene ne dashuri me ty,
Kurse ti….
U hedh nga nje veshtrim te dhembshur,
Dhe iken te krevati I babait….
Hidh vallen nenoke!
Dhe mos me pyet perse ,
Kur te gjithe kendojne e hidhen,
Mua me jane mbushur syte me lote.
Po une jam e lumtur, moj nenezo,
Po lotet me rrjedhin e nuk i ndal dot,
Po kur te me ikesh ti…??!
Kush do te me qortoje ne telefon?
Kush do te qaje per mua ne telefon ?
Kush… Kush …do i kendoje ninullen nipit?
Brenda nje nate!
Kur te me ikesh ti…
Kush do te me perkedhele floket ?
Kush do te me qortoje te mos rri ,
gjysem e cveshur neper dhome?
Se mos vije dikush?
Ti keshtu ben gjithmone,
Megjithese u bera gjyshe dhe une, nenokja ime e bukur !
Po sot , perse nuk me qorton per asgje?
Qortome!
….Mua me ngjan vetja vajze shtepie kur me qorton…,
Nenokja ime
Kur te me ikesh ti
Mua do te me ike edhe vendi ku me linde,
Vendlindja ime ,
Ai vend i bukur me emrin tend
Memedhe!!
Ermentila GUCI/
E shtrënjta Jonë
Foshnja dikur…
me ninullat e gjirit,
u rritëm.
Magjia e fjalës
së nënës ,
na mbushte shpirtin.
Mbi ballin tënd
skalitet e gdhëndet historia.
Nata i bën lutje Hënës,
Të qetësoj zemrën e një nëne.
Flokët e tua,ngjyrën platinitë marrinë.
Si shpresa të thinjura ,
Mokra e kohës ,shuan ditët,vitet,rininë…
Si flutura me krah të plagosura
drejt teje ndalim fluturimin…
Shtizën e lotëve
të tu puthim
‘’Dielli’’ shkaktari u largua prej nesh…
Duart rreth qafës
E shtrënjta jonë Nënë,
thurim pëqafimin balsam për shpirtin,
ku…
dhembja ka ngritur ‘’Perandorinë e Lotit’’
Mësuesja e Gërmave
E ulur në bangat e shkollës
dikur prisja me padurim,
mësuesen time Ermirën,
që vinte tek ne, në mësim
duke buzëqeshur pa përtim .
Me dashuri e durim
kapriçotë tona ajo i falte.
Gërmëzimin e shkronjave,
Me pasion ajo na shpjegonte
A… B.. C…etj
… e Abetares na mësoi !
Bota jonë ndryshoi !
Filluam të lexonimë,të kuptonim…
Mësuesen tone t’ ëmbël
filluam ta duam.
Drejt horizonteve të dijeve
Ajo po na çonte!
Potretin e saj ndërvite
Mjegulla e kohës e ka zbehur,
Veç në zemër time emri i saj ekziston.
Kujtesa luan
Por…
ndjenja e mirënjohjes
për ‘’Mësuesen e Gërmave’’
asnjëherë nuk e rrëmben
harresa,
Në 7 Marsinë e saj gjithmonë e kujton!
TAKIMI
Nga Përparim HYSI
Ashtu si shiun që e pret një tokë e zhuritur
Unë të prisja ty, moj dashuri e parë!
Deti ulërinte si një shpirt i braktisur
Ndërsa ti u rrëfeve krejt si një pulëbardhë.
Mandej nga pulëbardhë u zhdrrove në këngë
Ca më tutje si një kopsht krejt me blerim
Ah, ai takim! Eh se sa ma kënd
Pse vallë në kohën e bukur nuk ka më kthim?!
Pastaj u bëre si një erë ledhatare
Kur hapat hidhnim tek shkelnim mbi rërë
O çast i bukur! O kohë magjistare!
Kujtime, o kujtime, eh ç’më kini bërë!
Qeshje… dhe qeshja brodhi mbi ranishte
Ashtu siç bredh një zog gazmor në pyll
Eh, ai takim! Sa i bukur ishte!
Shpirt! O shpirti im! Si duron? Dil…
Tiranë, 2 mars 2014
RRUGË E NDRITUR…
(Në Ditën e Mësuesit, kushtuar të gjithë atyre, anembanë trevave etnike shqiptare, të Shqipërisë Etnike)
Nga Mona Agrigoroaiei/Bukuresht-Rumani/
Nëper mësonjëtore, shkronjat po rrugëtojnë,
Si perla të kristalta në letër vallëzojnë;
Rrug’ e ndritur, që krimbat nuk e kafshojnë,
Shteg i pamposhtur – jeta e mësuesit.
Gjenerata vijnë e shkojnë,
Por mësuesit e Kombit nuk vdesin!
Kurorë legjendash të Shqiptarisë,
Që prej balts e mort’ na qesin.
Rrezet e diellit tënd na kaplojnë
Edhe në qoshet më të humbura të territ…
Kur nxënësit abetaren shqip e mësojnë,
Ngordhin edhe djajt pushtues të ferrit!
