Nga Nicola Abbagnano /Lëvduesit e kohëve të shkuara sot nuk janë vetëm gënjeshtaret dhe llafazanët, siç thoshte Horacio. Por, janë njerëz të çdo moshe që rikujtojnë nga e kaluara e largët apo e afërt, ndonje veçori që të frymëzon admirim e keqardhje. Rikthimi i ndonjerës prej ketyre veçorive, është një dukuri shumë e përhapur sot, pas një periudhe që dukej se dëshironte të shkelte mbi një rrugë, ku te mos kishte gjurmë nga e kaluara.
Sot kthimet drejt së kaluarës janë të rastësishme, sepse pengohen nga kërkimi këmbëngulës e me çdo kusht i « së resë ».Por shpesh, e reja ndodhet pikërisht tek e kaluara: Tek ndonjë ide ndriçuese që dukej e zbehur, tek ndonjë ideal i vënë nga jeta si një lajmërim në një formë bukurie të harruar. Kështu lindin rrymat filozofike dhe letrare që frymëzohen nga doktrina dhe lëvizje artistike të vjetra dhe që iu kthehen idealeve të artit apo modës, e që rinovojnë ose përshtasin përdorime të perenduara ( stilin e kohës së shkuar) .
Sigurisht asnjë, nga këto rikthime nuk është apo mund të jetë një përsëritje letrare. Lidhja me të kaluarën bëhet një shkas i lëvizjes së jetës.
Por, është një fushë, ku një lidhje e tillë (me të kaluarën) duket se është më e vështirë për t’iu vënë si qëllim para vetes dhe për t’u realizuar : është fusha e jetës sonë të përditshme, ajo e jetës personale dhe shoqërore. Rreziqet dhe te këqijat që sot na i përcjell jeta, e që janë shtuar pafundsisht nga po ai progres teknologjik, duket sikur kanë shënuar një shkëputje te pazevendësueshme nga e kaluara, e veçanrisht prej rregullit dhe seriozitetit që në çastet e lumtura, e karakterizonin.
Kjo shkëputje, nuk duket se do të zvogëlohet me (thjesht) një rikthim ndaj vlerave te vjetra, por, para së gjithash, duhet të jetë rezultat i punës së brezave te rinj, te cileve u takon detyra per ta çuar jetën peëpara.
Lëvduesit e së shkuarës ngulin këmbë pikërisht mbi : paaftesinë e të rinjve për të mesuar nga e kaluara.
Te rinjtë sot, pranojnë lehtësisht të gjitha tundimet e shoqërise, e që janë të shumta e të këqia. Të mësuar që në fëmijeri t’iu plotesohen dëshirat edhe ato më tekanjozet, bëhen kokëfortë (të pabindur) ndaj rregullit dhe disiplinës, që jane te domosdoshme për ushtrimin e çdo aktiviteti (në te ardhmen), i cili edukon vetkontrollin që është kushti i parë për të patur një karakter të ekuilibruar.
Largohen (shpirtërisht) prej familjes megjithëse vazhdojnë të jetojnë bashkë, në drejtim të grupeve ku ndihen të çliruar nga çdo detyrim e me të njëjtin mendim në synimin për të bërë vetëm atë që ju pëlqen.
Detyrimet, që nganjeherë ju kërkohen, ju duken neveritëse dhe shtypëse (imponuese). Keshillat që jepen, ju duken sikur vijnë nga një botë tjetër, ku ata nuk pranojnë se bëjnë pjesë, e cila duhet të zevëndësohet e të transformohet në një botë tjetër, ku do t’iu pëlqente të jetonin.
Në këto kushte, shkarjet e të rinjve në imoralitet e në sjellje të paligjshme, janë të shpeshta sepse është e lehtë (kur s’ka norma).
Të sigurosh para në mënyrë të pandershme dhe të dhunshme, është një tundim që nuk gjen shumë pengesa tek ai, që do të plotësojë (me çdo kusht) qejfet e veta, e për më tepër kur shikon nga lajmet e përditshme, se pandershmeria ka fole në te njëjtën botë që i është vënë përpara si model i mirë, e ku duhet të bëjë pjesë.
Kurioziteti për ta pasuruar jetën e vet me përvoja të reja, goditjet e para të dhimshme dhe zhgënjyese të pësuara nga rrethanat, e bëjnë të lehtë rënien drejt drogës duke e quajtur si rrugën e vetme të çlirimit nga zhgënjimet.
Por, kohët e fundit, shohim edhe një tjetër rrugë, që tërheq një numër të caktuar të rinjsh e veçanërisht ata që përqafojnë një qendrim te vetedijshem kritik kundrejt shoqërise në të cilën jetojnë : është rruga e terrorizmit. Edhe kjo është një rrugë e lehtë, sepse terrorizmi propozon te ndërtosh vetem duke shkatërruar dhe shkatërimi është më i lehtë se sa ndërtimi.
Lëvduesit e kohëve të shkuara, përqendrohen mbi njërin apo tjetrin qendrim negativ të të rinjve të sotëm, por nuk tregojnë së cilës së kaluar rinia duhet t’i drejtohet, që te çlirohet (nga këto rrugë të gabuara).
