Nga Sadik Elshani, Philadelphia/
Keto dite Kosova u ballafaqua me protesta te dhunshme. Protestat ne nje shoqeri te lire e domokratike jane te garantuara me ligj dhe mundesojne shprehjen e lire te shqetesimeve te qytetareve, e zgjojne qeverine nga gjumi, e ngacmojne ndjeshmerine e pushtetareve per ceshtjet e caktuara per te cilat protestohet dhe jane pjese e proceseve demokratike, e mozaikut te demokracise. Protestat, demonstratat nuk jane dicka e re ne hapesiren kosovare. Demonstrata te fuqishme jane zhvilluar me 1968, 1981, 1988 – 1999 dhe keto demonsrata u zhvilluan kunder regjimit jugosllav e me vone atij serb, per te kerkuar te drejtat tona te ligjshme. Por edhe me heret, shqiptaret gjithmone e kane ngre koken dhe kurre nuk u jane nenshtruar pushtuesve tane te shumte. Vete jeta jone, vete te qenit tone (ekzistenca jone) eshte nje proteste. Keto demonstrata, keto perpjekje jane shuar me dhune, me vrasje, me perndjekje te pjesemarresve dhe organizatoreve te tyre.
Sot, fatmiresisht Kosova eshte e lire dhe shtet i pavarur, por skenat e dhunes qe u paraqiten neper rruget e Prishtines te sjellin ndermend dhunen e ushtruar vite me pare, para clirimit te Kosoves. Dhuna nga asnjera pale nuk eshte e pranueshme. Po, protesta paqesore, dinjitoze e me qytetari, por jo, protesta me rrugaceri e huliganizem. Jo, protesta ku demtohet prona private dhe prona shteterore, sulmohet policia. Te protestohet duke shprehur shqetesimet, kerkesat e ligjshme dhe jo duke shkaterruar pronen, shtetin e ri. Gjella me kripe, kripa me karar.
Eshte bere norme ne tere hapesiren shqiptare qe pas zgjedhjeve, rezultatet te mos pranohen nga pala humbese, ose ne cdo menyre te pengohet pala fituese per te qeverisur. Ne Shqiperi, partia qe sot eshte ne pushtet, kur ishte ne opozite, per dy vite e bojkotoi punen e Kuvendit (Parlamentit) dhe vazhdimisht e therriste popullin ne demonstrata, njera perfundoi edhe me vrasjen e kater demonstruesve. Ndersa tani, partia qe dje ishte ne pushtet, dhe sot eshte ne opozite, e ben te njejten gje. Kuptohet, secila parti mendon se eshte me e suksesshme se tjetra, por fjalen e kane votuesit me voten e tyre te lire. Secila parti, me punen e saj, me perkushtimin e saj, me angazhimin e saj t’i binde votuesit per ta votuar heren tjeter dhe kur te zgjidhen t’i permbushin premtimet e dhena. Partite politike i shohin problemet nga kendveshtrime te ndryshme, ofrojne qasje te ndryshme per zgjidhjen e tyre, por qellimi duhet te jete i perbashket, duhet te jete i njejti qellim: ndertimi i shtetit ligjor, institucioneve demokratike dhe mireqenja e popullit. Ineresat madhore te Kosoves te jene preokupimi kryesor dhe i perhershem i pozites, opozites dhe cdo qytetari.
Jemi ata qe jemi, dhe si jemi, ashtu edhe punet i kemi. Asnjeri udheheqes, asnjera parti politike ne Kosove, as ata qe jane ne pozite dhe as ata qe jane ne opozite, ne kete cast nuk jane ne nivelin e duhur per te qeverisur me kompetence. Ajo qe po na mungon ne skenen politike e publike te Kosoves, si dhe ne gjithe hapesire shqiptare, jane mjerezit e ndershem qe kane ndjenja kombetare, udhehiqen ne jete nga parime e qellime te larta, rrezatojne vlera kombetare e njerezore. Nuk do te thote se nuk kemi njerez te tille, por ja qe nuk jane te angazhuar ne rrjedhat, proceset, jeten politike te vendit. Por derisa ta gjejme ate shkop magjik, qe me nje levizje do t’i zgjidhte problemet e Kosoves, le t’i pervishemi punes. Ndoshta duke punuar me perkushtim, duke e ndihmuar njeri – tjetrin do te kemi me shume suksese – ndoshta ky eshte ai shkopi yne magjik qe te gjithe e enderrojme.