Tirane, më 5 mars 2014
SILUETA E NËNËS…
( Kushtuar asaj, në poezinë time të parë )
Nga Murat Gecaj/
Shkrova një libër autobiografik
E, që në faqen e parë të tij,
Per ty, Nënë, vendosa-kushtim,
Se kisha aq shumë dhimbje e mall,
Për ty, që në kujtesë më mbete,
Ashtu si një siluetë e vetme.
Këtërvjeçar, isha fëmijë i vogël
E me lodra në thjeshta kohën kaloja,
Kur një klithmë nga kulla me frengji doli.
Pashë nëna, veshur me të errta rroba
E më dukej çudi, që me atë ngjyrë korbi,
Lotët e valë me kuje i fshinin ato.
Në mes lodrash të thjeshta orët i kalova
E shpejt mbrëmja e zezë ra mbi fshat.
Ndërsa, kur koha e gjumit erdhi,
Ty, nënë, të kërkova në shtrat.
Por, ah, sa ftoftë që pata atë natë
E kurrë trupi nuk m’u ngroh;
Ndoshta, e ndieja se mbërdhije dhe ti,
Thellë, atje poshtë, në dheun e zi!?
…Ditët rodhën, si ujë burimi
E britmat e asaj dite, në veshë
Përherë mua më kanë mbetë,
Shoqërim i pandarë i një siluete,
Deri në fundin e kësaj jete…
Ishte 31 gushti, 1944 viti !
Lexues, të lutem më fal,
Se kjo ishte poezia ime e parë!
Tiranë, 17 maj 2011
Adem Jashari shkëndijë e lirisë !
Nga Asllan Dibrani/
Ai është një ikonë legjendare
Për shqiptarët i pa vdekshëm
Ai mbante kurorë flamur e pushkë
Kryqëzatë yjesh si të vdiset
Frymëzim i fuqishëm për kombin
Gjurmë shkëndijash të lirisë
Ishte Simbol i heroizmit
Forcë kishte idealin
Fener i lirisë përgjithmonë
Për tokë e atdhe
Dinjiteti, synim, fisnik i lartësisë
Oqeanit për kombin e robëruar
Gjëmon toka e dridhet shkëmbi
Po lufton me t’bijtë Shabani
Ademi,Hamza e vëllezër tjerë
S’duan te rrinë kurrë të mjerë
Mjegulla e betejës kundër Serbisë
Lufton Ademi për liri
Trim e hero Adem Jashari
Thotë këtu vend s’ka zënë as Bizanti
Jo po zënë turku e bullgari
As shkau këtu nuk ka vend
Me vdekë, do të vdes
I poshtëruar s’do të mbes
Gjaku dhe ankthi morri jetërat e familjes Jashari
Fusha e betejës ishte kulla e Jasharëve
E pavdekshme për kombin shqiptar
Adem Jashari e dha gjakun për liri,
Stuhitë e luftës mbuluan qiellin
Një diell po lind pas vdekjes së tyre
Që mos të mbesim nën Serbi
Për të shtrenjtën Pavarësi.
Mos të rroj Kosova nën robëri
Vdekja e tij për jetë simbol i lirisë
Bekimet për Ademin në altarin e lirisë
Adem Jashari luftove me Serbinë
Për t’i nderuar Kosovën e Shqipërinë
Shtutgard Mars 2014
SHTATËDHJETË VJETORI I HANËMES
Nga bashkëshorti, Luan Çipi
Krejt e re më duke dhe pse e moshuar
Hundë e sy e veshë, si të pikturuar,
Buzët e përflakur, vetulla të shkruar,
Si një Mona Lizë, nga Zoti krijuar.
Jeta jonë e gjatë, vetëm dashuri,
S’më shqetësove kurrë, m’i miri njeri,
Përherë, mes yjësie ylli më i ri,
Shpirti i bardhë borë me zemrën flori.
Linde tre pasardhës, i rrite të mirë
Ke përse krenohesh, je e përjetësuar,
Nipat edhe mbesat-gjyshja në pasqyrë.
Në dhjetëra breza, s’ke për t’u harruar!
Tiranë, më 28.02 2014
BETOHUNI SE S’DO TË MË MERNI INAT!
Nga Kozeta Nushi/
Sa herë kam menduar se
ç’lojë luan ky apo ai?
Fjalën lojë
S’kam mundur ta pranoj.
Sa herë kam menduar
Ç’thotë ky apo ai politikan?
Fjalën politikan
Kam dashur ta mohoj.
Sa herë kam menduar, sa herë kam menduar
Sa herë kam menduar deri në këtë çast.
Tashmë mendimet s’varen më nga unë,
Po nga një forcë që s’e njoh aspak.
Më shqip dua të them:
– Kur e dini se ATDHEU duhet të bashkohet
Ç’prisni?
Apo keni qejf t’ju thonë
Mercenarë dhe kryemercenarë që
Vendime keni marrë
Për ngritjen e varrezave për
Ushtarët agresorë grekë
Në territorin shqiptar?
2 MARS 2014