Përveç këtij qendrimi të lëvduesve të se kaluares, qe eshte keqdashes dhe vajtues, ka njerez qe e shikojne ne menyra te tjetra kete gjendje te te rinjve.
Disa e shikojne, si nje pasoje te pashmangshme te gjendjes dhe sundimit te zakoneve te shoqerise se sotme.
Shprehen se te rinjte nuk bejne gje tjeter veçse pranojne dhe ndjekin edhe ne aspektet me te keqija, shkarjet e nje shoqerije te koruptuar.
Ne kete rast, pergjegjesia e te gjitha te keqijave qe mund te ndeshim ne sjelljen e te rinjve, do t’i binte vetem natyres komplekse te shoqerise, se ciles i duhet hedhur faji.
Duke e pare nga ky kendveshtrim problemin, s’na mbetet gje tjeter veç te mbetemi duke levduar te kaluaren e larget apo te afert, sepse pasojat (e kohes se sotme) jane te pashmangshme (se ne kete shoqeri te sotme jetojme).
Puna qendroka vetem ne shkaterimin e kesaj “te sotme” ose nevoitet ta riformojme rrenjesisht. Po si ta riformojme ?
Ne rast se e kaluara sundon mbi te ardhmen, apo ne rast se te rinjte qe duhet te ishin autoret e kesaj levizjeje jane plotesisht te brumosur (vetem) prej shoqerise ne gjirin e se ciles ata lindin, asnje force njerezore nuk do te mund ta ndryshoje kete gjendje.
Te ashtuquajturit « dietrologe » (siç i quajne tani) qe ja veshin « se kaluares » gjithe pergjegjesine e « se sotmes », gjenden te goxhduar nga vete shpjegimi qe i japin te keqijave te koheve te sotme duke pohuar pamundesine per t’i perballuar.
Ne rast se te rinjte jane produkt i ketyre te keqijave, ata nuk do te jene kurre te afte per t’i luftuar e per te fituar.
Nga ana tjeter, nuk mungojne ata qe shikojne ne kete pamundesi (per te luftuar te keqijat) dukurine thelbesore te shoqerise se sotme, fati i se ciles eshte qe te vetshkaterohet.
Ndoshta, per te shmangur parashikimet, sa shkateruese aq edhe te pallogjikshme, per te shmangur pendesat dhe nostalgjite e padobishme, si dhe denimet e renda dhe padrejtesite, eshte me mire ta çojme vemendjen tek ngjarjet reale, mbi gjendjen e shoqerise se sotme.
Ne kohen e sotme jetojne te gjithe : te rinjte dhe te vjetrit. Tek te rinjte, sigurisht nuk jane akoma kalitur ato tipare mbrojtese qe jane shpesh frut i pervojave te gjata dhe te veshtira. Por nuk mund te flitet per ta, sikur jane qenie te panjohura, homogjene, te bere me te njejtin kallep.
Sot, me te drejte kembengulet, mbi ndikimin qe ushtron (per keq) mjetet e komunikimit masiv (TV, Radio, Kinemaja, shtypi etj.) ne zakonet dhe menyren e te sjellurit qe gjejne perhapje te gjere sidomos ne jeten e metropoleve.
Por ky ndikim nuk eshte vendimtar dhe nuk arrin, te pakten deri me sot, te mposht mbrojtjen, qe kerkesa per nje liri personale (jo te diktuar nga media) per shumellojshmeri te shijeve e te deshirave, i kundervihen ketyre ndikimeve.
Te rinjte nuk perbejne nje mase te njetrajtshme (te njejte) qe ecin mbi te njejten rruge. Ata jane te ndryshem ndermjet tyre edhe pse i perkasin se njejtes familje dhe te njejtit lloj, edhe pse ndjekin zakonet qe ndiqen nga te gjithe.
Serioziteti, perkushtimi, dashuria per te bukuren, interesi per te ardhmen dhe enthuziazmi per idealet, formojne karakteristikat e shume prej tyre. Por veprimi i tyre behet i dallueshem nga pjesemarrja ne shume aktivitete kulturore, nga ndihma qe afrojne ne rastet e fatkeqsive te shoqerise, nga entuziazmi me te cilin i pranojne format e reja te artit dhe format e vjetra te rizbuluara, nga interesi qe shfaqin per kendveshtrime dhe doktrina qe propozojne rilindjen e vlerave shoqerore, nga shoqatat qe formojne per mbrojtjen dhe perhapjen e vlerave fetare.
Te flasesh per rinine moderne si per nje turme te shthurur, ndertues te kaosit perfundimtar, nuk eshte vetem nje padrejtesi, por nje genjeshter e zbukuruar me masken e nje profecie.
Ajo per te cilen kane veçanerisht nevoje te rinjte, eshte besimi tek aftesite dhe forcat e tyre: nje besim qe ju ben atyre te mundeshme te ushtrojne lirisht inteligjencen e tyre dhe te realizojne zgjedhjet e tyre.
Perktheu Fatbardha Demi
Nicola Abbagnano (“La saggezza della vita”, f.222)
Profesor i njohur italian i Historise se Filozofise dhe autor i shume librave.