Kosova po ballafaqohet me shume probleme, me shume sfida: varferia, papunesia, korrupsioni i larte qe ka perfshire cdo sfere te shoqerise, imigrimi i popullsise, e shume probleme tjera. Po cka te habit me shume, eshte se, asnjera parti, asnjeri politikan ne Kosove nuk eshte i angazhuar per zgjidhjen e ketyre problemeve jetike per Kosoven. Madje nuk paraqesin asnje propozim konkret. Per keto probleme, per ceshtjen e “Trepces” dhe per ministrin Jabllanoviq, e kam botuar pak dite me pare ne gazeten Dielli shkrimin: “Bukuria – papergjegjesia qe vret”, prandaj ato qe kam shkruar atje, nuk do t’i perserise ne kete shkrim. Pra, ne Kosove ka per cka te protestohet cdo dite, por protestat te jene paqesore. Dikush e ka te veshtire t’u pershtatet kushteve te reja, realitetit te ri te krijuar ne Kosove. Sic ka thene Mit’hat Frasheri: “Ne roberi, lufta te jete puna e juaj – ne liri, puna te jete lufta e juaj.” Dhe jo ne liri te luftojme me njeri – tjetrin. Jemi cliruar nga pushtuesit tane (sic duket, nga njeri ende jo teresisht), tani eshte koha te clirohemi edhe nga vetja jone, nga smira, xhelozia, lakmite dhe interesat e ngushta vetjake. Ne nje shtet demokratik, sic eshte Kosova, betejat le te zhvillohen ne Kuvendin e Kosoves dhe jo ne rruge. Partite politike t’i paraqesin planet e tyre dhe te angazhohen per zgjidhjen e problemeve te Kosoves, dhe jo vetem te gjuhen me njeri – tjetrin duke u munduar t’ia zene vendin, karriken njeri – tjetrit. Shume vezhgues dhe njohes te jetes politike ne Kosove, si te tilla i kane karakterizuar edhe protestat e fundit neper rruget e Prishtines. Per gjashte muaj skena politike e Kosoves ishte e paralizuar, sepse partite politike deshtuan per te formuar qeverine. Secili nga udheheqesit e partive perkatese deshironte te behej kryeminister, ose kryeparlamentar. Dukurite negative qe po manifestohen ne jeten shoqerore – politike, sjellja e papergjegjshme dhe joserioze e udheheqesve kosovare, dhe koheve te fundit, skenat e dhunes neper rruget e Prishtines, nuk paraqsin pamjen e nje shteti te qendrueshem. Qeveria me kembengulje duhet te mbroje teresine teritoriale te vendit, te drejtat dhe dinjitetin e qytetareve te saj. T’i biem shkurt, ministri Jabllanoviq nese nuk jep doreheqje, duhet te shkarkohet menjehere. Kosova ka luftuar, Kosova e ka shpallur pavaresine qe ne qeverine e saj te mos kete njerez si Jabllanoviqi dhe shoket e tij. Keto jane standarde te cdo vendi demokratik, qeveria nuk duhet te behet peng i askujt.
Edhe pak dite do te festojeme shtatevjetorin e Pavaresise se Kosoves. Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte kurorezim i te gjitha perpjekjeve dhe luftes shekullore te brezave te tere te shqiptareve per liri e pavaresi. Shpallja e Pavaresise se Kosoves eshte nje hap i rendesishem, ndoshta me i rendesishmi dhe me vendimtari ne historine e Kosoves, por ky eshte vetem hapi i pare ne rrugetimin e gjate e te pambarim te ndertimit te shtetit. Kosova eshte toke e lashte, por eshte shtet i ri. Te angazhohemi e te perpiqemi me mish e me shpirt qe te ndertojme nje shtet modern demokratik, me institucione demokratike funkcionale ku gjithmone ne qender te vemendjes eshte mireqenja e popullit. T’u tregojme miqve dhe kundershtareve tane se, jemi ne gjendje te nderttojme nje shtet te qendrueshem demokratik, te inkuadruar ne familjen e madhe te vendeve demokratike. Po, te ndertojme nje shtet ku qytetaret jane te lire te protestojne te qete, me dinjitet e qytetari. Pune te mbare!
Sadik Elshani, Philadelphia, 2 skurt, 2015